Ndërkohë dekani i shkollës së mjeksisë së Harvardit u pushua nga puna kur foli hapur për ndryshimin e trurit të femrave dhe meshkujve. Një inxhinier i Google-t shkruajti në një raport të brendshëm se prania e më pak femrave në pozicione teknike vjen si pasojë e ndryshimit biologjik të trurit mes gjinive. Google e pushoi nga puna dhe filloi të punësonte më shumë femra inxhiniere.
Me këtë artikull synoj të paraqes ndryshimet konkrete te truri të secilës gjini mbështetur në studime kërkimore të vlerësuara nga ekspertë të fushës.
Fillojmë!
1. Meshkujt piqen më vonë se femrat.
Po të shihni figurën më poshtë (figura 1.), me të kuqe/rozë janë femra dhe me blu/bojëqiell janë meshkujt. Boshti i X-it tregon moshën (age in years), boshti i Y-së tregon volumin e trurit. Shigjetat e zeza tregojnë maturimin maksimal të trurit, pra kur truri është pjekur plotësisht.
Në secilën nga pjesët e ndryshme të trurit të investiguara në këtë studim, truri i femrave piqet në një moshë më të vogël se ai i meshkujve. Specifikisht, ‘frontal grey matter’ është ajo pjesë e trurit që merret me kontrollin e impulseve dhe të qënit më i/e matur me situatat që hasim. Prandaj, sugjerimi që meshkujt janë më impulsivë, më fëmijënorë, e kanë më të vështirë të marrin vendime se femrat moshatare – duket se mund të shpjegohen nga këto gjetje shkencore. Mbani mend se këto janë tregues mesatarë. Ka meshkuj që piqen më shpejt se femrat, apo femra që piqen më vonë se meshkujt. Ka dhe nga ta që s’piqen kurrë!
2. Femrat janë më empatike se meshkujt.
Empatia është aftësia për të kuptuar dhe ndarë
ndjenjat e dikujt tjetër me veten.
-
Në 66.76% të rasteve femrat janë më
empatike se meshkujt.
-
Në 31.1% të rasteve meshkujt janë më
empatike se femrat.
-
Në 2.13% të rasteve meshkrujt dhe femrat
janë njësoj empatikë.
Dukshëm në më shumë se dyfishin e rasteve, femrat janë më empatike se meshkujt. Kjo mund të ilustrohet ndryshe në grafikun e mëposhtëm (figura 2a.).
Empatia matet nëpërmjet një numri që quhet
‘empathizing quotient’ ose EQ. Femrat
mesatarisht e kanë EQ-në më të lartë se meshkujt,
prandaj kurba është e zhvendosur në të djathtë
krahasuar me meshkujt.
Ka meshkuj që janë më empatikë se femrat, dhe femra më empatike se meshkujt por është më e rrallë.
Ka meshkuj që janë më empatikë se femrat, dhe femra më empatike se meshkujt por është më e rrallë.
3. Meshkujt janë më të tërhequr nga sistemet, përfshirë kompjuterat, sesa femrat.
‘Systemizing’ është shtysa e brendshme për të
kuptuar sesi funksionon një sistem, p.sh. sistemet
kompjuterike apo inteligjenca artificiale.
Meshkujt duket se kanë shtysë më të fortë sesa
femrat për të kuptuar këto sistemet. Kjo është e
dukshme në universitetet e inxhinierisë apo
informatikës. Matur me ‘systemizing quotient’ kjo
shtysë është e ilustruar ne figurën 2b më sipër.
Po të konsiderojmë raportin meshkuj:femra, hasim raporte të tipit 4:1 deri në 9:1 individë në spektrumin e autizmit (Fombonne, 2009). Nuk dihet nga se kjo vjen, por ka dy hipoteza. Ose truri i meshkujve është më vulnerabël, më lehtësisht i cënueshëm se ai i femrave. Ose truri i femrave ka veti mbrojtëse që i mban larg crregullime të ndryshme.
Figura 4. Kanabisi i dhënë nga mjeku. Një sërë studimesh jo domosdoshmërisht të mirëbëra kanë sugjeruar efekte pozitive nga nënsubstanca specifike të kanabisit si CBD, por dëmi që shkaktohet te adoleshentët ku truri s’është zhvilluar akoma mund të jetë i konsiderueshëm dhe i pakthyeshëm.
1. Prindër, takohuni me psikologët e fëmijëve të paktën një herë.
Rritja e një fëmije është një nga gjërat më të rëndësishme, pas vendimit që merret për të patur një fëmijë. Edukojeni veten dhe mos kini frikë ti afroheni profesionistëve para, pas dhe ndërkohë që rrisni një fëmijë. Këta njerëz janë të shkolluar dhe kanë përvojën e duhur për t’ju ndihmuar në thuajse cdo hap të jetës suaj.
Ndërkohë siguroni një kanal alternativ komunikimi për fëmijët tuaj. Ndonjëherë mami dhe babi nuk janë njerëzit që duam ti tregojmë cdo gjë kur jemi të vegjël. S’ka më mirë sesa të krijosh një marrëdhënie të ngrohtë me një psikolog në vegjëli dhe ti tregosh cdo problem a shqetësim që ke.
2. Truri është plastik.
Truri ynë ndryshon në varësi të cfarë i servirim. Nëse përpiqemi të jemi më empatikë, mund të punojmë në këtë fushë, dhe të bëhemi të tillë. Nëse duam të mësojmë më shumë për kompjuterat, mund të shpenzojmë më shumë kohë dhe të mësojmë sesi funksionojnë.
Nuk ka kufij, gjinorë apo tjetër, që mund t’ju ndalojnë të bëni atë që doni. Prandaj, nuk ka as justifikime!
Jemi zyrtarisht në mesin e kësaj sfide. Nuk
është asnjëherë vonë për ta filluar, mjafton të
mbushni tabelën më poshtë.
10. Gjeni apo krijoni lidhjen midis qëllimeve tuaja afatshkurtra dhe atyre afatgjata. A ju ndihmojnë këto qëllimet afatshkurtra t’i arrini ato afatgjata, apo janë shumë të kufizuara në kohë dhe hapësirë?
11. Jepini vetes një javë kohë të mendoheni. Nëse gjykoni se mund të keni qëllime të reja, shkruajini dhe ato.
Përmbledhje e pikave 2 dhe 3.
- Nëse konsiderojmë pikën 2 dhe 3, mund të dalim në përfundimin që femrat janë më të afta të kuptojnë ndjenjat e të tjerëve, ndërsa meshkujtë të kuptojnë kompjuterat. Studimet sugjerojnë që kjo vjen si pasojë e ndryshimit të trurit midis gjinive, fiks si sugjeroi dhe ai ish-inxhinieri i Google-it.
- Megjithatë për të pranuar këtë përfundimin, është e rëndësishmë të analizojmë mënyrën sesi i rrisim vajzat dhe djemtë tanë. A i inkurajojmë të flasin hapur për ndjenjat e tyre njësoj? A i inkurajojmë të ndjekin të njëjtat profesione? A i ndëshkojmë njësoj kur bëjnë gabime?
- Mjedisi ku rritemi dhe kalojmë kohë ka një efekt të madh mbi personat që ne jemi apo bëhemi. Aq shumë sa ADN-ja jonë ndryshon fizikisht sipas epigjenetikës. Kot nuk thonë ‘Gjeje shokun më të mirë se veten’.
- Nëse dikush më bind se që në vegjëli i trajtojmë njësoj vajzat dhe djemtë, atëherë ndoshta ndryshimet e neuroneve janë arsyeja e ndjeshmërisë së natyrshme te femrat dhe interesit për sistemet te meshkujt.
4. Meshkujt janë më të prekur nga autizmi se femrat.
Autizmi vjen si pasojë e një zhvillimi ndryshe të
sistemit nervor. Autizmi nuk është i ‘kurueshëm’
dhe ky fakt shpesh sjell ankth te familjarët apo
individët me autizëm. Por është e nevojshme të
nënvizohet se ndërkohë që aftësitë për tu
socializuara janë të ulta, njerëzit në spektrumin
autist kanë një sërë cilësish pozitive që i dallojnë
nga pjesa tjetër e popullsisë.
Në Silicon Valley, Kaliforni, qendra botërore e teknologjisë dhe inovacionit, gjenden më shumë autistë sesa në ndonjë hapësirë tjetër në botë. Kjo sepse këta individë janë tejet të talentuar në atë cka bëjnë, por dhe vlerësohen dhe shtyhen që të

arrijnë potencialin e tyre. Linkun e një artikulli
interesant nga Telegraph-i e gjeni te burimet në
fund.
Po të konsiderojmë raportin meshkuj:femra, hasim raporte të tipit 4:1 deri në 9:1 individë në spektrumin e autizmit (Fombonne, 2009). Nuk dihet nga se kjo vjen, por ka dy hipoteza. Ose truri i meshkujve është më vulnerabël, më lehtësisht i cënueshëm se ai i femrave. Ose truri i femrave ka veti mbrojtëse që i mban larg crregullime të ndryshme.
5. Femrat janë më të prekura nga depresioni sesa meshkujt.
Mund të lexoni më shumë për depresioni këtu:
https://bananaditar.blogspot.com/2019/01/depr
esioni-si-ta-besh-per-vete.html.
Ky crregullim është interesant vecanërisht sepse raporti mes meshkujve dhe femrave është shpesh i kundërshtuar nga një argument shumë i fortë: femrat shkojnë më shpejt dhe shpesh te doktori nëse ndjejnë nevojë. Si pasojë, kjo rrit numrin e femrave që diagnostikohen me depresion.

Ndërkohë meshkujt përpiqen të gjejnë mënyra të
tjera për ta përballuar depresionin. Shpesh herë
abuzojnë me alkol apo lëndë narkotike të
ndryshme. Kjo nuk është aspak zgjidhje, madje
shpesh e përkeqëson gjendjen.
Konkretisht kanabisi që po përhapet ndjeshëm në gjithë botën vecanërisht te të rinjtë është sugjeruar të shkaktojnë dëmtime të pakthyeshme. Ndërkohë që truri i djemve po zhvillohet (duke rikujtuar që vjen me vonesë), kanabisi mund të stisë psikozë, apo shkëputje nga realiteti, aq shumë sa mund të cojë në Skizofreni (Arseneault et al 2002, Bagot et al 2015). Duke marrë parasysh që Skizofrenia është një sëmundje e pakurueshme heterogjene (me simptoma të shumëllojshme), do të ishte më e udhës të shkojmë vetë apo të cojmë fëmijët tanë te doktori kur shohim që dicka ka ndryshuar te ta. Ndryshe gjithcka mund të përkeqësohet shumë shpejt.
Konkretisht kanabisi që po përhapet ndjeshëm në gjithë botën vecanërisht te të rinjtë është sugjeruar të shkaktojnë dëmtime të pakthyeshme. Ndërkohë që truri i djemve po zhvillohet (duke rikujtuar që vjen me vonesë), kanabisi mund të stisë psikozë, apo shkëputje nga realiteti, aq shumë sa mund të cojë në Skizofreni (Arseneault et al 2002, Bagot et al 2015). Duke marrë parasysh që Skizofrenia është një sëmundje e pakurueshme heterogjene (me simptoma të shumëllojshme), do të ishte më e udhës të shkojmë vetë apo të cojmë fëmijët tanë te doktori kur shohim që dicka ka ndryshuar te ta. Ndryshe gjithcka mund të përkeqësohet shumë shpejt.
Figura 4. Kanabisi i dhënë nga mjeku. Një sërë studimesh jo domosdoshmërisht të mirëbëra kanë sugjeruar efekte pozitive nga nënsubstanca specifike të kanabisit si CBD, por dëmi që shkaktohet te adoleshentët ku truri s’është zhvilluar akoma mund të jetë i konsiderueshëm dhe i pakthyeshëm.
#KeshillateMegit
1. Prindër, takohuni me psikologët e fëmijëve të paktën një herë.
Rritja e një fëmije është një nga gjërat më të rëndësishme, pas vendimit që merret për të patur një fëmijë. Edukojeni veten dhe mos kini frikë ti afroheni profesionistëve para, pas dhe ndërkohë që rrisni një fëmijë. Këta njerëz janë të shkolluar dhe kanë përvojën e duhur për t’ju ndihmuar në thuajse cdo hap të jetës suaj.
Ndërkohë siguroni një kanal alternativ komunikimi për fëmijët tuaj. Ndonjëherë mami dhe babi nuk janë njerëzit që duam ti tregojmë cdo gjë kur jemi të vegjël. S’ka më mirë sesa të krijosh një marrëdhënie të ngrohtë me një psikolog në vegjëli dhe ti tregosh cdo problem a shqetësim që ke.
2. Truri është plastik.
Truri ynë ndryshon në varësi të cfarë i servirim. Nëse përpiqemi të jemi më empatikë, mund të punojmë në këtë fushë, dhe të bëhemi të tillë. Nëse duam të mësojmë më shumë për kompjuterat, mund të shpenzojmë më shumë kohë dhe të mësojmë sesi funksionojnë.
Nuk ka kufij, gjinorë apo tjetër, që mund t’ju ndalojnë të bëni atë që doni. Prandaj, nuk ka as justifikime!
#Sfidaebananes
Figura 5. Përshtatje e pikturës së Michelangelo-s, Krijimi i Adamit. Këtu për t’ju kujtuar që të
ardhmen tuaj ta ndërtoni hap pas hapi, si Zoti në Bibël nga nga 1 njeri në 7.5 miliard.
10. Gjeni apo krijoni lidhjen midis qëllimeve tuaja afatshkurtra dhe atyre afatgjata. A ju ndihmojnë këto qëllimet afatshkurtra t’i arrini ato afatgjata, apo janë shumë të kufizuara në kohë dhe hapësirë?
11. Jepini vetes një javë kohë të mendoheni. Nëse gjykoni se mund të keni qëllime të reja, shkruajini dhe ato.
Kur shkruajta në derën time: ‘Lëreni hipokrizinë tuaj jashtë përpara se të hyni.’, asnjë nuk
guxoi të vinte brenda apo të hapte derën.
- KAHLIL GIBRAN
Shkëputuni nga paramendimet apo paragjykimet tuaja për botën dhe pjesëtarët e saj. Hapni vend
për veten tuaj të vertetë dhe do gjithcka do ndryshojë.
Juaja,
Megi
Burimet
Gied et al: https://www.nature.com/articles/nn1099_861
Wright and Skagerberg: https://journals.plos.org/plosone/article?id=10.1371/journal.pone.0031661
https://www.edge.org/event/the-science-of-gender-and-science-pinker-vs-spelke-a-debate
EQ dhe SQ: https://journals.plos.org/plosone/article?id=10.1371/journal.pone.0031661
Autizmi: https://www.nature.com/articles/pr2009131 Fonbonne 2009
Autizmi ne Silicon Valley: https://www.telegraph.co.uk/news/health/news/11883482/Is-it-time-to-re- think-autism.html
Psikoza e kanabisit: https://www.bmj.com/content/325/7374/1212.full https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/25774457

Comments
Post a Comment