Skip to main content

20. Vera, pj. 2: Body image

Disclaimer: Une nuk jam kundra perkujdesjes per trupin apo pamjen e jashtme. Nuk predikoj se bukuria gjendet vetem brenda, dhe s'ka rendesi a beni dush apo jo. Perkundrazi, gjithmone i shtyj te tjeret dhe veten qe te perkujdesemi per pjesen e jashtme sepse perkthehet ne pjesen e brendshme. Trajtime ne kushtet e shtepise apo ata qe kane mundesi ne qendra bukurie jane nje perkedhelje e domosdoshme e vetes. Thene kjo, jam shume kundra trajtimeve, operacioneve, ndryshimeve te pjeses se jashtme sepse shoqeria do, sepse bota ku jetojme ka vendosur papritur qe duhet te dukemi keshtu apo ashtu. Duajeni veten tuaj ne rradhe te pare, sepse vetem keshtu do te jeni te lumtur pa rene pre e kurtheve te konformitetit social. 






Erdhi vera. Me te erdhi dhe ndryshimi i garderobes, me te shkurtra, me te ngushta, me te ekspozuara. Duket sikur ky tre-mujori eshte koha kur trupi yne duhet te jete ne me te miren e vet, prandaj fillojme dietat qe 3 muaj perpara apo vdesim 1 muaj perpara ne palester dhe pa u ushqyer. Per ata qe e frekuentojne palestren cdo muaj te vitit: Bravo, dhe na falni per vapen qe ju bejme andej nga Maji.

Fatkeqesisht kjo menyre e te menduarit eshte katerciperisht e pashendetshme. Ne duhet te kujdesemi per trupin tone cdo dite te vitit. Kjo jo per te dale ne plazh, po per te jetuar mire dhe per te qene te lumtur me veten.






BODY IMAGE 




Perceptimi i anes fizike tonen, shoqeruar me mendimet dhe ndjenjat qe kemi per te, eshte perkufizuar me termin 'Body image' apo 'Imazhi i trupit'. Ky perceptim mund te jete plotesisht i ndryshem nga menyra se si te tjeret nga shohim.

Per disa nga ne ky perceptim eshte afer realitetit dhe jemi rehat pjesen me te madhe te kohes. Per nje pjese tjeter, mund te na shtyje drejt crregullimeve ne te ngrene (eating disorders) si anoreksia apo bulimia, apo drejt crregullimeve mendore ku vazhdimisht gjykojme detaje te trupit tone (celuliti, strijat?) dhe madje as nuk e shohim me dot veten ne pasqyre (body dysmorphic disorder). E keqja eshte qe kalimi nga nje bezdisje e vogel ne fiksimin per nje detaj te trupit, ndodh gradualisht dhe shpesh pa e kuptuar shpenzojme kohe, energji, para per te ndryshuar dicka qe ndoshta nuk vlen aq shume. Harrojme qe trupi yne ben funksione te jashtezakonshme per te na mbajtur funksionale. Cdo gje fillon te barazohet me menyren se si duket, dhe si e tille gjykohet pa meshire.

Si fillim dua t'a nisim me nje histori te shkurter mbi celulitin si fenomen, per te vijuar te crregullimet ne te ngrene.  





CELULITI





Celuliti gjendet ne 85 - 98% e femrave, kryesisht pas pubertitetit. Kjo shperndarje tregon se celuliti nuk eshte fenomen patologjik, por fiziologjik. Domethene nuk eshte nje semundje qe duhet zhdukur me cdo kusht (frymemarrje). Mund te krijohet si pasoje e disa faktoreve ku perfshihen hormonet, faktoret gjenetike, menyra e ushqyerjes dhe e jeteses, etj.

Per here te pare celuliti eshte perdorur ne 1873 ne nje fjalor mjekesor francez, per te pershkruar nje infeksion, katerciperisht ndryshe me cfare ne kuptojme sot me fjalen celulit (nje grup qelizash yndyrore nen lekure). Gjate kesaj periudhe roli i grave ne shoqeri filloi te rritej ku ato ishin me te pavarura, filluan te shkolloheshin masivisht dhe te merrnit pozicione ne politike dhe jo vetem. Patriarkalizmi ne France s'mund ta lejonte dicka te tille te ndodhte kaq suksesshem, keshtu qe perfitoi nga nje industri tjeter qe po lulezonte: ajo e bukurise. Ne 1933 revista Votre Beaute perdori fjalen 'celulit' per here te pare ne media, dhe cuditerisht me nje perkufizim te ri: uje, mbetje, toksina, yndyrna qe formojne nje lemsh te demshem per shendetin. Kjo s'konsiderohej me nje yndyrne e zakonshme (qe na jep energji, na mban ngrohte, qe reflekton mireqenie sic vizatohej me shume detaje ne pikturat e mbretereshave te 1700-tes si pjese e bukurise se tyre). Tashme celuliti u kthye ne nje problem femeror. Si ndodhi ky tjetersimi i perkufizimeve ende sot eshte e paqarte.

Me kalimin e viteve u shpiken trajtime nga me te ndryshmet, te ftohta apo te ngrohta, te lira apo te shtrenjta, te demshme, te dhimbshme. Sot mendohet se shpenzohen miliarda per industrine anti-celulit ku e gjejme veten te bombarduar me informacione se si mund ta luftojme celulitin, a thua ka dicka per te luftuar. Te pasurit apo mos te pasurit e celulitin nuk ndryshon asgje ne jeten tuaj.




Crregullimet e te ngrenit




Fatkeqesisht historia e body image nuk mbaron ketu. Duke qene qe pamja jone fizike kontrollohet pjeserisht nga cfare hame, shume zgjedhin te kontrollojne ushqimin apo perthithjen e tij. 

Kam nje 'treat' te vogel per ju. Tashme ne blog do te gjeni artikullin e pare anglisht te shkruar nga nje studente e shkelqyer e Neuroshkences mbi crregullimet e te ngrenit. Quhet 'Eating Disorders by Lucie'. Do ju sugjeroja shume ta lexonit me vemendje, vecanerisht ata nga ju qe jane prinder a presin te behen te tille. Crregullimet ne te ngrene jane te perhapura shume, por shpesh vihen re vone. Mund te perdorni google translate nese keni nevoje :) 

Nderkohe une po ju bej nje permbledhje te shkurter. 

Crregullimet e te ngrenit perfshijne ndryshime ne ushqyerje qe mund te reflektohet ne ndryshime ne peshe dhe sjell pasoja te konsiderueshme shendetsore. Tre kategori njihen: anoreksia, bulimia dhe crregullimet atipike. 

1. Anoreksia (anorexia nervosa) dallon sepse humbja e peshes eshte e dukshme. Kjo nis vecanerisht ne adoleshence, ku perceptimet per trupin perfekt fillojne te ndryshojne. Eshte crregullim i trashegueshem dhe mund te ndikohet nga abuzimi ne femijeri. Pervec humbjes ne peshe, ka simptoma te tjera si ato depresive, ankth, irritim, mungese menstruacionesh etj. 

2. Bulimia (bulimia nervosa) ndryshon nga anoreksia sepse karakterizohet nga periudha te shkurtra te konsumit te madh te ushqimit e cila ndiqet nga provokimi i te vjelles apo perdorim i laksativeve. Pesha e njerezve me kete crregullim eshte zakonisht normale, prandaj shpesh kalon pa u vene re. 

3. Crregullimet atipike ngjajne me anoreksine dhe bulimine por nuk i permbushin te gjitha kriteret per tu kategorizuar ne ndonjeren prej tyre. Ndodh qe pacientet levizin nga njeri crregullim ne tjetrin, cka reflekton dhe ngjashmerine biologike te ketyre crregullimeve. 

Kete vit pata fatin te ndermerrja nje kurs te gjate mbi neuroendokrinologjine, apo sesi hormonet kontrollojne shume nga sistemit tona perfshire ate te ushqyerjes. Kuptova qe pesha kontrollohet nga 1001 faktore, jo vetem cfare vendosim te hame. Ky kompleksitet ka rezultuar i veshtire per tu zgjidhur sepse akoma nuk kemi ilace apo terapi per obezitetin apo diabetin tipi 2 qe funksionojne (pavaresisht mijera studimeve mbi to). Akoma me pak kerkime ekzistojne rreth crregullimeve ne te ngrene, por vitet e fundit ka patur perparime.

Nese dieta Dukan do ishte zgjidhja, po keta te zgjuarit pse po shpenzojne miliarda per te gjetur ilace obeziteti dhe s'po ia dalin?







#KeshillateMegit 




1. Kini parasysh qe trupi perfekt ndryshon me kohen. 

Sot kemi Kim-in dhe formen hourglass, pas ca vitesh do kemi nje forme tjeter trupore si perfekten e shoqerise. Te gjithe ne jemi te predispozuar te kemi nje forme trupore nga materiali yne gjenetik, nga aktiviteti fizik, nga vendi ku jemi rritur etj. Eshte e pamundur qe trupi yne te jete perfekt ne cdo kohe, kur perfeksioni trupor ndryshoka cdo 5 vjet. Besoj nga kjo rrjedhe mendimi e thjeshte e kuptoni sa e pavlere eshte nevoja per te shnderruar trupin tuaj bazuar ne cfare shoqeria dikton. 

2. Kujdesuni per trupin tuaj. 

Mund te ngjaje paradoksale pas gjithe fushatave mbi pranimin e cdo trupi, por eshte e rendesishme qe ju te kujdeseni qe te jeni ne formen tuaj me te mire fizike. Ndoshta sot kjo forma eshte nje ore ecje dy here ne jave me femijet tuaj, dhe pas dy vjetesh eshte perdite 3 ore ne palester. S'ka rendesi. Cka vlen eshte ti jepni vetes shansin dhe vemendjen qe te jeni te shendetshem me aq mundesi sa keni. 






Tani ne fund dua t'ju pyes:
Sa peshonte Marie Curie*? Po Margaret Thatcher, Jane Austin, Coco Chanel apo Nene Tereza jone? 
Me siguri qe s'e dini. Dhe nuk eshte aspak e nevojshme t'a dini. Pesha e trupit nuk eshte reflektim i shpirtit, inteligjences, karakterit, apo bukurise. E thjeshte. 





Rishkruhemi shpejt! 


Juaja,
Megi




Marie Curie*: e ndryshoi boten jo nje here, por 2. Themeloi shkencen e re te radioaktivitetit dhe zbulimet e saj cuan ne eksplorimin e kurave per kancerin. Eshte gruaja e pare qe fitoi cmim Nobel, profesoresha e pare ne universitetit e Parisit, dhe njeriu i pare qe fitoi Nobelin per here te dyte. Heroine absolute! 



Per tu lexuar

Eating disorders by Lucie

https://www.refinery29.com/en-us/what-is-cellulite-definition-fat-shaming-history

Comments

Popular posts from this blog

Prind pasi i Mbijetoi Traumës në Fëmijëri

Disclaimer Ky nuk është shkrim imi, por e gjykoj shumë të vlefshëm për ta patur në shqip. Shkroi Erin Emmanuel  Kur ta rikujtojnë      Nuk e prisja që bërja prind për herë të parë do të sfidonte ndjeshëm perceptimin për veten dhe do të më bënte të rishqyrtoja përvojat traumatike të fëmijërisë që mendoja se i kisha lënë pas. E megjithatë, teksa përkundja vajzën time të vogël gjatë netëve e gjata dhe të mundimshme të foshnjërisë së saj, m'u kujtua rishtazi pafajësia që kisha humbur shumë herët dhe u mbërtheva nga ankthi se çfarë mund t’ia prishte jetën së voglës që pushonte në krahët e mi. Hipervigjilenca e shkallës së ulët, të cilën kisha mësuar ta identifikoja dhe zbutja pas vitesh psikoterapie, ishte shfaqur në një mënyrë të re. Hyrja ime në amësi ishte një mundësi tjetër që trauma ime e fëmijërisë të përndiqte realitetin tim aktual. Mund t’i ndjeja kthetrat e saj të njohura. Ndërsa fytyra e vajzës sime më shikonte, turpi im u zmadhua. Më dhimbte që ta dija a d...

16. Bashkebisedim mbi vetveten

Disclaimer : Lexojeni kur te jeni te qete dhe me mendjehaptesine per te hapur dyer te reja.  Cue: We're all in this together - High school musical (  https://www.youtube.com/watch?v=gbrbUfYSt0E  )  "Pranimi i vetes son ë mund të jetë e vështirë, por jo aq e vështirë sa të kalojmë jetët tona duke vrapuar nga ajo. P ërqafimi i dobësive tona është e rrezikshme, por jo aq e rrezikshme sa të heqim dorë nga dashuria, përkatësia dhe gëzimi - përvojat që na bëjnë më vulnerab ël * . Vetëm kur t ë jemi mjaftuesh ëm të guximshëm q ë të zbulojm ë errësirën, at ëher ë do të zbulojmë fuqinë e pafundme të dritës sonë. " - Brene Brown * V ulnerabel = ekspozimi emocional i vetes sone qe shoqerohet nga meraku dhe pasiguria per menyren se si do te reagoje personi tjeter dhe jo vetem. Caste te tilla me rikujtojne pse vazhdoj ta shkruaj kete blog - ketu me jepet mundesia t'ju prezantoj me njerez qe mund t'ju ndryshojne me te vertete menyren se si...

23. COVID-19 dhe Truri - Deficitet Neurokonjitive (Kujtesa, Vemendja, Perqendrimi)

COVID-19: Gjendet kudo tanime, besoj me te drejte sepse pasojat qe sjell jane te shumta.  Hyrje Vemendje te madhe kane marre disa organe si mushkrite, zemra, sistemi tretes; por jemi mbrapa me diskutimet publike mbi demet qe i shkakton trurit dhe sistemeve nervore (qendrore, periferike, enterike). Fatmiresisht studimet mbi COVID-19 jane te hapura dhe pa pagese qe te mund te lexohen nga cdo individ me internet. Prandaj, profesionisteve si fillim, nuk na falet qe te mos flasim per problemet me kujtesen, vemendjen, perthithjen e informacionit dhe me shume - si pasoja te pranishme pas COVID-19. Edhe kur e ke kaluar lehte, edhe kur e ke kaluar rende.  Madje nje grup kerkuesish analizuan trurin post-mortem te pacienteve me Sars-CoV-2 dhe gjeten se virusi kishte arritur te kalonte barrieren nga periferia ne qender per te hyre ne tru (Solomon et al., 2020). Kjo gjetje eshte akoma ne diskutim, POR sot eshte kritike t'i njohim problemet me trurin qe t'i parandalojme apo trajtojme kur te...