Skip to main content

Posts

Showing posts from October, 2021

30. Case Study: Paloma - Varesia ndaj Alkoolit

Tani qe kane kaluar disa dite, mendoj qe me qetesi mund te analizojme ngjarjen.  Ndodhi si kjo eshte nje nga arsyet pse parapelqej te ndjek emisione bazuar ne realitet, edhe pse brenda kane grimcat e show-t. Ndodhi si kjo njekohesisht me bejne alerte edhe me ndihmojne te kuptoj realitetin ku jetoj. Do te ishte fantastike qe cdo ndodhi e tille televizive, pra e hapur per cdokend te krijoje nje mendim, te shoqerohej me shpjegimin perkates nga specialistet e shendetit mendor. Do te perpiqem te ruaj neutralitetin ne kete analize, por sigurisht me notat njerezore te mia brenda.  SINOPSE E NGJARJES (mund ta kaloni nese e keni pare emisionin):       Paloma (Rudina Demneri) i tregon nje banoreje ne shtepine e BB, se per 8 vite bashkeshorti i saj kishte varesi ndaj alkoolit, cka sipas saj conte ne sjellje shqetesuese te tijat ne shtepi. Nje episod konkret qe vendosi te ndaje ishte ai kur bashkeshorti i saj e kap prej flokesh dhe tenton t'ia perplase koken ne tavoline. Pas kesaj ndodhie, Pal