Skip to main content

Posts

Showing posts from January, 2019

6. Sulmet e panikut

Disclaimer: Le të hedhim themelin e rradhës të shëndetit mendor. Të gjithë i përjetojmë, disa më shumë, disa më pak. Ju sugjeroj shumë ta ndani me familjen tuaj dhe njerëzit e dashur, sepse ka kaq shumë nga ne që i kalojnë fshehurazi dhe mund të kenë nevojë për ndihmë. Tregohuni të kujdesshëm dhe vini veshin atyre që ju rrethojnë.  Cfarë është sulmi i panikut (panic attack)? Është nisja e menjëhershme e një frikë intensive ose siklet që arrin kulmin brenda disa minutave.  Përfshin të paktën katër nga  simptomat  e mëposhtme: ·       Rrahje të shpejta zemra ·       Djersitje ·       Dridhje ose drithërima ·       Marrje fryme ·       Ndjesi mbytëse ·       Dhimbje kraharori ·       Gjendje të fikësh ·       Mpirje apo ndjesi shpimi ·       Humbje kontrolli ·       Frikë nga vdekja Dy simptoma të shpeshta janë dhe: ‘Derealization’, ku perceptimi i realitetit të duket i gë