Pse është multitasking i keq për ne?
PËRKUFIZIMI
Multitasking: të bërit e shumë punëve/aktiviteteve/detyrave/’gjërave’ njëkohësisht. P.sh. Flet në telefon ndërkohë që i jep makinës. Sheh TV ndërkohë që përdor celularin; kjo e fundit njihet si media multitasking. Një përkufizim tjetër për multitasking do të ishte: Një ndryshimi i shpejtë nga një punë në tjetrën që dëmton performancën në të dyja.
Rreth 93% e njerëzve mendojnë që janë më të mirë se mesatarja në multitasking. Kjo nuk është një cështje për t’u mburrur fatkeqësisht. Na është bërë normale në botën që jetojmë dhe thuajse as nuk e vëmë më re. Cfarë vëmë re është mungesa e eficencës në fund të ditës apo ndjesia e lodhjes së tepërme. Psikiatri Edward M. Hallowell e përshkruan multitasking si ‘aktiviteti mitik ku njerëzit besojnë se mund të bëjnë dy ose më shumë gjëra njëkohësisht aq mirë sa tek e tek’.
NDIKIMI I MULTITASKING
"Një person që ndërpritet gjatë kryerjes së një detyre, merr 50% më shumë kohë për ta përfunduar atë dhe bën 50% më shumë gabime." - David Brooks
IQ DHE EQ
1. Ul IQ-në: Një studim në univ. e Londrës gjeti se pjesëmarrësit që bënë multitasking gjatë eksperimentit, përjetuan zbritje të IQ të ngjashme me nëse do të kishin ndenjur zgjuar gjithë natën, rreth 15 pikë.
2. Ul EQ-në (inteligjenca emocionale): Multitasking kur je në një takim romantik, në një mbledhje a në një vend tjetër social tregon ndërgjegjësim të ulët vetjak dhe social (parametra të EQ). Studimi i një grupi prej 1 milion individësh të suksesshëm, tregoi se 90% e tyre kishin EQ të lartë. Shtuar këtu multitasking mendohet se dëmton ACC-në (anterior cingulate cortex), e cila është zona kyce në tru për EQ, kështu duke rritur mundësinë të ketë pasoja konkrete për suksesin tuaj.
TRURI
1. Ndryshim Strukturor: Një studim në univ. e Sussex skanoi trurin e njerëzve që shpenzonin kohë në disa paisje (në telefon duke parë televizor). U gjet se këta individë kishin densitet të ulur në zonën përgjegjëse për empati dhe kontrollin emocional (ACC). Sigurisht që nuk e dimë nëse predispozita për të bërë multitasking vjen si pasojë e të paturit ndryshime në strukturat neuronale dhe ky studim nuk ndërton shkak-pasojë. Lideri i këtij studimi, neuroshkencëtari Kep Kee Loh, na kërkon të kemi parasysh se mënyra se si sillemi me paisjet elektronike mund të jetë duke na ndryshuar mënyrën sesi mendojmë dhe këto ndryshime mund të jenë duke ndodhur në nivelin e strukturave fizike në tru.
2. Performanca ulet: Kur dikush përpiqet të bëjë disa punë njëkohësisht apo të ndryshojë vëmendjen nga një në tjetrën: gabimet rriten, koha zgjatet shpesh duke u dyfishuar – më shumë se sa po t’i bënin punët njëra pas tjetrës (David Meyer). Kjo vjen sepse truri është i detyruar të rifillojë dhe të ripërqëndrohet. Një studim nga i njëjti grup tregoi që gjatë intervalit midis punëve, truri nuk bën asnjë lloj progresi (Meyer and Kieras). Pra, jo vetëm që nuk bëhet secila punë më mirë, por edhe humbet kohë në proces.
SHPJEGIMI PAS KËTYRE NDIKIMEVE
Jordan Grafman, shefi i departamentin te neuroshkences konjitive te Instituti i Crregullimeve Neurologjike, thotë se: "Pjesa më e përparme e trurit e bën të mundur që dikush të nderpresë një aktivitet dhe t’i rikthehet më vonë ku e ka lënë. Kurse zona Brodmann 10, një pjesë e lobit frontal, është e rëndësishme për vendosjen dhe mbajtjen e qëllimeve afatgjata. Gjatë multitasking, kur bëhen disa punë të ndryshme njëkohësisht, e shtyn trurin që të procesojë gjithë punën te pjesa e përparme. Edhe pse truri është kompleks dhe mund të bëjë shumë punë, nuk performon mirë gjatë multitasking [prej mbingarkesës]."
Rene Marois, psikolog te univ. Vanderbilt, zbuloi se truri ka një përgjigje ‘si qafa e shishes’ kur detyrohet të bëjë disa punë njëkohësisht. Truri duhet të vendosë cila punë është më e rëndësishme, dhe merr më shumë kohë. Prandaj kjo mund të shpjegojë pse jo të dyja punët bëhen në mënyrë eficente. Ende nuk dihet mekanizmi truri proceson mbingarkimin dhe mbistimulimin.
CFARË MUND TË BËJMË PËR TA ULUR MULTITASKING?
1. Përdor kufje: Mundësisht 'noise cancelling', pra që eliminojnë zhurmën nga jashtë. Gjithashtu vlen si sinjal që edhe po ta keni derën të hapur, nuk duhet të ndërpriteni.
2. Hiq lajmërimet e telefonit: Të paktën për kohën që duhet të përqëndroheni në punë. Nëse ka emergjencë, zakonisht të telefonojnë, jo thjeshtë mesazh.
3. Merr pushime: Lëviz rregullisht midis intervaleve të punës. Do të të ndihmojë me qarkullimit e gjakut dhe mund të sjellë mendime të reja.
4. Trajnimi me interval i kohës: 45-90 minuta fokus, 10-15 minuta pushim. Nise gradualisht me 10 minuta punë, dhe rrite me kohë.
Multitasking nuk vjen falas.
Multitasking ‘takson’ mendjet tona.
Paguajmë një cmim për kërkesat e shtuara në sistemet nervore, me deficit në efikasitet dhe saktësi performance zakonisht.
Në fund po ju lë me një shprehje të Michael Pollan, shkrimtar, gazetar, profesor ne Berkeley:
“Më duket se një nga lukset e mëdha të jetës në këtë pikë është të bësh një gjë në të njëjtën kohë. Një gjë për të cilën e jepni veten me gjithë zemër, në një detyrë unike. "
Kujdesuni për veten,
Megi
Postscript: Mund të shihni këtë video me animim për një përmbledhje të cfarë diskutuam këtu.
Comments
Post a Comment