Kush është H?
Besoj se kemi nevojë për një prezantim të shkurtër të H apo Mr. H sic kam dëshirë ta quajmë. Nuk kemi shumë që njihemi virtualisht nëpërmjet @banananditar, por gjatë kësaj kohe kemi krijuar mjaftueshëm besim e guxim të përbashkët sa të publikojmë këtë grup pyetjesh e përgjigjesh. Unë guximin për të bërë pyetje të vështira e të drejtpërdrejta ku edhe prisja ndonjë kundërshtim; Mr. H guximin për të ndërmarrë me kraharorin hapur këtë sfidë.
Nuk është e thjeshtë të flasësh publikisht as për llojin e kosit të frutave që pëlqen. Të gjithë kanë përjetime e mendime individuale me shije të preferuara që sigurisht kur ndryshojnë nga jotja, mund të ndihesh e ofenduar e të përgjigjesh.
Kaq hyrje mjafton nga unë. Mr. H është i hapur për pyetje a mendime tuajat, mjafton të më shkruani mua e unë do t'ia përcjell. Kështu ruajmë privatësinë. Dhe mos harroni: Sfidat me mirëqenien mendore përngjajnë, por nuk janë asnjëherë identike sepse ne nuk jemi identikë si njerëz. Merrni cfarë ju shërben nga Mr. H.
Fillojmë.
1. Pse vendose të kërkosh ndihmë?
Kërkova ndihmë sepse kuptova që po e coja jetën time dëm dhe isha në një udhëkryq pa drejtim. Sigurisht ky është një moment kritik ekzistencial ku vihet në peshore e gjithë jeta dhe forca e brendshme, forcë të cilën e kemi të gjithë brenda vetes. Vecse duhet momenti i duhur për ta parë dhe prekur nga afër.
Shtysën kryesore dhe motivimin e gjeta te familja, duke qenë se isha djalë i vetëm dhe familja gjithcka e kishte investuar mbi mua. Kisha qëllime dhe shpresa në jetë se një ditë do t’i bëja krenarë ata.
Shtysën kryesore dhe motivimin e gjeta te familja, duke qenë se isha djalë i vetëm dhe familja gjithcka e kishte investuar mbi mua. Kisha qëllime dhe shpresa në jetë se një ditë do t’i bëja krenarë ata.
2. Më trego për hierarkinë e kërkimit të ndihmës që ti ndoqe për veten tënde.
Gjithcka ndodhi shumë shpejt. Në atakun e parë të panikut i cili u shfaq në orët e vona të mbrëmjes, unë përfundova në urgjencë. Nga aty mu rekomandua vizita me neurologen dhe të nesërmen u bë cdo analizë e mundshme: skaner, analiza gjaku, ezhe e kokës, madje analizat e mia u bënë aq të detajuara sa që u cuan dhe në Turqi për kontrolle shumë specifike. Gjithcka doli mirë dhe mjekja neurologe rekomandoi vizitë me mjekun psikiatër. Pas një konsulte dhe pasi pa gjithë historikun, u vendos mjekim me Seroxat (paroxetine).
3. Pse mendon që paragjykohen psikologët dhe/apo psikiatrët në Shqipëri? A e meritojnë?
Në fakt nuk mund ta ndaj nëse e meritojnë të paragjykohen apo jo, sepse këtu futemi edhe në aspektin kulturor të shoqërisë sonë. Këtu fjala psikolog ose psikiatër e klasifikojnë menjëherë për njerëzit e cmendur.
Megjithatë nga përvoja ime personale kam shumë pakënaqësi me mjekun tim psikiatër (dhe flitej se ishte ndër më të mirët) sepse në cdo konsultë që bëja me të luhej vetëm me dozat. S’u diskutua kurrë për objektiva konkretë të progresit tim dhe qëllimeve finale. S’u diskutua kurrë bashkëpunimi me një psikolog për ta kombinuar me psikoterapi. Kjo gjë më penalizoi 4 vite të jetës sime ku unë natyrisht mund të bëja më shumë dhe s’do krijoja varësi. Fati deshi që këtë ndihmë ta kërkoj vetë. Me psikoterapi dhe me vullnetin tim të fortë ilacet u lanë për 2 muaj.
Ndaj mendoj që pertej konceptit tonë të gabuar si shoqëri në lidhje me mjekët e shëndetit mendor, edhe ata duhet të bëjnë disa hapa para në komunikim dhe profesionalizmin e tyre.
4. Nga përvoja jote, cili ishte ndryshimi midis psikoterapisë (të folur) dhe terapisë farmakologjike (me ilace)?
Unë mendoj që kane ndryshim të madh dhe janë të nevojshme të dyja në varësi te rastit. Nga përvoja ime në terapinë farmakologjike më shumë luhej me dozat e mjekimit; gjë e cila më afroi deri në përgjysmim të dozës por kaq. Shtysën, zgjidhjen në të kuptuarit të ankthit cfarë është, si funksionon dhe si të përballem e deri në shkëputjen e ilaceve e arrita falë psikoterapisë.
5. Cfarë të ndihmoi vecmas profesionistëve që takove?
E gjeja veten shumë tek shëtitjet në natyrë, muzika relaksuese piano, violinë, tinguj të natyrës, shëtitjet bregut te detit. Gjithashtu rëndësi në aspektin vetëndihmues për mua kishin dhe librat psikologjikë. Prej nevojës për zgjidhje u bëra një lexues i paepur i librave të tillë. Me të vërtetë më kanë përmirsuar në shumë koncepte, sesi une i shoh gjërat dhe mënyrën sesi përballem me problemet. Madje tanimë jam një lexues i rregulltë i librave të tillë.
6. Cfarë do t'i thoje dikujt që po të lexon dhe po kalon një periudhë të vështirë me shëndetin mendor?
Me shumë dashuri do të të them që të kuptoj. E di se në cfarë ujërash të turbullta po përplasesh, por mos harro që dielli lind përsëri. Në pranverë gjethet celin përsëri. Mos harro është vecse një periudhë e trishtë dhe e mundimshme e jetës sate nga e cila do e gjesh rrugën dhe nuk do të zgjasë përgjithmonë.
Këshilla më e mirë që mund të të jap është: Mos ki frikë të kërkosh ndihmë, ka gjithmonë aty jashtë njerëz të mirë që do të të ndihmojnë dhe familja është ilaci i gjithckaje ku mund të gjesh forcën e vërtetë. Dhe më e rëndësishmja: Konsideroje gjithmonë psikologun si aleatin tënd më të mirë në cdo hap që ndërmerr.
Këshilla më e mirë që mund të të jap është: Mos ki frikë të kërkosh ndihmë, ka gjithmonë aty jashtë njerëz të mirë që do të të ndihmojnë dhe familja është ilaci i gjithckaje ku mund të gjesh forcën e vërtetë. Dhe më e rëndësishmja: Konsideroje gjithmonë psikologun si aleatin tënd më të mirë në cdo hap që ndërmerr.
7. Cfarë do t'i thoje dikujt që po të lexon dhe nuk arrin të kuptojë sesi dikush nuk arrin ta menaxhojë vetë ankthin duke menduar se ndoshta ti je thjesht i dobët?
Njerëzit ankthiozë janë njerëzit me sensin më të lartë të përgjegjësisë dhe veprimeve që bëjnë. Pikërisht prej kësaj përgjegjshmërie që kanë nuk janë të dobët. Përkundrazi janë shumë të arsyeshëm e të ndjeshëm. Ndaj mundohu t’i kuptosh sepse gjithmonë do të mësosh e do kesh c’të marrësh nga njerëz të tillë.
8. E në fund, pse mendon se ekzistojnë këto crregullime?
Personalisht pyetja e parë që më vinte në mendje kur u përballa me ankthin dhe kurthet e panikut ishte: Pse unë? Pse të më ndodhë mua?
Sot e kam përgjigjen që atëherë më mundonte aq shumë duke fajësuar edhe veten. Ankthin duhet ta pranojmë dhe të jetojmë me të, sepse kështu njohim më mirë atë pjesë të vetëvetes të cilën nuk e njihnim më parë. Mos harro ankthi është aty për të të kujtuar shpesh herë që dicka nuk po shkon me jetën, ëndrrat dhe qëllimet e tua të mëparshme. Mos i braktis ato, lufto fort për objektivat që ke ëndërruar gjithmonë dhe ulje-ngritjet konsideroji si pjesë të rrugëtimit tënd drejt suksesit.
Sot e kam përgjigjen që atëherë më mundonte aq shumë duke fajësuar edhe veten. Ankthin duhet ta pranojmë dhe të jetojmë me të, sepse kështu njohim më mirë atë pjesë të vetëvetes të cilën nuk e njihnim më parë. Mos harro ankthi është aty për të të kujtuar shpesh herë që dicka nuk po shkon me jetën, ëndrrat dhe qëllimet e tua të mëparshme. Mos i braktis ato, lufto fort për objektivat që ke ëndërruar gjithmonë dhe ulje-ngritjet konsideroji si pjesë të rrugëtimit tënd drejt suksesit.
Ju dua shumë,
H
PS: PER CDO RIPRODHIM TE KESAJ INTERVISTE, DUHET TE KOMUNIKONI ME MUA JU LUTEM. FALEMINDERIT.
Comments
Post a Comment