Skip to main content

30. Case Study: Paloma - Varesia ndaj Alkoolit

Tani qe kane kaluar disa dite, mendoj qe me qetesi mund te analizojme ngjarjen. 

Ndodhi si kjo eshte nje nga arsyet pse parapelqej te ndjek emisione bazuar ne realitet, edhe pse brenda kane grimcat e show-t. Ndodhi si kjo njekohesisht me bejne alerte edhe me ndihmojne te kuptoj realitetin ku jetoj. Do te ishte fantastike qe cdo ndodhi e tille televizive, pra e hapur per cdokend te krijoje nje mendim, te shoqerohej me shpjegimin perkates nga specialistet e shendetit mendor. Do te perpiqem te ruaj neutralitetin ne kete analize, por sigurisht me notat njerezore te mia brenda. 


SINOPSE E NGJARJES (mund ta kaloni nese e keni pare emisionin): 


    Paloma (Rudina Demneri) i tregon nje banoreje ne shtepine e BB, se per 8 vite bashkeshorti i saj kishte varesi ndaj alkoolit, cka sipas saj conte ne sjellje shqetesuese te tijat ne shtepi. Nje episod konkret qe vendosi te ndaje ishte ai kur bashkeshorti i saj e kap prej flokesh dhe tenton t'ia perplase koken ne tavoline. Pas kesaj ndodhie, Paloma merr vajzen, denoncon bashkeshortin dhe largohet per nje fare kohe. Rreth kesaj kohe arrihet nje konsesus me zoterine ne fjale qe te nise nje 'kure' per te lene alkoolit. Per rreth 2 vite zoteria nuk konsumon me alkool. Pas ndarjes se kesaj historie brenda shtepise, bashkeshorti vjen ta takoje Palomen dhe i thote qe mos te vazhdoje me me kete histori sepse ka njerez te shqetesuar jashte, ai ka nje reputacion, ajo e ka ekzagjeruar ne kufijte e dramatikes dhe nuk eshte mire qe te zgjase dicka qe tashme ka mbaruar sepse ata te dy jane mire bashke tani. 


CFARE PAME DHE SI NA U SHIT?

    Pavaresisht se pame te njejten ngjarje ne televizor, njerezit zune ane te ndryshme. Disa kryqezuan Palomen sepse kishte thyer besimin bashkeshortor dhe fundja fundit, cfare ndodh ne shtepi duhet mbajtur brenda saj. Disa gjykuan sjelljen e bashkeshortit te padenje sepse me kete levizje, baltosi figuren e 'sinqeritetit' te krijuar nga Paloma per vite ne publik. Disa mbrojten Palomen sepse shpalosi forcen dhe guximin kundra dhunes ne familje. Disa mbrojten bashkeshortin sepse beri mire qe i rikujtoi Palomes te kujdeset per c'flet meqe e degjojne njerezit. Ne te gjitha keto dhe raste te tjera, duket sikur BB si show e nisi, vazhdoi dhe mbylli kete histori brenda nje episodi. Familja kaloi nje veshtiresi bashke, por ja ku jane ne fundin e tyre te lumtur. 


Prit pak. 


    Po sikur une t'ju them qe nje forme abuzimi, ai psikologjik, karakterizohet nga intimidimi, pergenjeshtrimi pa te drejte i botekuptimit te tjetrit, terheqja/mbyllja emocionale kundrejt ngjarjes dhe lavazhi i trurit? Per shembull, nevoja e bashkeshortit per te qartesuar se 'ai vecse e kapi pak me force, por nuk quhet dhune ajo'. E qeshura e pasinqerte e tij kur i kerkonte te mos vazhdonte me me kete histori; ku dukshem nuk po tregonte ndjenjat e tij te verteta qe do te ishin me se te justifikueshme. Patjeter qe lendohesh kur dikush qe i ke besuar me jeten tende, tregon 'te palarat' ne publik. Megjithate, reagimi aktiv qe ti ke (jo vetem procesimi i brendshem emocional) reflekton kapacitetin tend per te ndare lendimin tend nga realiteti apo nga arsyetimi i anes tjeter. Kalimi nga nje abuzim ne tjetrin, ne kete rast nga fizik ne psikologjik, nuk tregon perparim apo rritje ne nje marredhenie. Kjo na sjell natyrshem ne ceshtjen e riparimit te kesaj familjeje. 


VARESIA

    Literatura sot nga tregon qarte se nje varesi nga alkooli (zevendeso alkoolin me cfaredo varesie tjeter), nuk 'sherohet' duhet hequr alkoolin, apo lenden qe ofron cfare i varuri kerkon/merr prej saj. Varesia ne vetevete ka rrenje te tjera te cilat duhen shtjelluar dhe kuptuar nepermjet eksplorimit te brendshem, vete apo me ndihmen e nje specialisti. Per dike alkooli jep ndjesine e qetesise, heq ankthin. Nje pyetje qe mund te behej ketu: Po ankthi nga vjen? Sepse nese ne do te arrinim te permiresonim ankthin, atehere s'do te kishte nevoje per alkool. Po te flasim ne pergjithesi: A mjafton abstinenca nga alkooli per te sheruar varesine si fenomen? Per te sheruar te varurin si individ? Per te rikthyer, nese ka patur ndonjehere, funksionalitetin te personi i varur? 

    Keto jane pyetje qe duhen menduar dhe pergjigjur me kujdes, vecanerisht per te miren e personave te perfshire ne kete histori (ketu: Paloma, Vajza, Bashkeshorti). Nuk mundet te minimizojme varesine ne dicka krejtesisht mekanike, sepse sot dime qe nuk eshte keshtu. Madje duhet te jemi hiper te kujdesshem kur barazojme heqjen e substances me sherimin e individit nga fenomeni, sepse pa e kuptuar kemi prere vetem gjethet por s'kemi shkulur rrenjen. 


KUJDESI POST-BIG PER PALOMEN

     Shpresoj qe pas daljes nga ky emision, kjo situate te marre nje zgjidhje te pelqyeshme per te gjithe te perfshiret. Terapia familjare do te ishte e pershtatshme per nje ndodhi si kjo... ah, por jetojme ne Shqiperi dhe te shkosh te psikologu vazhdon te jete cmenduri. Me mire te rrime te semure, te pashendetshem, te vuajtshem, te rraskapitur, te shtypur, te tjetersuar, te dhunshem, te dhunuar, te frikesuar - brenda mureve te shtepise sone. Keshtu bota do te fleje e qete sepse ne po ia dalim te dukemi familja e persosur nga jashte. 


Kujdesuni per veten miqte e mi. 

Kujdesuni per qartesine tuaj mendore, per informimin e sakte, per zerin e forte aty ku duhet. 

Jemi pjese e kesaj shoqerie. Nese njeri prej nesh eshte semure, shoqeria eshte e semure. 


Gjithe te mirat, 

Megi 



Cdo riprodhim i shkrimit nuk mund te behet pa komunikuar me mua. 







Comments

Popular posts from this blog

Prind pasi i Mbijetoi Traumës në Fëmijëri

Disclaimer Ky nuk është shkrim imi, por e gjykoj shumë të vlefshëm për ta patur në shqip. Shkroi Erin Emmanuel  Kur ta rikujtojnë      Nuk e prisja që bërja prind për herë të parë do të sfidonte ndjeshëm perceptimin për veten dhe do të më bënte të rishqyrtoja përvojat traumatike të fëmijërisë që mendoja se i kisha lënë pas. E megjithatë, teksa përkundja vajzën time të vogël gjatë netëve e gjata dhe të mundimshme të foshnjërisë së saj, m'u kujtua rishtazi pafajësia që kisha humbur shumë herët dhe u mbërtheva nga ankthi se çfarë mund t’ia prishte jetën së voglës që pushonte në krahët e mi. Hipervigjilenca e shkallës së ulët, të cilën kisha mësuar ta identifikoja dhe zbutja pas vitesh psikoterapie, ishte shfaqur në një mënyrë të re. Hyrja ime në amësi ishte një mundësi tjetër që trauma ime e fëmijërisë të përndiqte realitetin tim aktual. Mund t’i ndjeja kthetrat e saj të njohura. Ndërsa fytyra e vajzës sime më shikonte, turpi im u zmadhua. Më dhimbte që ta dija a d...

16. Bashkebisedim mbi vetveten

Disclaimer : Lexojeni kur te jeni te qete dhe me mendjehaptesine per te hapur dyer te reja.  Cue: We're all in this together - High school musical (  https://www.youtube.com/watch?v=gbrbUfYSt0E  )  "Pranimi i vetes son ë mund të jetë e vështirë, por jo aq e vështirë sa të kalojmë jetët tona duke vrapuar nga ajo. P ërqafimi i dobësive tona është e rrezikshme, por jo aq e rrezikshme sa të heqim dorë nga dashuria, përkatësia dhe gëzimi - përvojat që na bëjnë më vulnerab ël * . Vetëm kur t ë jemi mjaftuesh ëm të guximshëm q ë të zbulojm ë errësirën, at ëher ë do të zbulojmë fuqinë e pafundme të dritës sonë. " - Brene Brown * V ulnerabel = ekspozimi emocional i vetes sone qe shoqerohet nga meraku dhe pasiguria per menyren se si do te reagoje personi tjeter dhe jo vetem. Caste te tilla me rikujtojne pse vazhdoj ta shkruaj kete blog - ketu me jepet mundesia t'ju prezantoj me njerez qe mund t'ju ndryshojne me te vertete menyren se si...

8. OCD

Obsessive compulsive disorder –  Crregullimi   obsesiv-kompulsiv     Disclaimer :  Unë   njoh   disa   njerëz  me OCD,  dhe  me  lini   t’ju  them  që  jane  fantastikë ! Nga  njerëzit   më   të   zgjuar ,  më   të   sinqertë   dhe   të   drejtpërdrejtë   që   kam   patur   kënaqësinë   të   takoj .  Ndonjëherë   nga   lufta  e  vazhdueshme   që   kanë   për   të   qetësuar   dhe   ulur   xhirot  e  trurit   të  tyre,  duken   të   pasjellshëm  apo  vulgarë .        PËRKUFIZIMI, TREGUESIT DHE SIMPTOMAT   Në   anglisht   vetë   emri   shpjegon   crregullimin  por  përshtatja   mjekësore   në   shqip ...