Skip to main content

3. Meditimi


Më ka ndodhur shpesh të diskutoj për meditimin dhe të has fytyra njërëzish kureshtarë apo ndonjëherë të trembur nga ky term. Duket shumë i jashtëm, misterioz dhe i largët nga ç’jemi mësuar të dëgjojmë. Vazhdoni të lexoni për t’u bindur se çdokush nga ne mund ta meditojë, mjafton këmbngulja!


Çfarë është meditimi?


Meditimi është një praktikë e lashtë që vjen nga kulturat e lindjes, ato të Buddhismit dhe Hinduismit.

Praktikuesit i kushtojnë vëmendje të plotë mendimeve dhe ndjenjave vetjake për të kultivuar një mendje të qetë dhe të përqëndruar.
Studimet sugjerojnë që një praktikë e shkurtër meditimi (rreth 15 min cdo ditë) për 8 javë minimumi sjell ndryshime të dukshme në humor, rrit vëmendjen, kujtesën, si dhe ul ankthin ndjeshëm te fillestarët.


Ekzistojnë lloje të ndryshme meditimi, për të cilat mund të shkruaj nje post tjetër ku të diskutojme ndryshimet e secilit dhe më shumë mbi historinë e kësaj praktike.
Tani do të përqëndrohemi në teknika konkrete për ti bërë pjesë të jetës sonë.



Hapat fillestarë 


Parapërgatitja

Është mirë të ndiqni disa hapa përpara se të filloni të meditoni. Këto mund te jenë si më poshtë:

1.     Fiksoni një kohë gjatë ditës që do ta përdorni çdo ditë për të medituar. Është e sugjerueshme të jetë në mëngjes pasi zgjoheni, ose në darkë para se të flini. Ekspertët e meditimit praktikojnë për disa orë në ditë, por ju mund të filloni me 5 minuta në mëngjes ose në mbrëmje. E di që dita juaj mund të jetë shumë e zenë, por kthejeni kujdesin ndaj vetes në prioritet për 5 minuta cdo ditë.

2.     Zgjidhni një dhomë a hapësirë ku nuk do t’ju shqetësojë njeri. Nuk është e nevojshme të jetë qetësi absolute, mjafton të mos ketë zhurma shumë shqetësuese.

3.     Mbajini larg mjetet elektronike, që mos t’ju tërheqin vëmendjen. Mua më pëlqen ta vë celularin në airplane mode dhe ta përdor për të matur kohën, duke izoluar marrëdhënien me botën e jashtme për ato minuta. Nëse e dini që telefoni ju shpërqëndron shumë, blini një orë të thjeshtë dore me timer apo kronometer për të matur kohën.

4.     Uluni në një vend të rehatshëm, qoftë në atë pozicionin tipik këmbkryq i cili mund të jetë i sikletshëm si fillim, qoftë ulur në një karrike. Është e rëndësishmë që shpinën ta keni drejt, prandaj nëse keni nevojë për mbështetje, përdornin karriken ose një mur në afërsi. Mund të përdorni një jastëk apo batanije për tu ulur sipër që të ndihmoni shtyllën kurrizore të rrijë drejt.
5.     Tani jeni gati të zgjidhni një nga 1001 praktikat e meditimit.



Meditim pa shpenzime: Metoda 1 



Përdor frymëmarrjen.
Kjo është nga metodat më të lira, më të lehta për tu përdorur sepse fatmirësisht frymën e kemi me vete në çdo kohe. Efektet e kësaj praktike vijnë nëse e bëni përditë pavarësisht se ç’po ju ndodh në jetë. Por ndoshta më e rëndësishme është që mund ta përdorni në çdo kohë kur humbni pak toruan apo ndiheni në ankth.

1.     Mbyllini sytë dhe bëni një frymëmarrje të plotë.
2.     Kur të merrni frymë, vini re sesi shpatullat ngrihen dhe kraharori zgjerohet.
3.     Kur ta nxirrni frymën, vini re sesi shpatullat bien dhe kraharori shkon në pozicionin fillestar. Këtu thitheni barkun brenda që të nxirrni të gjithë ajrin që keni brenda. Kjo do t’ju shtyjë për një frymëmarrje më të thellë.
4.     Përsëriteni 3 herë para se të kaloni tek hapi i rradhës. Përqëndrohuni te lëvizja e shpatullave dhe kraharorit.
5.     Tani vini re tingujt që lëshoni kur fryma merret dhe jepet. Mos kini ndroje, ju inkurajoj që cikli i frymës të jetë sa më i zhurmshëm.
6.     Me sytë mbyllur, vazhdoni të përsërisni frymëmarrjen duke u përqëndruar plotësisht tek lëvizja e shpatullave dhe kraharorit, teksa merrni frymë thellë dhe e nxirrni me ndihmën e kontraktimit të barkut.
7.     Përsëriteni deri sa t’ju mbarojë koha.



Kini parasysh



Megjithëse hapat e kësaj metode janë në dukje të thjeshta, frymëmarrja si meditim është sfiduese për këdo në fillim. Do t’ju vijnë shumë mendime, ndoshta do të përhumbeni dhe do të harroni fare për meditimin sepse keni gjëra më të rëndësishme për të zgjidhur. Është mëse normale. Sa herë ta kapni veten përhumbur në mendime, ndaloni pak. Vini re çfarë mendimesh po ju mbushin mendjen, buzëqeshni, dhe rikthejeni vëmendjen te frymëmarrja.

Meditimi në vetvete është praktikë e vazhdueshme, edhe për ata që kanë 30-40 vjet përvojë. Nuk ka për qëllim t’ju fshijë gjithë shqetësimet, por t’ju ndërgjegjsojë për mendimet a ndjenjat që ju mundojnë cdo ditë, dhe t’ju ndihmojë të qartësoni mënyrën sesi e shihni realitetin tuaj.

Nisni me 5 minuta në kronometer dhe mos hiqni dorë! Shkenca po cmendet pas cudirave që po zbulohen në trutë e medituesve. Këta të fundit ia kanë gjetur celësin jetës e ne jemi akoma shumë mbrapa!


#KeshillateMegit


1.     Shkarkoni aplikacione në smartphone-n tuaj. Mjafton të kërkoni aplikacione për ‘meditation’ apo ‘mindfulness’ dhe do të gjeni pafund të tilla. Headspace është nga më të mirët, por mund të ketë të tjerë që i përshtaten stilit tuaj. Metoda e mësipërme nuk është për të gjithë. Prandaj eksploroni pak që të gjeni atë të përsosurën për ju.

2.     Bëni yoga. Meditimi është një nga 2 pjesët përbërëse të yoga-s. Tjetra është moria e pozava apo kombinimeve të lëvizjeve. Yoga si praktikë ju ndihmon të bëni super trup dhe njëkohësisht të keni një mendje të fortë. Yoga with Adriene në Youtube mund të jetë një pikënisje. 



Më thoni nëse ju pëlqeu, dhe dëshironi të lexoni mbi metoda të tjera meditimi. Unë e përdor atë më sipër shpesh mbi 1 herë në ditë kur kam ditë të ngarkuara dhe stresuese. Bën mrekulli!

Po ju lë me një shprehje nga një i preferuaruari im:
Heshtja është jetike. Na nevojitet heshtja, njësoj sic na nevojitet ajri, aq shumë sa i nevojitet drita bimëve. Nëse mendjet tona janë të mbingarkuara me fjalë dhe mendime, nuk ka më hapësirë për ne.
–THICH NHAT HANH

Shumë mirënjohëse për këtë hapësirë.

Juaja,
Megi


Burime

https://www.pinterest.co.uk/ 

Comments

  1. I find it very hard to concentrate
    not to say impossible though
    I have heard and read that is one of the best things for a human brain

    ReplyDelete
    Replies
    1. Meditation is exactly what you need!
      Try different techniques, don't give up, and you will see the difference.

      Let me know a month after you start, how it went.

      Delete
  2. Do ta provoj meditimin gjithashtu dhe Joga,sepse deri tani kam qeshur kur goca ime me thote hajde me mua kur bej joga.Te falenderoj per inkurajimin qe na jep.Pac fat!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Kombinimi i te dyjave eshte me i suksesshmi!
      Fillimi eshte i pak i sikletshem, por do ndjeni nje ndryshim shume te madh. Faleminderit per fjalet dhe gjithe te mirat!

      Delete
  3. Megi, I love it :) Thjesh dhe sakte. Te premtoj qe do e sfidoj veten dhe do perpiqem ti ndjek keshillat e tua. Uroj te funksionojne :)

    ReplyDelete
  4. Ky eshte nder postet e mia te preferuar 😊 Do te doja mendimin tend. A mendon se njeriu krijon varesi nga meditimi?

    ReplyDelete
    Replies
    1. PO!

      Duhet te kuptojme qe ne jemi qenie biologjike dhe perbehemi nga nje sere molekulash qe na bejne te lumtur/merzitur/frikesuar/kenaqur etj. Njesoj si vrapi qe te sjell ne nje 'high' te natyrshem si pasoje e leshimit te ca molekulave 'kenaqesie', edhe meditimi na e fal kete kenaqesi kur behet sakte dhe me perkushtim.

      Shohim njerez ne rruge qe vrapojne cdo dite, diell apo shi, ne kerkim te atij high-it. Njesoj dhe me medituesit.

      Por a eshte negative kjo varesi apo jo, eshte per tu vleresuar nga personi qe po e perjeton. Jo cdo varesi eshte domosdoshmerisht negative. Duhet te shohim si po na ndikon drejtperdrejte ne apo personave tane te dashur, dhe pastaj ta kategorizojme. S'kemi pse nxitohemi per ta pare gjithcka bardhe e zi, ca hapesira jane gri!

      Delete

Post a Comment