Skip to main content

10. Bipolariteti

Te gjithe kemi luhatje humori, dite te mire dhe me pak te tilla. Ne rastin e crregullimit bipolar keto luhatje jane shume te theksuara dhe veshtiresojne perditshmerine. 


[Cdo fotografi e perdorur ne postimet e mia, ka nje domethenie te lidhur me temen. Ju ftoj t'i interpretoni vete, ngadale, me nje gote caj a kafe, duke degjuar cdo mendim qe ju vjen ne mendje. Nje nga cilesite me te bukura qe ka arti eshte liria qe i fal interpretuesit.]





PERKUFIZIMI 



Crregullimi bipolar eshte nje crregullim kronik i humorit qe karakterizohet nga:

- episode manie (humor shume i larte ose acarues qe zgjat minimumi 1 jave)
- episode hipomanie (episode me te buta se mania, ku rritet vetbesimi dhe energjia, zgjat minimumi 3 dite)
- episode depresioni (humor i ulet).

Ka dy lloje crregullimesh: 

1. Bipolar I - ngritje te theksuara humori qe shpesh perfundojne ne spital. Karakterizohet nga mania. 
2. Bipolar II - kerkon nje histori episodesh depresioni dhe hipomanie, por jo manie. 

Rreth 1% e popullesise se botes e ka, ku 0.6% ka llojin e pare, dhe 0.4% ka llojin e dyte. 
Sipas WHO, organizates boterore te shendetit, bipolariteti u rendit si crregullimi me efektin e dyte me te forte ne ditet tona. 

Eshte e trashegueshme, prandaj femijet e prinderve me bipolaritet duhet te jene ne kujdesin e mjekut dhe familjes vazhdimisht. Njelloj si crregullimet e tjera, po te kapet shpejt, ka me pak mundesi te shkaktoje deme te medhaja. 

Shfaqet gjate kalimit nga adoleshenca ne moshen e rritur. 






SIMPTOMAT 


Gilan, Iran by Farid Kamrania



  1. Nivele energjie te larta jashte normales
  2. Acarim i pazakonshem
  3. Nevoje e zvogeluar per te fjetur
  4. Iluzione apo ide ku ndihesh madheshtor, i plotfuqishem
  5. Rritje e sasise dhe shpejtesise se te folurit
  6. Mendime te vazhdueshme, te trysnuara dhe kembngulese
  7. Rritje e interesit seksual
  8. Gjykim i dobet per parate
  9. Sjellje jashte normales ne publik 



SHKAQET 

beautiful sunflower sparkling with beauty in a dainty flower blossom field. 🌻


Bipolariteti njelloj si crregullimet e tjera mendore, eshte lidhur me trashegimin e geneve te ndryshme si dhe perjetime te situatave stresuese ne jete. 

Kohet e fundit eshte sugjeruar nje shkak i trete, me specifik: SISTEMI CIRKADIAN. Ky sistem na kontrollon gjumin dhe oreksin, dhe keqfunksionimi i ketij sistemi mund te shkaktoje bipolaritetin.

Mutacione te geneve te lidhura me sistemin cirkadian si CLOCK apo PER3, jane gjetur vazhdimisht te njerezit me bipolaritet. Ka grupe kerkuesish qe po studiojne specifikisht kete sistem, keshtu qe do kete te reja! 





TRAJTIMET 


St. Patty's Day iPhone Background 6


Trajtimet jane zakonisht afatgjata dhe perfshijne nje sere ilacesh si antipsikotiket, stabilizatoret e humorit apo litiumin. 
Shume nga keto kane treguar efekte pozitive dhe kane ndihmuar shume njerez. 

Prandaj nese ju jeni diagnostikuar me bipolar disorder, fatmiresisht ka menyra trajtimi. Konsultohuni me doktorin e familjes apo profesioniste te tjere sa me shpejt te jete e mundur. 

Vetemjekimi eshte i rrezikshem, prandaj nese nuk keni nje recete per ilacet qe po merrni, pyeteni mire veten per demin qe mund te shkaktoni ne afatgjate. 




POPULLESITE E VECANTA 

Lily of the Valley (Convallaria majalis) - Dainty white, bell-shaped flowers on racemes which are very sweet smelling.  Spreads aggressively by rhizomes.  Excellent ground cover and can be grown under trees in shade.  Blooms in April.  Part shade to full shade.


A. GRATE SHTATZENA

Bipolariteti fillon ne adoleshencen e vone, prandaj femrat qe e kane kete crregullim duhet te jene te vetedijshme per kujdesin qe duhet te bejne perpara dhe gjate shtatzanise. 

Si fillim duhet te jene te sinqerta me partnerin e tyre. Kjo eshte nje sfide qe do kete nevoje per mbeshtetje nga te dyja palet. 

Me pas duhet te konsultohen vazhdimisht me doktoret per ilacet dhe efektet qe mund te kene te femijet. Ilacet nuk duhen lene menjehere, sepse kjo ka efekte negative. Nese eshte e nevojshme te shkeputen, duhen bere gradualisht sipas keshillave te mjekut. 

Ka gra shtatzena qe kalojne periudha shume te mira ku bipolariteti venitet, dhe vendosin te lene cdo ilac apo terapi. Kjo eshte shume e gabuar sepse mund te sjelle perkeqsime te gjendjes se meparshme. 

Megjithate me edukim mbi crregullimin, mbeshtetje te familjes dhe partnerit, cdo gje eshte e beshme. 


B. ADOLESHENTET 

Bipolariteti ka nje efekt te theksuar te te rinjte ku: 
1 - rrit rrezikun e vetevrasjes; tentativat per vetevrasje ndodhin 20 here me shume ne njerezit me bipolaritetin sesa ne popullsine e zakonshme. Te pakten 1/3 e njerezve me bipolaritet tentojne nje here ne jeten e tyre te vrasin veten, ku 15-20% e ketyre tentative plotesohen. 
2 - rrit perdorimin e substancave narkotike
3 -  sjell probleme ne shkolle, ne sjellje, dhe marredhenie me te tjeret. 

Diagnoza eshte e veshtire te adoleshentet sepse eshte e nevojshme per doktorin qe te kuptoje te shkuaren dhe ndodhi te ndryshme qe mund ta kene shkaktuar kete crregulim. 
Kur diagnoza eshte e veshtire, ashtu eshte dhe trajtimi. 






#KeshillateMegit

Paintbrush with cherry blossoms by Ruth Black - Summer, Flower - Stocksy United


1. Bejini pyetje mjekut. 

Nese ndiheni qe dicka s'shkon me ju, me femijet tuaj apo me njerezit e tu te dashur, afrojuni mjekut. Kur ta takoni, mos jini te turpshem dhe te pranoni cdo gje qe ju jepet. Merrni shenime, bejini pyetje, falenderojeni per kohen, dhe kerkoni nje takim te dyte. Midis takimit te pare dhe te dytit, perpiquni te lexoni per cfare doktori ju ka thene, beni nje liste me pyetje apo paqartesira, dhe heren e dyte shkoni te pergatitur. Kthejeni viziten tuaj ne bashkebisedim, jo leksion nga mjeku. Keshtu do mesoni me shume si ju dhe personi perballe. 

2. Diagnoza nuk ka pse t'ju shkaterroje jeten. 

Perkundrazi. Shpesh here kalojme situata te ndryshme ku nuk e gjejme dot se cfare po na ndodh a cfare po na e shkakton. Ne castin kur diagnostikoheni, jini mirenjohes sepse tani do te gjeni mbeshtetje per te gjithe vuajtjet qe keni kaluar vetem. 1% e 7.5 miliard njerezve eshte e konsiderueshme, prandaj mos u ndjeni vetem. Shkenctaret vazhdojne te kerkojne trajtime sa me efikase dhe me sa me pak efekte anesore, keshtu qe dhe ju mos hiqni dore. 






#Sfidaebananes 


Elongation: Old Building Growing

Shpresoj qe te keni kaluar nje jave produktive, ku keni vecuar cfare hapash po beni per te arritur qellime tuaja ne te ardhmen e larget. Sot do vazhdojme me hapat e rradhes. 

12. Listoni pengesat apo veshtiresite qe keni per te arritur qellimet tuaja afatgjata. 
13. Shpenzoni nje jave te tere per tu menduar dhe plotesoni tabelen me poshte. 

Per ata nga ju qe jeni te rinj ne kete sfide, kemi rreth 5 jave qe e kemi nisur dhe mund ta gjeni ne fundin e cdo artikulli duke nisur nga artikulli numer 5. Prokrastinimi. 




Qëllimet afatshkurtra

1.
2.
3.
Pengesat/Veshtiresite

1.
2.
3.
Strategjite 

1.
2.
3. 
Qellimet afatgjata

1.
2.
3. 
Pengesat/Veshtiresite

1.
2.
3. 





Misioni im ne jete, nese vendos ta pranoj, eshte te gjej paqe me personin qe jam. Te jem krenare per mendimet e mia, per pamjen time, per talentet e mia, per veset e mia, dhe ta ndaloj kete merakun e vazhdueshem se askush nuk do te me doje keshtu si jam. 

-ANAIS NIN


Natyrisht eshte me e lehte te kopjojme modelet e njerezve te suksesshem qe shohim ne media, rrjete sociale etj, duke shtypur personin qe jemi por duke qene "te sigurte" qe do pelqehemi. Po c'vlere ka kjo? Ne do te ndihemi gjithmone te pakuptuar nga te tjeret, dhe nuk do gjejme njerez si vetja sepse gjate gjithe kohe personifikojme dike tjeter. Vishini te gjithe pasigurite tuaja me krenari, dhe jini ju, cdo minute te dites. Rebelohuni kundrejt standarteve te shoqerise duke qene vetvetja. 

Rishkruhemi shpejt,

Juaja,
Megi 



BURIMET

(Permbledhje) Grande et al, 2015: http://dx.doi.org/10.1016/ S0140-6736(15)00241-X  
Goodwin, 2016: Bipolar disorder, Oxford reviews. 
Phillips dhe Kupfer 2013, Bipolar disorder, Lancet: Vol 381 May 11, 2013. 





Comments

Popular posts from this blog

Prind pasi i Mbijetoi Traumës në Fëmijëri

Disclaimer Ky nuk është shkrim imi, por e gjykoj shumë të vlefshëm për ta patur në shqip. Shkroi Erin Emmanuel  Kur ta rikujtojnë      Nuk e prisja që bërja prind për herë të parë do të sfidonte ndjeshëm perceptimin për veten dhe do të më bënte të rishqyrtoja përvojat traumatike të fëmijërisë që mendoja se i kisha lënë pas. E megjithatë, teksa përkundja vajzën time të vogël gjatë netëve e gjata dhe të mundimshme të foshnjërisë së saj, m'u kujtua rishtazi pafajësia që kisha humbur shumë herët dhe u mbërtheva nga ankthi se çfarë mund t’ia prishte jetën së voglës që pushonte në krahët e mi. Hipervigjilenca e shkallës së ulët, të cilën kisha mësuar ta identifikoja dhe zbutja pas vitesh psikoterapie, ishte shfaqur në një mënyrë të re. Hyrja ime në amësi ishte një mundësi tjetër që trauma ime e fëmijërisë të përndiqte realitetin tim aktual. Mund t’i ndjeja kthetrat e saj të njohura. Ndërsa fytyra e vajzës sime më shikonte, turpi im u zmadhua. Më dhimbte që ta dija a d...

16. Bashkebisedim mbi vetveten

Disclaimer : Lexojeni kur te jeni te qete dhe me mendjehaptesine per te hapur dyer te reja.  Cue: We're all in this together - High school musical (  https://www.youtube.com/watch?v=gbrbUfYSt0E  )  "Pranimi i vetes son ë mund të jetë e vështirë, por jo aq e vështirë sa të kalojmë jetët tona duke vrapuar nga ajo. P ërqafimi i dobësive tona është e rrezikshme, por jo aq e rrezikshme sa të heqim dorë nga dashuria, përkatësia dhe gëzimi - përvojat që na bëjnë më vulnerab ël * . Vetëm kur t ë jemi mjaftuesh ëm të guximshëm q ë të zbulojm ë errësirën, at ëher ë do të zbulojmë fuqinë e pafundme të dritës sonë. " - Brene Brown * V ulnerabel = ekspozimi emocional i vetes sone qe shoqerohet nga meraku dhe pasiguria per menyren se si do te reagoje personi tjeter dhe jo vetem. Caste te tilla me rikujtojne pse vazhdoj ta shkruaj kete blog - ketu me jepet mundesia t'ju prezantoj me njerez qe mund t'ju ndryshojne me te vertete menyren se si...

23. COVID-19 dhe Truri - Deficitet Neurokonjitive (Kujtesa, Vemendja, Perqendrimi)

COVID-19: Gjendet kudo tanime, besoj me te drejte sepse pasojat qe sjell jane te shumta.  Hyrje Vemendje te madhe kane marre disa organe si mushkrite, zemra, sistemi tretes; por jemi mbrapa me diskutimet publike mbi demet qe i shkakton trurit dhe sistemeve nervore (qendrore, periferike, enterike). Fatmiresisht studimet mbi COVID-19 jane te hapura dhe pa pagese qe te mund te lexohen nga cdo individ me internet. Prandaj, profesionisteve si fillim, nuk na falet qe te mos flasim per problemet me kujtesen, vemendjen, perthithjen e informacionit dhe me shume - si pasoja te pranishme pas COVID-19. Edhe kur e ke kaluar lehte, edhe kur e ke kaluar rende.  Madje nje grup kerkuesish analizuan trurin post-mortem te pacienteve me Sars-CoV-2 dhe gjeten se virusi kishte arritur te kalonte barrieren nga periferia ne qender per te hyre ne tru (Solomon et al., 2020). Kjo gjetje eshte akoma ne diskutim, POR sot eshte kritike t'i njohim problemet me trurin qe t'i parandalojme apo trajtojme kur te...