COVID-19:
Gjendet kudo tanime, besoj me te drejte sepse pasojat qe sjell jane te shumta.
Hyrje
Vemendje te madhe kane marre disa organe si mushkrite, zemra, sistemi tretes; por jemi mbrapa me diskutimet publike mbi demet qe i shkakton trurit dhe sistemeve nervore (qendrore, periferike, enterike). Fatmiresisht studimet mbi COVID-19 jane te hapura dhe pa pagese qe te mund te lexohen nga cdo individ me internet. Prandaj, profesionisteve si fillim, nuk na falet qe te mos flasim per problemet me kujtesen, vemendjen, perthithjen e informacionit dhe me shume - si pasoja te pranishme pas COVID-19. Edhe kur e ke kaluar lehte, edhe kur e ke kaluar rende.
Madje nje grup kerkuesish analizuan trurin post-mortem te pacienteve me Sars-CoV-2 dhe gjeten se virusi kishte arritur te kalonte barrieren nga periferia ne qender per te hyre ne tru (Solomon et al., 2020). Kjo gjetje eshte akoma ne diskutim, POR sot eshte kritike t'i njohim problemet me trurin qe t'i parandalojme apo trajtojme kur te shfaqen sa me shpejte te jete e mundur.
Disclaimer: E di qe ketu mund te hasni fjale te 'medha', terma shkencore qe duken te frikshme, por mos kini merak. Thelbi dhe pjeset me te rendesishme te gjetjeve ne kete teme, do t'i shpjegoj me fjale te thjeshta.
Deficitet Neurokonjitive
Perkufizime me rendesi
- Konjicioni (cognition): Marrja dhe kuptimi i dijes nepermjet mendimit, pervojes dhe shqisave. Perfshin funksione si: vemendja, formimi i dijes, kujtesa, kujtesa ne pune (working memory), gjykimi dhe cilesimi, arsyetimi, zgjidhja e problemeve dhe marrja e vendimeve, kuptimi dhe prodhimi i gjuhes.
- Neurokonjicioni (neurocognition): Funksionet konjitive si me siper, te cilat lidhen me pjese te sistemit nervor ku perfshihet truri.
- Deficitet Neurokonjitive: Keqfunksionim i funksioneve konjitive qe mund te ndodhin pas nje semundje neurologjike, mendore, perdorim te drogerave ose ilace, dhe demtim fizik ne tru.
Specialisti qe merret me permiresimin e ketyre problemeve zakonisht eshte nje Neuropsikolog Klinik. [Ndryshimin midis llojeve te psikologeve mund ta bejme ne nje artikull te ardhshem.]
Deficitet prej COVID-19
Diskutimin per demtimet qe kemi pare se le COVID-19 ne sistemin nervor do ta ndertoj ne dy pjese. Si fillim do te diskutojme per formen e rende te perjetimin te semundjes dhe deficiteve neurokonjitive. Ky lloj eshte me shume i studiuar, si rezultat kemi me shume gjetje te perseritura nga disa institute shkencore boterore.
Klecke: Gjetjet nga nje grup i vogel nga nje shtet i vetem, nuk mund te merren si te mireqena pa pare a perseriten apo jo ne nje grup tjeter. Ne e quajme 'gjeneralizim' kete koncept dhe eshte i nevojshem ne kerkim.
Ne pjesen e dyte do te diskutojme per formen e lehte te COVID-19 qe prek shumicen prej nesh, perfshire dhe mua. Fillojme.
1. Forma e rende e COVID-19
Mesazhi i pergjithshem: Problemet me kujtesen, vemendjen, arsyetimin etj (funksionet konjitive) jane te pranishme ne me te shumten e rasteve kur COVID-19 eshte kaluar me veshtiresi (Helms et al., 2020).
Nje studim tregoi se pas daljes nga spitali ku kishin marre ventilim mekanik (p.sh. CPAP, BiPAP) ne kujdesin intensiv:
- 69% e pacienteve perjetonin shqetesime bezdisese,
- 65% ishin konfuze,
- 67% kishin shenja ne traktin kortikospinal (pergjegjes per levizjen),
- 33% kishin sindromen disekzekutive (probleme me lobin frontal; me logjikimin, planifikimin etj) (Helms et al., 2020b).
Nje tjeter grup ne Universitetin e Lausanne, Zvicer, arriti te ndante ne 2 grupe rastet e renda sipas nivelit te keqfunksionimit konjitiv (Beaud et al., 2021). Ky i fundit u mat nga MoCA dhe FAB, dy teste te thjeshta neuropsikologjike qe behen me kompjuter ose leter. Keto teste eshte mire te perdoren nga profesioniste qe qe trajtojne pacientet pas daljes nga kujdesi intensiv. Sipas rezultatit, kujdesi dhe vemendja e pare t'i drejtohet atyre qe performojne me dobet.
Shkaku: Interesante nga ky studim i fundit ishte se te 8 nga 11 pacientet qe u futen ne skaner, kishin atrofi ne tru ne zona te caktuara (focal brain atrophy). Studime te meparshme e mbeshtesin kete gjetje sepse kane treguar ndryshime ne strukture (ishemi, lezione hipoksemike te hipokampusit, basal ganglia, lezione te cerebellumit) dhe ne funksion (Wilcox et al., 2013, Hopkins et al., 2006). Ndoshta keto demtime te matshme ne sistemin qendror nervor mund te jene pergjegjese per deficitet neurokonjitive qe duken ne Sars-CoV-2.
Klecke: Pjesemarresit ne keto studime jane te pakte ne numer per arsye kostosh si dhe kriterit hyres. Prandaj rezultatet duhen konsideruar me kujdes.
2. Forma e lehte e COVID-19
Mesazhi i pergjithshem: Pavaresisht nivelit te virusit, problemet neurokonjitive jane te pranishme edhe ne rastet me te lehta.
Shumica e studimeve te sotme jane perqendruar ne nje grup te caktuar, ata me te rrezikuarit (me te vjeter, me me shume faktore rreziku).
Nje studim i fundit ne Universitetin Mjekesor te Hamburg-Eppendorf, mati performancen e nje grupmoshe me te re (M = 42.2 vjet, SD = 14.3 vjet) qe e kishin kaluar me lehte virusin (Woo et al., 2020). Keta nuk kishin qene ne kujdes intensiv dhe klasifikoheshin sipas OBSH-se ne raste te lehta dhe mesatare.
Rezultatet treguan qe:
- 59% e pacienteve kishin probleme me gjendjen mendore dhe mund te klasifikoheshin nen nje crregullim neuropsikiatrik,
- 78% kishin deficite te vazhdueshme konjitive pefshire kujtesen afat-shkurter, vemendjen dhe perqendrimin,
- keto deficite nuk lidheshin me kohen ne spital, trajtimin, viremine apo inflamacionin (jo korrelacion).
Nje te mire qe kane treguar studime mbi kete target grup, eshte se shpesh keto deficite neurokonjitive jane te paperfillshme dhe nuk ndikojne ne jeten e perditshme te pacienteve. Komplikimet neurologjike shihen me se shumti ne paciente me disa faktore rreziku qe kalojne formen e rende te COVID-19.
Mbyllje
E di qe keto studimet qe ju kam hedhur papritur, mund te duken te frikshme. Nderkohe qe po lexoja dhe kerkoja gjetjet e fundit, une vete po frikesohesha sepse nuk e dija demin qe ky virus shkaktoka edhe ne tru. Megjithate, dija eshte fuqi. Tani qe e kemi kete informacion edhe ne shqip, uroj qe te bejme pak me shume per te ndihmuar ne trajtimin e atyre qe e kane kaluar dhe po e kalojne kete virus.
Ne brendesi te artikullin jam perpjekur qe te jap disa 'hints' a zgjidhje praktike ne situaten e mbingarkuar spitalore qe jemi. Perdorimi i testeve te thjeshta neurokonjitive ne spitale apo nga mjeket e familjes mund te drejtoje burimet qe gjenden drejt atyre qe kane me shume nevoje.
Nje sugjerim nga ana ime per te permiresuar kujtesen, por qe ndihmon dhe funksionet e tjera, e gjeni te kjo video e shkurter me poshte.
Jam e vetedijshme qe po i kerkojme jashtezakonisht shume sistemit tone shendetesor ne kete periudhe te veshtire. Por nese nuk kujdesemi per trurin tone, ku po shkojme?
Shume perqafime dhe pres mendimet tuaja,
Megi
Dy Referenca Baze:
1. Beaud et al., 2021. Pattern of cognitive deficits in severe COVID-19, J. Neurol Neurosurg Psychiatry.
2. Woo et al., 2020. Frequent neurocognitive deficits after recovery from mild COVID-19, Brain Communications.
Thank you for this ❤️
ReplyDelete