Skip to main content

29. Leri llafet, na jep ilace!

Kronike ne Virtuale


    Para disa ditesh, nga nje profil anonim me erdhen disa mesazhe njera pas tjetres nga ato nje rreshtoret ku me thuhej: "Leri llafet qe na thua, por na konsulto ca ilacesh te marrim." Reagimi im i pare instiktiv ishte: “Kush je ti qe me thua cfare zgjedhje te bej per fushen te ciles i kam dedikuar jeten profesionale?” Sigurisht qe kete mesazh nuk e dergova te shkruar. Me dha parehati mendimi qe te nisja diskutim intelektual me furine e inatit dhe lendimit qe perjetova ne aq pak fjale e rreshta nga dikush qe as me njeh e as e njoh. 


Bera nje hap prapa dhe nisa ta pertyp ne mendje: 

- cila eshte pikepamja e ketij personi per kete qe thote (1), 

- une pse u ndjeva ashtu (2). 


    Deri diku arrita te gjej disa shpjegime per te dyja pikat. 

Cfare ky personi, gjinine e se cilit ende nuk e di, me kishte shkruar, nuk e kisha per here te pare. Thuajse cdo dite e shoh kundershtimin e njerezve te tjere per qasjen time ne lidhje me mireqenien emocionale dhe jetesore. Ndonjehere ne shikimet e tyre, ne rrudhjet e buzeve, ne shtytjen per t’u shkeputur nga Shqiperia perfundimisht. Ndonjehere kjo gjuhe trupi eshte e vlefshme edhe per menyren si vishem, per modelin e flokeve dhe syzeve, per ushqimin qe zgjedh te ha, per oret e shumta qe kaloj me koken zhytur ne laptop a libra. Kjo vorbull mendimi me terhoqi ne mendje tipat e personave qe me bejne keto kundershtime ne heshtje. Jane shpesh njerez qe me duan shume. Do te thoni ju, ky profili anonim nuk eshte ‘dikush qe me do te miren’ sepse s’jemi te pallati 176, por rrjedha me coi qe ta shoh me me dashamiresi se ne fillim mesazhin e tij. Ky person me sugjeron qe te ndaloj se beri dicka qe sipas perceptimit te tyre eshte humbje kohe, prandaj per te miren e te gjitheve perfshire dhe timen, te perqendrohem diku ku te jete me vlereprurese. Ah, po sikur te kete te drejte? Po sikur qasja ime te jete gabim dhe te jete duke humbur kohen e atyre qe kane krijuar besim te gjykimi im per mireqenien njerezore? 


    Kjo pyetje me hoqi inatin qe lidhej me profilin anonim, dhe me kaloi ne nje ndjesi te re drejtuar vetes sime: friken dhe ankthin se mos rruga e zgjedhur ka fund qorr. Kjo ndjesia lidhet me piken e dyte te introspektit shtyre nga perballja virtuale. Pasiguria se bindja ime rreth sherimit te dhimbjes njerezore arrihet ‘me llafe’. Rrugetimin per te kuptuar njeriun e nisim te gjithe pa patur zgjedhje qe kur lindim dhe mesojme te bashkeveprojme me te tjeret per te arritur gjendjen e qetesise nervore brenda nesh. Ky rrugetim per mua ka qene i ushqyer me steroide dekaden e fundit ne formen me te ndergjegjshme te mundshme. Kam eksploruar farmakologjine (‘ilacet’) si dhe psikologjine e filozofine e mendjes. Kam pyetur, kam pyetur shume per te gjetur nje zgjidhje universale per ankthin, depresionin, skizofrenine, traumat etj ne secilen nga keto bote. Sa me dukej sikur po e kapja zgjidhjen, me rreshqiste nga dora. Shpluhurosesha, behesha perseri gati, dhe zgjatesha per zgjidhjen e re. Prape e njejta histori. Pas cdo deshtimi, ulesha kembekryq per te kuptuar cfare s’shkon me mua qe nuk po arrij te kap nje zgjidhje per nje problem kaq te dukshem, kaq te prekshem, kaq fizik, kaq konkret, ku thuajse cdo njeri qe njoh e do njoh, do te perfitonte nga nje zgjidhje. Per t’a shmangur dhimbjen e te mosditurit cfare s’shkonte me mua, e mpija duke ndjekur rruget e te tjereve qe sot kane titujt me te vleresuar ne fushen e njeriut. E bindja veten se ato me siguri dine dicka me shume se une, jane me te medhenj, me me pervoje, me te rrahur me realitetin, prandaj dhe zgjidhja po erdhi - do te vije prej tyre. Nderkohe qe qendroja ulur ne sallat e leksionit dhe mbaja shenime per cdo fjale te profesoreve te mi duke menduar gjithmone qe isha e privilegjuar te qendroja ulur ne ate auditor, fillova te vija re nje trend. Pas cdo zgjidhje qe ofrohej, shoqerohej me fjaline ‘Nuk e dime’. Ndonjehere nuk dinin pse nje ilac funksiononte per dike dhe jo per dike tjeter, ndonjehere pse dozat e larta krijonin tolerance te menjehershme, ndonjehere pse shkaqet biologjike te gjetura nuk mbeshteteshin nga studimet ne grupime te ndryshme, ndonjehere pse terapia e mirestudiuar ishte farmakologjike kryesisht kurse psikoterapia zvogelohej vetem ne CBT. Keto te panjohura nuk me frikesonin. I shihja me qasjen time problem-zgjidhese dhe me emociononin qe mund te isha pjese e skuadres qe do te kuptonte arsyet pas. 



**


    Jeni akoma me mua? Sic e shihni vazhdoja te ndiqja rrugen e me te diturve pa ndaluar dhe menduar nese ato probleme qe doja te zgjidhja ishin realisht probleme. Nderkohe jashte dyerve te universitetit, njerezit jashte kesaj fushe me pyesin vazhdimisht dhe vazhdimisht dhe vazhdimisht per ‘sherim’. Fjala thuajse e barazvlershme me Voldemortin ne mbledhjet mes specialisteve te fushes. Por une as qe e kisha vene re kete paralelizem. E di, cmenduri! Sa here qe dikush me pyeste per sherim, me dukej gjuhe e huaj prandaj i pergjigjesha me shenja dhe biseda kalonte. Pavaresisht mpirjes se pikepyetjeve te brendshme, kurioziteti im per te kuptuar pse nuk me lidheshin qasjet brenda akademise dhe jashte saj, nuk me la ne balte. Pas nje apo me shume breakdown-esh emocionale, ndonjehere me shperthime, ndonjehere me mbyllje absolute ne vetevete, fillova nje rrugetim krejt te ri. Ky rrugetimi ka per skelet kryesor ‘llafet’. 


    Prandaj ndjesia e parehatise dhe lendimit qe perjetova nga dikush i cili ndoshta ka patur qellimin me te mire te mundshem, eshte thjesht reflektim i frikes sime per te panjohuren faktuale dhe pse jo aq e panjohur ne brendesine time. Te gjithe e kemi zgjidhjen brenda. Ju s’keni nevoje per mua t’ju jap ilace apo t’ju them cfare te beni. Ju keni nevoje per veten tuaj ne versionin me te mire te saj (e qete, e degjueshme, e perkrahur, e dashuruar). Llafet e mia apo ilacet e dhena mund te sherbejne qe te arrini te kjo gjendje, por gjithcka tjeter eshte ne doren tuaj. A nuk ka gje me fantastike se kaq? Te jemi Zoter te Vetes sone. Te jemi te lire. 





Ndoshta tregoj me shume ne nje te ardhme per rrugetimin e vazhdueshem, per pengesat e ndryshme, per menyren sesi une po kuptoj cfare po kuptoj. 


Tani per tani, them se mjafton.


Perqafime me te ngrohta, vecanerisht per personin anonim. 

Megi xx

Comments

Popular posts from this blog

Prind pasi i Mbijetoi Traumës në Fëmijëri

Disclaimer Ky nuk është shkrim imi, por e gjykoj shumë të vlefshëm për ta patur në shqip. Shkroi Erin Emmanuel  Kur ta rikujtojnë      Nuk e prisja që bërja prind për herë të parë do të sfidonte ndjeshëm perceptimin për veten dhe do të më bënte të rishqyrtoja përvojat traumatike të fëmijërisë që mendoja se i kisha lënë pas. E megjithatë, teksa përkundja vajzën time të vogël gjatë netëve e gjata dhe të mundimshme të foshnjërisë së saj, m'u kujtua rishtazi pafajësia që kisha humbur shumë herët dhe u mbërtheva nga ankthi se çfarë mund t’ia prishte jetën së voglës që pushonte në krahët e mi. Hipervigjilenca e shkallës së ulët, të cilën kisha mësuar ta identifikoja dhe zbutja pas vitesh psikoterapie, ishte shfaqur në një mënyrë të re. Hyrja ime në amësi ishte një mundësi tjetër që trauma ime e fëmijërisë të përndiqte realitetin tim aktual. Mund t’i ndjeja kthetrat e saj të njohura. Ndërsa fytyra e vajzës sime më shikonte, turpi im u zmadhua. Më dhimbte që ta dija a d...

3. Meditimi

Më ka ndodhur shpesh të diskutoj për meditimin dhe të has fytyra njërëzish kureshtarë apo ndonjëherë të trembur nga ky term. Duket shumë i jashtëm, misterioz dhe i largët nga ç’je mi mësuar të dëgjojmë. Vazhdoni të lexoni për t’u bindur se çdokush nga ne mund ta meditojë, mjafton këmbngulja! Çfarë është meditimi? Meditimi është një praktikë e lashtë që vjen nga kulturat e lindjes, ato të Buddhismit dhe Hinduismit. Praktikuesit i kushtojnë vëmendje të plotë mendimeve dhe ndjenjave vetjake për të kultivuar një mendje të qetë dhe të përqëndruar. Studimet sugjerojnë që një praktikë e shkurtër meditimi (rreth 15 min cdo ditë) për 8 javë minimumi sjell ndryshime të dukshme në humor, rrit vëmendjen, kujtesën, si dhe ul ankthin ndjeshëm te fillestarët. Ekzistojnë lloje të ndryshme meditimi, për të cilat mund të shkruaj nje post tjetër ku të diskutojme ndryshimet e secilit dhe më shumë mbi historinë e kësaj praktike. Tani do të përqëndrohemi në teknika kon...