Skip to main content

16. Bashkebisedim mbi vetveten

Disclaimer: Lexojeni kur te jeni te qete dhe me mendjehaptesine per te hapur dyer te reja. 

Cue: We're all in this together - High school musical ( https://www.youtube.com/watch?v=gbrbUfYSt0E ) 



"Pranimi i vetes sonë mund të jetë e vështirë, por jo aq e vështirë sa të kalojmë jetët tona duke vrapuar nga ajo. Përqafimi i dobësive tona është e rrezikshme, por jo aq e rrezikshme sa të heqim dorë nga dashuria, përkatësia dhe gëzimi - përvojat që na bëjnë më vulnerabël*. Vetëm kur të jemi mjaftueshëm të guximshëm që të zbulojmë errësirën, atëherë do të zbulojmë fuqinë e pafundme të dritës sonë. "

- Brene Brown

*Vulnerabel = ekspozimi emocional i vetes sone qe shoqerohet nga meraku dhe pasiguria per menyren se si do te reagoje personi tjeter dhe jo vetem.




Caste te tilla me rikujtojne pse vazhdoj ta shkruaj kete blog - ketu me jepet mundesia t'ju prezantoj me njerez qe mund t'ju ndryshojne me te vertete menyren se si mendoni, dhe rrjedhimisht jeten tuaj.
Brene eshte nje nga heroinat e mia. Me ka ndihmuar te njoh, kuptoj, pranoj, vleresoj dhe te jem krenare per veten time, me te mirat dhe ato me pak te tilla qe kam. Ajo eshte profesoreshe ne universitetin e Hjustonit, ku per rreth 20 vjet eshte marre me pune kerkimore mbi turpin, kurajon, empatine dhe vulnerabilitetin.

Vazhdimisht Brene predikon ne librat dhe fjalimet qe jep se eshte e rendesishme te pranojme veten tone, historine tone, nga vijme, kulturen, shoqerine, familjen, gjithcka qe mund te na kete ndikuar ne te shkuaren. Pa e pranuar, ngelemi gjithmone mangut. Te pjesesshem. Fatmiresisht apo fatkeqesisht, disa nga ne 'were dealt a bad hand'; me fjale te tjera, e nisim diten tone disa hapa mbrapa te tjereve. Kjo mund te vije si pasoje e vendit ku jetojme qe nuk na ofron mundesite qe kerkojme (apo mendojme se meritojme?), apo si pasoje e familjes qe na ka rritur, apo (tema jone) sepse kemi nje crregullim te truri yne i mrekullueshem. Nese mbani mend, kemi diskutuar bashke konceptin e nje spektrumi me dy skaje ekstremiteti. Apo nje vizore e thjeshte nga 0 te 30 cm. Disa nga ne kemi crregullime me afer 0 dhe thuajse cdo dite eshte e perballueshme me pak perpjekje, prandaj njerezit e tjere nuk jane te vetedijshem dhe ndoshta nuk kane pse ta dine qe ne jetojme me nje peshe shtese cdo dite. Nderkohe, disa nga ne jane me afer 30 cm, skajit tjeter, dhe kjo na e ben perditshmerine goxha sfiduese duke shpenzuar shume energji per te qene te 'zakonshem'. Grupi i trete jane ata qe ndonjehere vijne per vizite sa nga njera ane, sa nga tjetra, ne menyre jo te perkohshme.

Te gjithe ne takohemi ne nje pike te perbashket: bashkeveprimin me komunitetin, ne familje, shoqeri, shkolle, pune etj.



Eshte e rendesishme te jemi vetja jone e vertete. Pse?



Shume e thjeshte.

1. Duke qene vetvetja, do terheqim njerez te ngjashem pas vetes duke krijuar keshtu nje rreth shoqeror qe na ben te lumtur. Me qellime dhe synime te njejta duke mbeshtetur dhe krijuar nje platforme te sigurte per njeri tjetrin, ku cfaredo te ndodhe (deshtim apo sukses), nuk do jeni vetem.

2. Duke patur kete grup njerezish rreth vetesh (imagjinoni tifozat e dedikuar te Interit, pavaresisht deshtimeve te panumerueshme), do ju mbushe me kurajo dhe guxim per te provuar dhe eksploruar mundesi te reja. Studim pas studimi tregon se te rriturit ne nje familje te shendetshme ne nje mjedis social, ju vendos shume perpara qe ne fillim te jetes. Te krijuarit dhe jetuarit ne nje komunitet te shendetshem - eshte numer 1 ne listen e 'Cfare na ben te lumtur?'. Nese nuk e keni patur shansin te keni perjetuar nje femijeri apo adoleshence te tille, mos kini merak. Duhet te punoni pak me shume, por asgje s'eshte e pamundur (motoja jone, apo jo?).

Shpresoj qe te jeni te pakten 20% te bindur qe pranimi i vetes eshte bekim.

Vecanerisht kur ky pranimi eshte gjeja me e veshtire qe mund te bejme. Per shembull kur kemi nje crregull mendor. Shqiperia pershkuar nga Fishta eshte e jashtezakonshme, por fatkeqesisht ajo e sotmja ka ndertuar nje kupole te qelte rreth e rrotull crregullimeve apo semundjeve mendore me nje tabele te dera: "Gjithcka eshte ne rregull per sa kohe heshtim." Per sa kohe arrijme ne pune ne oren 8.00 fiks me kemishe te hekurosur, nuk ka rendesi sa pak kemi fjetur per shkak te sulmeve tona te perditshme te panikut. Per sa kohe marrim nenta dhjeta ne shkolle me mesataren me te larte te klases, nuk ka rendesi sa dite kalojme shtrire ne shtrat duke mos patur deshire te zgjohemi ne mengjes. Per sa kohe FUNKSIONOJME si shoqeria pret, nuk ka rendesi cfare takse duhet te paguajme - fizikisht apo psikologjikisht.

Kush jam une te predikoj ndryshimin me rrenje te shoqerise sone, edukimin e femijeve dhe adoleshenteve ne shkolla, e prinderve dhe te rriturve, e gjysherve dhe gjysheve mbi kete temen qe s'na prishka shume pune, shendetit mendor?

Po une po e bej timen nje here. Po e them, pastaj eshte ne doren tuaj a e pranoni dhe percillni kete, apo e refuzoni katerciperisht. Nese mendoni si une, diskutojeni me 5 njerez qe vleresoni ne jeten tuaj. Nese s'keni 5 njerez (e di, ne ditet e sotme jane shume) qe kenaqeni kur bisedoni, bejeni me 3, 2 apo 1. Kjo bisede eshte kaq e magjishme sepse ju ofron nje shteg ne skutat me mire te fshehura te njerezve, pa perjashtim. Ku ka gje me mahnitese? (Okay, okay, ca nga ju jane me shume kureshtare per gjendjen e bankes boterore, por ma beni pak qejfin dhe thoni 'S'ka!').

Qe dikush t'ju lejoje t'i hidhni nje sy shpirtit te tyre, ne kembim duhet t'i lejoni te shohin tuajin (kjo ndryshon nese jeni psikopate dhe manipuloni te tjeret per qellimet tuaja). Lidhja qe behet midis 2 njerezish plotesisht vulnerabel, ne menyren me te guximshme dhe te lirshme, nuk krahasohet me ato bisedat boshe, 'small talk-un', qe mua me jep ndjesine e letres zmerile, me kujton zhurmen e shkumesit te ri kur shkruhet ne tabelen e zeze.




Si mund ta ndani me te tjeret crregullimin tuaj?



1. Zgjidhni personin qe do t'ja thoni.

Jo te gjithe e meritojne ta degjojne historine tuaj. Brene thote 'Historite tona nuk jane te destinuara per te gjithe. Degjimi i tyre eshte nje privilegj, prandaj gjithmone para se ta ndajme duhet te pyesim veten: "Kush e ka fituar te drejten per te degjuar historine time?" Nese kemi nje a dy njerez ne jeten tone qe mund te ulen me ne dhe te na krijojne hapesiren e sigurte per te treguar ndodhite tona te turpshme, na vleresojne per perpjekjet tona - atehere jemi jashtezakonisht me fat. Nese kemi nje mik, ose nje grup te vogel shokesh ose familjaresh qe perqafon papersosomerite, dobesite, dhe fuqine tone duke na mbushur me nje ndjenje perkatesie - jemi jashtezakonisht me fat.'

Kini parasysh se ky personi ndoshta s'eshte miku i femijerise apo vellai juaj. Gjatesia ne kohe e nje marredhenie, jo domosdoshmerisht perkthehet ne thellesine e nje marredhenieje. Cfare dua te them me kete? Ndonjehere na rastis te krijojme te lidhemi shpirterisht me nje njeri qe e njohim prej disa muajsh, me shume sesa me dike qe e kemi pare cdo dite te jetes sone. Eshte krejtesisht normale, dhe mos e gjykoni veten per kete.


2. Shkruajeni cfare doni te thoni.

Une per shembull e kam shume me te thjeshte ta shkruaj nje perjetim timin, mire apo keq s'ka rendesi, se sa t'ia shpjegoj dikujt gojarisht, kur flitet per dicka qe me sjell ankth apo eshte relativisht e re.

Kur fillojme ta shkruajme dicka, ne te njejten kohe zbrasim trurin tone ne flete apo ekran kompjuteri, duke e bere me te prekshme cfare po na mundon. Kjo do te na shtyje te kerkojme fjalet e duhura, te perdorim google translate-n me shumice ne rastin tim, te perpiqemi t'i lidhim mendimet tona ne menyre koherente dhe te kuptueshme nga dikush i jashte. Shpesh here presim qe tjetri te na lexoje mendjen, kur ne nuk shprehim asgje. Kjo nuk ndihmon asnjeren nga palet, prandaj ne tema te rendesishme perpiquni te jeni sa me te qarte dhe te detajuar.

Nderkohe, ne vetvete praktika e te shkruarit eshte nje menyre meditimi apo mendjeplohtesie (mindfulness), qe mund ta perdorni kurdo dhe kudo.


3. Filloni me nje hap te vogel.

S'eshte e thene qe menjehere do thoni: 'Une kam ankth social'. Mund ta nisni biseden duke thene: 'Shpesh e kam te veshtire te flas me njerez qe nuk njoh', apo 'Kur jam ne nje grup te madh dhe te gjithe kthehen te me degjojne mua kur flas, me fut friken.' Imagjinoni Hanselin me Gretelin qe linin therrimet e bukes per te gjetur rrugen e kthimit. Ju ne kete rast po provoni nese ky personi eshte i duhuri per t'ju hapur duke pare se si biseda ecen, me ngadale. Keshilla ime do ishte te mos shihni gjithcka me lupe zmadhuese, por ta konsideroni biseden si nje te tere, jo reagimin individual qe personi pati kur ju thate nje shembull specifik. Sado OCD te jeni, askush nuk eshte perfekt ne reagimet e tyre. Nese kerkoni nje bisedues te persosur, zbrazeni xhepin dhe takoni nje terapist te rangut te pare.

4. Hapeni temen ne menyre te natyrshme.

Fatmiresisht ka shume njerez te njohur (te huaj) qe flasin hapur per crregullimet e tyre mendore, dhe per menyren se si ata ja kane dale ta tregojne publikisht. Ketu perfshihet Lady Gaga me PTSD (crregullimin e stresit pas nje situate traumatike) apo princ Harry me ankthin e vazhdueshme ne daljet e tij publike. Mund te shihni dokumentarin e fundit te Gaga-s ku ajo flet per crregullimin e saj, dhe ta hapni biseden teksa e shihni per shembull. Duket paradoksale qe po planikojme nje menyre te natyrshme, por te paturit e nje plani na e heq stresin e 'shperthimit emocional' ne nje bisede te cfaredoshme. Ky shperthimi mund te na beje me te frustruar dhe te perfundojme duke mos thene asgje e duke i shtuar ankthin vetes.
Per te famshmit shqiptare kam dyshimet e mia, por pervec ndonjerit qe ka folur per depresionin pas lindjes (shume, shume i perhapur), te tjeret jetojne nje jete te persosur!




#KeshillateMegit




1. Ji dikush me te cilin te tjeret mund te flasin.

Deri tani diskutuam njeren ane te medaljes. Konsiderojeni dhe anen tjeter. Jini ju nje person i besueshem, me mendje te hapur dhe me deshiren e mire per te degjuar dhe ndihmuar me aq sa te mundeni dike tjeter. Mund ta beni kete duke pyetur here pas here njerezit tuaj te dashur 'Si je?' dhe duke u mos u kenaqur me nje pergjigje te tipit 'Mire. Ti?' Mund ta beni duke hapur tema te shendetit mendor, p.sh. duke derguar nje video, nje artikull perfshire dhe Banana-n. Thjeshte duke treguar qe jeni aty per ta.

2. Ndermerrni rreziqe.

Ekziston nje sfide qe shume njerez e bejne ne menyre te vazhdueshme, njohur si sfida e po-se. Cfaredo vjen kundrejt jush, t'i thoni 'po'. Ju ftoj ta beni dhe ju. Ndoshta 1 jave ne vit, ndoshta me shpesh. Filloni me dicka te vogel dhe me pak drastike, pastaj mund ta zgjasni. Per shembull lini nje takim me dike qe vleresoni, dhe diskutoni per periudhat tuaja me te veshtira, perfshire deshtimet apo crregullimet mendore, duke u siguruar qe interesi te jete i dyaneshem.




Gjykoj se kaq mjafton per sot. Kam prekuar me vetedije pa i zbukuruar pjeseza tonat qe i fshehim me gjithe forcen tone.
Eshte e veshtire kur dikush vjen e na i tregon me gisht, por kur nisim t'i pranojme dhe zoterojme, keto kthehen ne armet tona me te forta.



Cfare dime, eshte e rendesishme; por kush jemi, eshte me e rendesishme.
(What we know matters, but who we are matters more.)
- Brene Brown


Pak prej nesh na vjen natyrshem te flasim hapur per vetveten. E dime qe dita ka 24 ore, toka rrotullohet rreth diellit, Interi do fitoje Champion League-n e vitit tjeter; por refuzojme te jemi vetvetja aty ku besojme se do paragjykohemi.

Rebelohuni dhe jini vetvetja, miqte e mi. Do te ndiheni me te lire se kurre.

Gjithe te mirat.

Juaja,
Megi


Burime 

Per prinder

The Gifts of Imperfect Parenting - Brene Brown 
Per te pare: 

Netflix special i Brene-s del me 19 Prill 2019 

Per te lexuar: 

Braving the wilderness
Daring greatly

Comments

  1. Si ka mundesi ke kaluar nga 15 te 17?

    ReplyDelete
    Replies
    1. Hahaha, 'overly enthusiastic' me titullimin. Ne fakt do nxirrja nje teme tjeter, dhe e nderrova ne minute te fundit; harrova te ndryshoj ate numrin aty siper :)

      Faleminderit qe e vure re!

      Delete
  2. pranoje qe e adhuron interin meg, ji vetvetja lol

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Prind pasi i Mbijetoi Traumës në Fëmijëri

Disclaimer Ky nuk është shkrim imi, por e gjykoj shumë të vlefshëm për ta patur në shqip. Shkroi Erin Emmanuel  Kur ta rikujtojnë      Nuk e prisja që bërja prind për herë të parë do të sfidonte ndjeshëm perceptimin për veten dhe do të më bënte të rishqyrtoja përvojat traumatike të fëmijërisë që mendoja se i kisha lënë pas. E megjithatë, teksa përkundja vajzën time të vogël gjatë netëve e gjata dhe të mundimshme të foshnjërisë së saj, m'u kujtua rishtazi pafajësia që kisha humbur shumë herët dhe u mbërtheva nga ankthi se çfarë mund t’ia prishte jetën së voglës që pushonte në krahët e mi. Hipervigjilenca e shkallës së ulët, të cilën kisha mësuar ta identifikoja dhe zbutja pas vitesh psikoterapie, ishte shfaqur në një mënyrë të re. Hyrja ime në amësi ishte një mundësi tjetër që trauma ime e fëmijërisë të përndiqte realitetin tim aktual. Mund t’i ndjeja kthetrat e saj të njohura. Ndërsa fytyra e vajzës sime më shikonte, turpi im u zmadhua. Më dhimbte që ta dija a d...

23. COVID-19 dhe Truri - Deficitet Neurokonjitive (Kujtesa, Vemendja, Perqendrimi)

COVID-19: Gjendet kudo tanime, besoj me te drejte sepse pasojat qe sjell jane te shumta.  Hyrje Vemendje te madhe kane marre disa organe si mushkrite, zemra, sistemi tretes; por jemi mbrapa me diskutimet publike mbi demet qe i shkakton trurit dhe sistemeve nervore (qendrore, periferike, enterike). Fatmiresisht studimet mbi COVID-19 jane te hapura dhe pa pagese qe te mund te lexohen nga cdo individ me internet. Prandaj, profesionisteve si fillim, nuk na falet qe te mos flasim per problemet me kujtesen, vemendjen, perthithjen e informacionit dhe me shume - si pasoja te pranishme pas COVID-19. Edhe kur e ke kaluar lehte, edhe kur e ke kaluar rende.  Madje nje grup kerkuesish analizuan trurin post-mortem te pacienteve me Sars-CoV-2 dhe gjeten se virusi kishte arritur te kalonte barrieren nga periferia ne qender per te hyre ne tru (Solomon et al., 2020). Kjo gjetje eshte akoma ne diskutim, POR sot eshte kritike t'i njohim problemet me trurin qe t'i parandalojme apo trajtojme kur te...