Skip to main content

Posts

Showing posts from February, 2021

26. Mr. H Flet Për Ankthin dhe Sfidat në Shqipëri

Kush është H?     Besoj se kemi nevojë për një prezantim të shkurtër të H apo Mr. H sic kam dëshirë ta quajmë. Nuk kemi shumë që njihemi virtualisht nëpërmjet @banananditar , por gjatë kësaj kohe kemi krijuar mjaftueshëm besim e guxim të përbashkët sa të publikojmë këtë grup pyetjesh e përgjigjesh. Unë guximin për të bërë pyetje të vështira e të drejtpërdrejta ku edhe prisja ndonjë kundërshtim; Mr. H guximin për të ndërmarrë me kraharorin hapur këtë sfidë.          Nuk është e thjeshtë të flasësh publikisht as për llojin e kosit të frutave që pëlqen. Të gjithë kanë p ërjetime e  mendime individuale me shije të preferuara që sigurisht kur ndryshojnë nga jotja, mund të ndihesh e ofenduar e të përgjigjesh.  Kaq hyrje mjafton nga unë. Mr. H është i hapur për pyetje a mendime tuajat, mjafton të më shkruani mua e unë do t'ia përcjell. Kështu ruajmë privatësinë. Dhe mos harroni: Sfidat me mir ëqenien mendore p ërngjajn ë, por nuk jan ë asnj ëher ë identike sepse ne nuk jemi identik ë si n

25. Multiproblemet me Multitasking

Pse është multitasking i keq për ne?  PËRKUFIZIMI       Multitasking: të bërit e shumë punëve/aktiviteteve/detyrave/’gjërave’ njëkohësisht. P.sh. Flet në telefon ndërkohë që i jep makinës. Sheh TV ndërkohë që përdor celularin; kjo e fundit njihet si media multitasking. Një përkufizim tjetër për multitasking do të ishte: Një ndryshimi i shpejtë nga një punë në tjetrën që dëmton performancën në të dyja.       Rreth 93% e njerëzve mendojnë që janë më të mirë se mesatarja në multitasking. Kjo nuk është një cështje për t’u mburrur fatkeqësisht. Na është bërë normale në botën që jetojmë dhe thuajse as nuk e vëmë më re. Cfarë vëmë re është mungesa e eficencës në fund të ditës apo ndjesia e lodhjes së tepërme. Psikiatri Edward M. Hallowell e përshkruan multitasking si ‘ aktiviteti mitik ku njerëzit besojnë se mund të bëjnë dy ose më shumë gjëra njëkohësisht aq mirë sa tek e tek ’.  NDIKIMI I MULTITASKING  " Një person që ndërpritet gjatë kryerjes së një detyre, merr 50% më shumë kohë për

24. Hidhërimi Kur Humbet Dikë Që Do

Pyetje  Kush ka të drejtë të hidhërohet e pikëllohet?  Për sa kohë?  Kur mbaron periudha e zisë?  A kalohet ndonjëherë dhimbja e humbjes?  Kush ka të drejtë të këshilloj ë  a japë mend për daljen nga situata?  Si mund të ndihmojnë specialistët konkretisht me traumën e humbjes?       Pyetje krejtësisht normale ku shumë nga ne mund ta kenë gjetur veten duke menduar të paktën një prej tyre. Të them të vërtetën, kur nisa të kërkoja për këtë temë, prisja dikë diku që e kishte zgjidhur enigmën e humbjes, e kishte hapur në pjesë 'si, qysh, tek-un' dhe unë mund ta shkruaja e riprodhoja sipas mënyrës sime për ta ndarë me ty.       Besoj mund të kuptohet nga fjalia e fundit se dicka e tillë nuk ndodhi. Një shok më thotë se jetoj në botën e cudirave sepse ndër të tjera mendoj se ka përherë një mënyrë për ta parë situatën nga një këndshvështrim ku duket e bëshme, e zgjidhshme, e kapërcyeshme. Dhe tani, do thuash ti, djali paska patur të drejtë, sepse une nuk e gjeta zgjidhjen gjithëpërfshi

23. COVID-19 dhe Truri - Deficitet Neurokonjitive (Kujtesa, Vemendja, Perqendrimi)

COVID-19: Gjendet kudo tanime, besoj me te drejte sepse pasojat qe sjell jane te shumta.  Hyrje Vemendje te madhe kane marre disa organe si mushkrite, zemra, sistemi tretes; por jemi mbrapa me diskutimet publike mbi demet qe i shkakton trurit dhe sistemeve nervore (qendrore, periferike, enterike). Fatmiresisht studimet mbi COVID-19 jane te hapura dhe pa pagese qe te mund te lexohen nga cdo individ me internet. Prandaj, profesionisteve si fillim, nuk na falet qe te mos flasim per problemet me kujtesen, vemendjen, perthithjen e informacionit dhe me shume - si pasoja te pranishme pas COVID-19. Edhe kur e ke kaluar lehte, edhe kur e ke kaluar rende.  Madje nje grup kerkuesish analizuan trurin post-mortem te pacienteve me Sars-CoV-2 dhe gjeten se virusi kishte arritur te kalonte barrieren nga periferia ne qender per te hyre ne tru (Solomon et al., 2020). Kjo gjetje eshte akoma ne diskutim, POR sot eshte kritike t'i njohim problemet me trurin qe t'i parandalojme apo trajtojme kur te