Skip to main content

Posts

Showing posts from March, 2021

27. Aktiviteti Fizik - Realiteti i pazbukuruar

HYRJA      Ndërkohë që ulem të shkruaj për këtë temë, zë pozicionin tim këmbkryq në karrike, duart mbi tastierë, shpinën drejt dhe jam gati. Nëse po prisni të lexoni si aktiviteti fizik na ndryshon fizikisht, emocionalisht, psikologjikisht (etj-isht) për mirë, nuk besoj se do të jetë shkrimi i duhur. Patjetër që ju që më ndiqni prej kohësh e dini se sa shpesh e sugjeroj ushtrimin fizik për të rritur mirëqenien tonë apo për të trajtuar problemet me shëndetin mendor. Po të futej në një pilulë, do të ishte ilaci më i shtrenjtë, thotë Dr. Mark Hyman.       Sot dua të shkruaj për përjetimet dhe të vërtetat e dhimbshme me aktivitetin fizik. Bëra një pyetje te @bananaditar :  “Kur flitet për aktivitet fizik, c’ndjesi apo mendime ju vijnë?”  Disa nga përgjigjet ishin si më poshtë:  Mendje e shëndoshë, trup i shëndoshë  Duhet por nuk mundem sepse nuk kam kohë fizike  Lehtësim shpirtëror dhe mendor  Uff (kur e filloj), Sa mirë bëra (kur e mbaroj)  Clirim, lumturi, vetëkontroll, disiplinë   Në p