Skip to main content

Posts

Showing posts from February, 2019

10. Bipolariteti

Te gjithe kemi luhatje humori, dite te mire dhe me pak te tilla. Ne rastin e crregullimit bipolar keto luhatje jane shume te theksuara dhe veshtiresojne perditshmerine.  [ Cdo fotografi e perdorur ne postimet e mia, ka nje domethenie te lidhur me temen. Ju ftoj t'i interpretoni vete, ngadale, me nje gote caj a kafe, duke degjuar cdo mendim qe ju vjen ne mendje. Nje nga cilesite me te bukura qe ka arti eshte liria qe i fal interpretuesit. ] PERKUFIZIMI   Crregullimi bipolar eshte nje crregullim kronik i humorit qe karakterizohet nga: - episode manie (humor shume i larte ose acarues qe zgjat minimumi 1 jave) - episode hipomanie (episode me te buta se mania, ku rritet vetbesimi dhe energjia, zgjat minimumi 3 dite) - episode depresioni (humor i ulet). Ka dy lloje crregullimesh:  1. Bipolar I - ngritje te theksuara humori qe shpesh perfundojne ne spital. Karakterizohet nga mania.  2. Bipolar II - kerkon nje histori episodesh depresioni dhe hipomanie, por j

9. Ndryshimet gjinore

Disclaimer : Duam apo s’duam, e pranojmë apo jo, truri i femrave ndryshon nga ai i meshkujve. Ka patur disa qasje në literaturën pseudoshkencore që i shitet publiku të gjerë me pretendime të ekzagjeruara të cilat kanë krijuar një ndasi krejtësisht të panevojshme. Ndërkohë dekani i shkollës së mjeksisë së Harvardit u pushua nga puna kur foli hapur për ndryshimin e trurit të femrave dhe meshkujve. Një inxhinier i Google-t shkruajti në një raport të brendshëm se prania e më pak femrave në pozicione teknike vjen si pasojë e ndryshimit biologjik të trurit mes gjinive. Google e pushoi nga puna dhe filloi të punësonte më shumë femra inxhiniere. Me këtë artikull synoj të paraqes ndryshimet konkrete te truri të secilës gjini mbështetur në studime kërkimore të vlerësuara nga ekspertë të fushës.  Fillojmë! 1. Meshkujt piqen më vonë se femrat. Crash course në Neuroshkencë. Truri ndahet në dy pjesë përbërëse: pjes

8. OCD

Obsessive compulsive disorder –  Crregullimi   obsesiv-kompulsiv     Disclaimer :  Unë   njoh   disa   njerëz  me OCD,  dhe  me  lini   t’ju  them  që  jane  fantastikë ! Nga  njerëzit   më   të   zgjuar ,  më   të   sinqertë   dhe   të   drejtpërdrejtë   që   kam   patur   kënaqësinë   të   takoj .  Ndonjëherë   nga   lufta  e  vazhdueshme   që   kanë   për   të   qetësuar   dhe   ulur   xhirot  e  trurit   të  tyre,  duken   të   pasjellshëm  apo  vulgarë .        PËRKUFIZIMI, TREGUESIT DHE SIMPTOMAT   Në   anglisht   vetë   emri   shpjegon   crregullimin  por  përshtatja   mjekësore   në   shqip  le  për   të   dëshiruar .  Prandaj   si   fillim   dua  ta  shpjegoj   fjalë   për   fjalë   cdo   të   thotë .    Obsessive  –  të   paturit  e  një   mendimi / ndjenje   të   vazhdueshme   dhe   pa   shkëputje     Compulsive  –  të   paturit  e  një   mendimi / ndjenje   që   duket  e  pafrenueshme , e  papërmbajtshme     Disorder