Më ka ndodhur shpesh të
diskutoj për meditimin dhe të has fytyra njërëzish kureshtarë apo ndonjëherë të
trembur nga ky term. Duket shumĂ« i jashtĂ«m, misterioz dhe i largĂ«t nga ç’jemi mĂ«suar tĂ« dĂ«gjojmĂ«. Vazhdoni tĂ« lexoni pĂ«r t’u bindur se çdokush
nga ne mund ta meditojë, mjafton këmbngulja! 
ĂfarĂ« Ă«shtĂ«
meditimi?

Meditimi është një
praktikë e lashtë që vjen nga kulturat e lindjes, ato të Buddhismit dhe
Hinduismit. 
Praktikuesit i kushtojnë
vëmendje të plotë mendimeve dhe ndjenjave vetjake për të kultivuar një mendje të
qetë dhe të përqëndruar. 
Studimet sugjerojnë që një
praktikë e shkurtër meditimi (rreth 15 min cdo ditë) për 8 javë minimumi sjell
ndryshime të dukshme në humor, rrit vëmendjen, kujtesën, si dhe ul ankthin
ndjeshëm te fillestarët.
Ekzistojnë lloje të
ndryshme meditimi, për të cilat mund të shkruaj nje post tjetër ku të
diskutojme ndryshimet e secilit dhe më shumë mbi historinë e kësaj praktike. 
Tani do të përqëndrohemi
në teknika konkrete për ti bërë pjesë të jetës sonë. 
Hapat fillestarĂ« 
Parapërgatitja 
ĂshtĂ« mirĂ« tĂ« ndiqni disa
hapa përpara se të filloni të meditoni. Këto mund te jenë si më poshtë:
1.    
Fiksoni njĂ« kohĂ« gjatĂ« ditĂ«s qĂ« do ta pĂ«rdorni çdo ditĂ« pĂ«r tĂ« medituar. ĂshtĂ« e
sugjerueshme tĂ« jetĂ« nĂ« mĂ«ngjes pasi zgjoheni, ose nĂ« darkĂ« para se tĂ« flini. EkspertĂ«t
e meditimit praktikojnë për disa orë në ditë, por ju mund të filloni me 5
minuta në mëngjes ose në mbrëmje. E di që dita juaj mund të jetë shumë e zenë,
por kthejeni kujdesin ndaj vetes në prioritet për 5 minuta cdo ditë.
2.    
Zgjidhni njĂ« dhomĂ« a hapĂ«sirĂ« ku nuk do t’ju shqetĂ«sojĂ« njeri. Nuk Ă«shtĂ«
e nevojshme të jetë qetësi absolute, mjafton të mos ketë zhurma shumë
shqetësuese. 
3.    
Mbajini larg mjetet elektronike, qĂ« mos t’ju tĂ«rheqin vĂ«mendjen. Mua mĂ« pĂ«lqen ta
vë celularin në airplane mode dhe ta përdor për të matur kohën, duke izoluar
marrëdhënien me botën e jashtme për ato minuta. Nëse e dini që telefoni ju shpërqëndron
shumë, blini një orë të thjeshtë dore me timer apo kronometer për të matur kohën.
4.    
Uluni në një vend të rehatshëm, qoftë në atë pozicionin tipik këmbkryq i cili
mund tĂ« jetĂ« i sikletshĂ«m si fillim, qoftĂ« ulur nĂ« njĂ« karrike. ĂshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishmĂ«
që shpinën ta keni drejt, prandaj nëse keni nevojë për mbështetje, përdornin
karriken ose një mur në afërsi. Mund të përdorni një jastëk apo batanije për tu
ulur sipër që të ndihmoni shtyllën kurrizore të rrijë drejt. 
5.    
Tani jeni gati të zgjidhni një nga 1001 praktikat
e meditimit. 
Meditim pa shpenzime: Metoda 1 
Përdor frymëmarrjen. 
Kjo
është nga metodat më të lira, më të lehta për tu përdorur sepse fatmirësisht
frymën e kemi me vete në çdo kohe. Efektet e kësaj praktike vijnë nëse e bëni përditë
pavarĂ«sisht se ç’po ju ndodh nĂ« jetĂ«. Por ndoshta mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« qĂ« mund
ta përdorni në çdo kohë kur humbni pak toruan apo ndiheni në ankth. 
1.    
Mbyllini sytë
dhe bëni një frymëmarrje të plotë. 
2.    
Kur të merrni
frymë, vini re sesi shpatullat ngrihen dhe kraharori zgjerohet. 
3.    
Kur ta
nxirrni frymën, vini re sesi shpatullat bien dhe kraharori shkon në pozicionin
fillestar. Këtu thitheni barkun brenda që të nxirrni të gjithë ajrin që keni
brenda. Kjo do t’ju shtyjĂ« pĂ«r njĂ« frymĂ«marrje mĂ« tĂ« thellĂ«. 
4.    
Përsëriteni 3
herë para se të kaloni tek hapi i rradhës. Përqëndrohuni te lëvizja e shpatullave
dhe kraharorit. 
5.    
Tani vini re
tingujt që lëshoni kur fryma merret dhe jepet. Mos kini ndroje, ju inkurajoj që
cikli i frymës të jetë sa më i zhurmshëm. 
6.    
Me sytë
mbyllur, vazhdoni të përsërisni frymëmarrjen duke u përqëndruar plotësisht tek
lëvizja e shpatullave dhe kraharorit, teksa merrni frymë thellë dhe e nxirrni
me ndihmën e kontraktimit të barkut. 
7.    
Përsëriteni
deri sa t’ju mbarojĂ« koha. 
Kini parasysh
Megjithëse hapat e kësaj
metode janë në dukje të thjeshta, frymëmarrja si meditim është sfiduese për këdo
nĂ« fillim. Do t’ju vijnĂ« shumĂ« mendime, ndoshta do tĂ« pĂ«rhumbeni dhe do tĂ«
harroni fare pĂ«r meditimin sepse keni gjĂ«ra mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r tĂ« zgjidhur. ĂshtĂ«
mëse normale. Sa herë ta kapni veten përhumbur në mendime, ndaloni pak. Vini re
çfarë mendimesh po ju mbushin mendjen, buzëqeshni, dhe rikthejeni vëmendjen
te frymëmarrja. 
Meditimi në vetvete është
praktikë e vazhdueshme, edhe për ata që kanë 30-40 vjet përvojë. Nuk ka për qëllim
t’ju fshijĂ« gjithĂ« shqetĂ«simet, por t’ju ndĂ«rgjegjsojĂ« pĂ«r mendimet a ndjenjat
qĂ« ju mundojnĂ« cdo ditĂ«, dhe t’ju ndihmojĂ« tĂ« qartĂ«soni mĂ«nyrĂ«n sesi e shihni
realitetin tuaj. 
Nisni me 5 minuta në
kronometer dhe mos hiqni dorë! Shkenca po cmendet pas cudirave që po zbulohen në
trutë e medituesve. Këta të fundit ia kanë gjetur celësin jetës e ne jemi akoma
shumë mbrapa! 
#KeshillateMegit
1.    
Shkarkoni aplikacione në smartphone-n tuaj. Mjafton të kërkoni
aplikacione pĂ«r ‘meditation’ apo ‘mindfulness’ dhe do tĂ« gjeni pafund tĂ« tilla.
Headspace është nga më të mirët, por mund të ketë të tjerë që i përshtaten
stilit tuaj. Metoda e mësipërme nuk është për të gjithë. Prandaj eksploroni pak
që të gjeni atë të përsosurën për ju. 
2.    
Bëni yoga. Meditimi është një nga 2 pjesët përbërëse të yoga-s. Tjetra është
moria e pozava apo kombinimeve të lëvizjeve. Yoga si praktikë ju ndihmon të bëni
super trup dhe njĂ«kohĂ«sisht tĂ« keni njĂ« mendje tĂ« fortĂ«. Yoga with Adriene n Ă« Youtube mund tĂ« jetĂ« njĂ« pikĂ«nisje. 
Më thoni nëse ju pëlqeu, dhe dëshironi të lexoni
mbi metoda të tjera meditimi. Unë e përdor atë më sipër shpesh mbi 1 herë në
ditë kur kam ditë të ngarkuara dhe stresuese. Bën mrekulli!
Po ju lë me një shprehje nga një i preferuaruari
im:
Heshtja është jetike. Na nevojitet
heshtja, njësoj sic na nevojitet ajri, aq shumë sa i nevojitet drita bimëve. Nëse
mendjet tona janë të mbingarkuara me fjalë dhe mendime, nuk ka më hapësirë për
ne. 
–THICH NHAT HANH
Shumë mirënjohëse për këtë hapësirë.
Juaja,
Megi
Burime
https://www.pinterest.co.uk/ 




I find it very hard to concentrate
ReplyDeletenot to say impossible though
I have heard and read that is one of the best things for a human brain
Meditation is exactly what you need!
DeleteTry different techniques, don't give up, and you will see the difference.
Let me know a month after you start, how it went.
Do ta provoj meditimin gjithashtu dhe Joga,sepse deri tani kam qeshur kur goca ime me thote hajde me mua kur bej joga.Te falenderoj per inkurajimin qe na jep.Pac fat!
ReplyDeleteKombinimi i te dyjave eshte me i suksesshmi!
DeleteFillimi eshte i pak i sikletshem, por do ndjeni nje ndryshim shume te madh. Faleminderit per fjalet dhe gjithe te mirat!
Megi, I love it :) Thjesh dhe sakte. Te premtoj qe do e sfidoj veten dhe do perpiqem ti ndjek keshillat e tua. Uroj te funksionojne :)
ReplyDeleteSuper, kam besim te forte!
DeleteMe pelqeu shume kjo Meg! đ
ReplyDeleteFaleminderit shume!
DeleteKy eshte nder postet e mia te preferuar đ Do te doja mendimin tend. A mendon se njeriu krijon varesi nga meditimi?
ReplyDeletePO!
DeleteDuhet te kuptojme qe ne jemi qenie biologjike dhe perbehemi nga nje sere molekulash qe na bejne te lumtur/merzitur/frikesuar/kenaqur etj. Njesoj si vrapi qe te sjell ne nje 'high' te natyrshem si pasoje e leshimit te ca molekulave 'kenaqesie', edhe meditimi na e fal kete kenaqesi kur behet sakte dhe me perkushtim.
Shohim njerez ne rruge qe vrapojne cdo dite, diell apo shi, ne kerkim te atij high-it. Njesoj dhe me medituesit.
Por a eshte negative kjo varesi apo jo, eshte per tu vleresuar nga personi qe po e perjeton. Jo cdo varesi eshte domosdoshmerisht negative. Duhet te shohim si po na ndikon drejtperdrejte ne apo personave tane te dashur, dhe pastaj ta kategorizojme. S'kemi pse nxitohemi per ta pare gjithcka bardhe e zi, ca hapesira jane gri!
Thank you ❤️
Delete