Skip to main content

27. Aktiviteti Fizik - Realiteti i pazbukuruar

HYRJA



    Ndërkohë që ulem të shkruaj për këtë temë, zë pozicionin tim këmbkryq në karrike, duart mbi tastierë, shpinën drejt dhe jam gati. Nëse po prisni të lexoni si aktiviteti fizik na ndryshon fizikisht, emocionalisht, psikologjikisht (etj-isht) për mirë, nuk besoj se do të jetë shkrimi i duhur. Patjetër që ju që më ndiqni prej kohësh e dini se sa shpesh e sugjeroj ushtrimin fizik për të rritur mirëqenien tonë apo për të trajtuar problemet me shëndetin mendor. Po të futej në një pilulë, do të ishte ilaci më i shtrenjtë, thotë Dr. Mark Hyman. 

    Sot dua të shkruaj për përjetimet dhe të vërtetat e dhimbshme me aktivitetin fizik. Bëra një pyetje te @bananaditar

“Kur flitet për aktivitet fizik, c’ndjesi apo mendime ju vijnë?” 

Disa nga përgjigjet ishin si më poshtë: 

  • Mendje e shëndoshë, trup i shëndoshë 
  • Duhet por nuk mundem sepse nuk kam kohë fizike 
  • Lehtësim shpirtëror dhe mendor 
  • Uff (kur e filloj), Sa mirë bëra (kur e mbaroj) 
  • Clirim, lumturi, vetëkontroll, disiplinë  
  • Në plan të parë domosdoshmëri, por direkt ndjej përtesë
  • Dua shumë, më shumë se kurrë, por përtoj. I di të gjitha benefitet etj, e nis, por.. 


    Mendja e kërkuesit te unë kërkon që menjëherë të nënvizojmë trendet, t’i grupojmë e më pas t’i analizojmë përgjigjet tuaja më sipër. Mund ta bëj këtë gjë patjetër, kush po më ndalon? E megjithatë sa do të na hynte në punë të kuptonim që ka njerëz që e pëlqejnë ushtrimin fizik, ka që s'e pëlqejnë, ka që i sjell stres vetëm mendimi, ka që pa të nuk janë të qetë mjaftueshëm. Këto janë gjëra që ne dimë sepse jetojmë në këtë botën e shpejtë që duket sikur vetëm kohë & energji për të bërë cfarë realisht duam, nuk ka

    Është kaq e vështirë të përmbushësh gjithë detyrimet e ditës, të punosh drejt ëndrrave të tua, dhe mbi këtë të hapësh kohë me zor që të dalësh për vrap. E di. Këtu hapet vendi për një ‘por’ dhe unë nis të flas se pse është e rëndësishme që kjo kohë të gjehet pavarësisht sa e vështirë është, sepse duhet. Nuk është zgjedhje të kujdesesh për shëndetin tënd, është detyrim. Nëse kujdesesh për trupin tënd sot, trupi yt do të kujdeset për ty në të ardhmen, thotë Linda Sun (një ndër youtube-rat e mi të preferuar kur kam nevojë për frymëzim në këto ujëra). Le ta lëmë mënjanë ‘por-in’ për pak, sepse une e di që ne e dimë. 


Problemi qëndron nga e ditura në të bërë. 




    Kapërcimi i përtesës që u lartpërmend. Kapërcim i mendimit që motivimi apo vullneti do të jetë aty sa herë të na duhet (sepse nuk do të jetë; ca gjëra varen vetem nga disiplina dhe nga vendosshmëria). Këtu dua të ndalem dhe ndoshta të lë vend për ide e sugjerime se si shkohet nga A (dua të ushtrohem) te B (po ushtrohem). Si kapërcehet muri mendor që ne i vendosim vetes kur vjen puna të aktiviteti fizik? Është shumë i fortë, mund të na bëjë të ndihemi sikur na mungon dicka (vullneti, disiplina, talenti, mundësia, koha etj). 

    E kur ndihemi të paplotë fillojmë kërkojmë të mbushemi me mënyra të ndryshme – me binge eating (ushqyerje e shumtë në një kohë të shkurtër), me prokrastinim pasiv (seriale që i kemi parë disa herë, por rishikimi na bën të ndihemi mirë nga brenda – temë që do ta diskutojmë një herë tjetër) etj. Më e bukura është që këto shpërqëndrime funksionojnë aty për aty, deri sa vjen një moment në të ardhmen ku prapë duam të ushtrohemi dhe ndihemi keq për vendimet më sipër. Kështu vendosim të mos hamë për 24 orë, të pimë vetëm ujë apo cajra detox (aka laksativë që shkatërrojnë florën e sistemit tretës) që të korrigjojmë ditën e mëparshme. Edhe unë e kam bërë, dorën në zemër. 


Po si t’ia dalim që të ushtrohemi edhe kur nuk mendojmë se e bëjmë dot? 




1. Gënjeje veten 

    Richard Feynman, nje fizikant brilant, ka thënë shprehjen e famshme: “Nuk duhet ta mashtrosh veten. Je njeriu më i thjeshtë për tu mashtruar”. Kjo sepse truri ynë ka aftësinë e jashtëzakonshme ta bindë veten edhe kur jemi gabim. Sugjerimi im është që ta kthejmë këtë veti në avantazhin tonë. Krijo një skenar që vlen për ty ku aktiviteti fizik 1 herë në ditë a 3 herë në javë, merr rolin kryesor. Për shembull, trajtoje kohën e stërvitjes si një mbledhje e rëndësishme e kompanisë sate. Kush shef i mirë do të mungonte a do ta shtynte këtë mbledhje? 


2. Bëje me një shok a shoqe

    Kërko dhe gjej dikë që ka qëllim të ngjashëm me ty. S’ke pse ta njohësh për vite me rradhë, mjafton të ndani progresin me ushtrimin fizik sa herë që e vendosni. Krijimi i një ‘shoku stërvitje’ luan me ndjesinë e fajit në rast mospërmbushje të objektivit. Faji na shtyn të bëjmë 101 gjëra jo të mira, pse mos ta përdorim në favorin tonë? Ka dhe grupe me cdo grupshmoshë në Facebook për këtë punë. [Së shpejti do të nisim një grup të tillë te ElirAlbania. Mund ta quani grup motivimi a grup shoqërimi a grup për të ecur përpara jo vetëm, s’ka rëndësi. Ju presim atje!] 


MBYLLJA



    Nëse keni ardhur deri në këtë pikë të shkrimit, keni më shumë vullnet dhe disiplinë se sa mendoni. Kishit një dëshirë dhe kuriozitet për ta lexuar këtë post timin, dhe ja ku ia dolët. Edhe ushtrimi fizik kërkon pikërisht këto cilësi. 

    Cfarë kam përmendur këtu nuk janë gjëra që i ndodhin disa njerëzve diku larg. Përkundrazi, na ndodhin ne, njerëzve tanë ta dashur, kolegëve, komshinjve. Kur nuk kujdesemi sic duhet (mbështetur në gjetje studimore dhe profesionistë) për veten tonë, efekti ndihet në cdo pjesë të shoqërisë. Shëndeti individual është shëndet kolektiv. Prandaj ata që ushtrohen dhe i shohin avantazhet e aktiviteti fizik, duhet ta flasin e të mbështesin ata që ende janë në hapat e parë. Kur shoh sa e sulmuar është Aulona Musta teksa poston videot e saj duke u trajnuar, më vjen keq. Jo për Aulonën sepse ajo e ka treguar se di të mbrojë veten, por për ata persona që duan të ndajnë atë burpeen e parë që bënë, duan të flasin për fustanin që i rri më mirë, duan të tregojnë sesi zgjohen më me energji në mëngjes por stepen nga “trolls”. 


Duhet të flasim më shumë për përjetimet reale që lidhen me ushtrimin fizik. 

Kështu do të shkojmë nga A në B më shpejt dhe më sigurtë. 

 Ju përqafoj dhe kujdesuni për veten, 

Megi 

Disa shkrime të tjera që mund t’ju pëlqejnë lidhur me ushtrimin fizik janë:

1. Imazhi i Trupit:  https://bananaditar.blogspot.com/2019/07/20-vera-pj-2-body-image.html

2. Crregullimet e te Ngrenit https://bananaditar.blogspot.com/2019/07/21-eating-disorders-by-lucie.html 


NUK LEJOHET SHPERNDARJA E SHKRIMIT PA FOLUR ME MUA. :) 

Comments

Popular posts from this blog

Prind pasi i Mbijetoi Traumës në Fëmijëri

Disclaimer Ky nuk është shkrim imi, por e gjykoj shumë të vlefshëm për ta patur në shqip. Shkroi Erin Emmanuel  Kur ta rikujtojnë      Nuk e prisja që bërja prind për herë të parë do të sfidonte ndjeshëm perceptimin për veten dhe do të më bënte të rishqyrtoja përvojat traumatike të fëmijërisë që mendoja se i kisha lënë pas. E megjithatë, teksa përkundja vajzën time të vogël gjatë netëve e gjata dhe të mundimshme të foshnjërisë së saj, m'u kujtua rishtazi pafajësia që kisha humbur shumë herët dhe u mbërtheva nga ankthi se çfarë mund t’ia prishte jetën së voglës që pushonte në krahët e mi. Hipervigjilenca e shkallës së ulët, të cilën kisha mësuar ta identifikoja dhe zbutja pas vitesh psikoterapie, ishte shfaqur në një mënyrë të re. Hyrja ime në amësi ishte një mundësi tjetër që trauma ime e fëmijërisë të përndiqte realitetin tim aktual. Mund t’i ndjeja kthetrat e saj të njohura. Ndërsa fytyra e vajzës sime më shikonte, turpi im u zmadhua. Më dhimbte që ta dija a d...

16. Bashkebisedim mbi vetveten

Disclaimer : Lexojeni kur te jeni te qete dhe me mendjehaptesine per te hapur dyer te reja.  Cue: We're all in this together - High school musical (  https://www.youtube.com/watch?v=gbrbUfYSt0E  )  "Pranimi i vetes son ë mund të jetë e vështirë, por jo aq e vështirë sa të kalojmë jetët tona duke vrapuar nga ajo. P ërqafimi i dobësive tona është e rrezikshme, por jo aq e rrezikshme sa të heqim dorë nga dashuria, përkatësia dhe gëzimi - përvojat që na bëjnë më vulnerab ël * . Vetëm kur t ë jemi mjaftuesh ëm të guximshëm q ë të zbulojm ë errësirën, at ëher ë do të zbulojmë fuqinë e pafundme të dritës sonë. " - Brene Brown * V ulnerabel = ekspozimi emocional i vetes sone qe shoqerohet nga meraku dhe pasiguria per menyren se si do te reagoje personi tjeter dhe jo vetem. Caste te tilla me rikujtojne pse vazhdoj ta shkruaj kete blog - ketu me jepet mundesia t'ju prezantoj me njerez qe mund t'ju ndryshojne me te vertete menyren se si...

23. COVID-19 dhe Truri - Deficitet Neurokonjitive (Kujtesa, Vemendja, Perqendrimi)

COVID-19: Gjendet kudo tanime, besoj me te drejte sepse pasojat qe sjell jane te shumta.  Hyrje Vemendje te madhe kane marre disa organe si mushkrite, zemra, sistemi tretes; por jemi mbrapa me diskutimet publike mbi demet qe i shkakton trurit dhe sistemeve nervore (qendrore, periferike, enterike). Fatmiresisht studimet mbi COVID-19 jane te hapura dhe pa pagese qe te mund te lexohen nga cdo individ me internet. Prandaj, profesionisteve si fillim, nuk na falet qe te mos flasim per problemet me kujtesen, vemendjen, perthithjen e informacionit dhe me shume - si pasoja te pranishme pas COVID-19. Edhe kur e ke kaluar lehte, edhe kur e ke kaluar rende.  Madje nje grup kerkuesish analizuan trurin post-mortem te pacienteve me Sars-CoV-2 dhe gjeten se virusi kishte arritur te kalonte barrieren nga periferia ne qender per te hyre ne tru (Solomon et al., 2020). Kjo gjetje eshte akoma ne diskutim, POR sot eshte kritike t'i njohim problemet me trurin qe t'i parandalojme apo trajtojme kur te...