Disclaimer: Ky post do të jetë më i shkurtër, por me sugjerime bazë. Kur na thyhet zemra duhet të punojmë ngadalë, pa u hutuar nga informacioni tepërt, pa u hedhur nga një gur në tjetrin duke kërkuar ngushëllim, dhe pa filluar thashethemet pa vend. Punoni me veten, mos lëndoni të tjerë gjatë rrugës. *Mund të fillojmë.*
E kanë ata fajin, [futni mbiemrit tuaj të preferuar]!

Në ditët e sotme duket
sikur njerëzit kanë filluar ta përdorin njëri tjetrin si fast food, ushqim i
shpejtë që zëvendësohet lehtësisht nga kioska në rrugicën tjetër sepse merr pak
kohë për tu gatuar. Kjo është përkthyer në marrëdhënie të brishta, me thuajse zero
punë e përpjekje te hedhura në të (‘me punë dhe përpjekje arrihet cdo gjë’). 
Nga njëra anë jam shumë
mendjehapur, por ndonjëherë e gjej veten tradicionale me mendime njësoj si të
gjyshërve të mi. Kur vendos me vullnet të lirë të përfshihesh në një marrëdhenie,
qoftë kjo romantike, shoqërore apo pune, është e rëndësishme të kuptosh që
gjithcka e suksesshme ka nevojë për kohë të kushtuar, kujdes, mirëkuptim dhe
ndoshta më e rëndësishmja, kompromis. Si ka njerëz që e kuptojnë këtë, ka dhe të
tjerë që janë frekuentues të shpeshtë të fast food-it. Kur hasemi me të tillë
pasi kemi investuar nga vetja shumëcka, dhe ata largohen pandehur, dhimbja që
ndjejmë është e paevitueshme. 
Simptomat

p.s. Frida Kahlo, personalitet që zemra i është thyer më shpesh se jo.

p.s. Frida Kahlo, personalitet që zemra i është thyer më shpesh se jo.
Dhimbja e thyerjes së
zemrës përfshin pagjumësi, ndryshime në oreks, depresion, ankth, madje dhe
vendime vetëvrasje. Është e krahasueshme me dhimbjen fizike dhe e ngjashme me
ndjesitë që të varurit nga droga kanë kur nuk e konsumojnë më. 
Këto simptoma mund të shpjegohen dhe shkencërisht. Truri juaj fillon të ndryshojë reagimin e tij ndaj botës, si rezultat ndryshoni dhe sjellja juaj. Kur krijoni në një lidhje me një partner apo të njohur, një strukturë në tru që quhet temporo-parietal junction (TPJ) ndryshon mënyrën sesi ju shihni veten dhe partnerin tjetër. Ju filloni mos ta ndani më veten nga partneri, por të konsideroheni si një person. Nëse ata ndjejnë dhimbje, edhe ju e ndjeni. Nëse ata janë të lumtur, edhe ju jeni.
Në castin që marrdhënia prishet, trurit i duhet një kohë e caktuar, e ndryshme për cdokënd, që ta bëjë dallimin midis teje dhe partnerit tënd si dy njerëz të ndryshëm. Ndërkohë që kjo ndodh, ju kaloni 1001 'efekte anësore' që s'janë aspak të këndshme.
Për sot kaq shkencë mjafton, vazhdojmë më tutje.
Këto simptoma mund të shpjegohen dhe shkencërisht. Truri juaj fillon të ndryshojë reagimin e tij ndaj botës, si rezultat ndryshoni dhe sjellja juaj. Kur krijoni në një lidhje me një partner apo të njohur, një strukturë në tru që quhet temporo-parietal junction (TPJ) ndryshon mënyrën sesi ju shihni veten dhe partnerin tjetër. Ju filloni mos ta ndani më veten nga partneri, por të konsideroheni si një person. Nëse ata ndjejnë dhimbje, edhe ju e ndjeni. Nëse ata janë të lumtur, edhe ju jeni.
Në castin që marrdhënia prishet, trurit i duhet një kohë e caktuar, e ndryshme për cdokënd, që ta bëjë dallimin midis teje dhe partnerit tënd si dy njerëz të ndryshëm. Ndërkohë që kjo ndodh, ju kaloni 1001 'efekte anësore' që s'janë aspak të këndshme.
Për sot kaq shkencë mjafton, vazhdojmë më tutje.
Apo mos e kam vetë?
'Ata' janë njëra anë e
medaljes që mund të sjellë thyerjen e zemrës. Ana tjetër, ndoshta ajo më pak e
pëlqyera, është kur faji qëndron mbi ju. Për ta shmangur që të jeni përsëri ju
shkaktari i prishjes së një marrëdhënie duhet të përqëndroheni te vetja dhe të
piketoni zakonet tuaja të këqija për ti përmirësuar. Meditimi ndihmon.
Por le të themi që ju
jeni engjëll dhe ata djalli vetë. Zemra ju thye dhe tani kërkoni të riktheheni
në personin që ishit përpara se gjithcka të ndodhte. 
Lajmi i keq: Nuk do arrini kurrë
të ktheheni si më përpara.
Kjo s’është
domosdoshmërisht negative, përkundrazi. Nga përjetime që ju shkaktojnë një
tundje të boshtit tuaj jetësor, duhet vetëm të mësoni. Jeta ka mënyrat e veta
që të përball shpesh me situata të ngjashme, prandaj cdo përjetim tuajin
mbajeni as në xhep. Asnjëherë s'i dihet kur ju bën punë.
Lajmi i mirë: Botës nuk i ka
ardhur akoma fundi.
Edhe pse mund t’ju duket
e tillë sepse shoku juaj ishte mbështetja më e madhe në jetë, apo partnerja
juaj ishte e vetmja gjë e mirë që ju ka ndodhur, jeta vazhdon. Ndoshta për më
mirë. 
Vazhdoni të lexoni për të
mësuar sesi mund ta rimëkëmbni veten, edhe kur ju duket e pamundur. 
1.    
Koha, alkoli apo drogat s’janë zgjidhje. 
Futja
në autopilot ku vazhdoni si të mos kishte ndodhur asgjë duke pritur kohën të shërojë
gjithcka, në fakt nuk funksionon. 
Substancat
toksike të ndihmojnë të përhumbesh në botën e harresës, por hangover-i të nesërmen
do të të kujtojë gjithcka të shumëzuara me 10.
2.    
Bëj një listë me veset e ishit dhe problemet e
marrëdhënies suaj. 
Nje
studim në 2018 u mor me tri grupe njerëzish që i ishte thyer zemra. Grupit të
parë i thanë të përqëndrohej te veset e ish-it të tyre, psh. vonesa e përhershme.
Grupit të dytë i thanë të mendonte ndarjen si një situatë më të pranueshme,
psh. s’ka problem që dua dikë që nuk jam më në kontakt. Grupit të tretë i bënë
pyetje shpërqëndruese, psh. cfarë ushqimi pëlqenin. 
Si
përfundim grupi që ishte më i suksesshëm në shkëputjen nga zemërthyerja, ishte i
pari. Dhe pse përqëndrimi në vese sjell në sipërfaqe ndjenja negative, këto janë
të rëndësishme për të luftuar ato ndjenjat pozitive të pavërtëta që lindin,
psh. ai ishtë i përsosur për mua – kur ju e dini fare mirë që kjo s’është e vërtetë.
3.    
Mos i hapni profilet në median sociale, mos i rimendoni momentet tuaja më të bukura, mos
shikoni foto tuajat të vjetra. 
E
di, kjo pika është mëse e dukshme. Por në fakt kjo është ajo që bëjmë të gjithë.
Prandaj në castin që e kapni veten duke bërë ato më lartë, cohuni nga vendi, lëvizni
rreth e rrotull, merruni me dicka tjetër. 
Sa
më shumë ta kujtosh dikë a dicka, aq më shumë forcohen lidhjet neurale në tru.
Pra aq më i fortë bëhet kujtimi juaj mbi atë person. 
4.    
Njihni zbrazëtinë që ju është krijuar, dhe përpiquni
ta mbushni. 
Kur
jemi në një marrëdhënie shpesh shkëputemi nga rrethet shoqërore, nga hobby-t që
kemi, nga sportet që na bëjnë të lumtur. Kjo është mëse normale sepse duhet ta
kthejmë jetesën tonë prej beqari, në një jetesë dyshe. Por dita vazhdon të ketë
24 orë, prandaj na duhet të sakrifikojmë disa nga ato veprimtaritë që na bëjnë
të lumtur. Kur ndahemi, papritur e gjejmë veten të izoluar apo të ngelur prapa.
Prandaj hapi i rradhës: rikthejuni atyre që ju bëjnë të lumtur si individ, por
gjithashtu kërkoni aventura të reja. Ju jeni një person i plotë, jo gjysma për
tu plotësuar.
#KeshillateMegit
1.    
Dr. Guy Winch është shoku juaj më i mirë. 
Ky
psikolog i ka dhënë një vëmendje të vecantë thyerjes së zemrës në librin e tij:
How to fix a broken heart (si ta rregulloni një zemër të thyer). 
Për
një version të shkurtuar mund të shihni Ted talk-un e tij: https://www.ted.com/talks/guy_winch_how_to_fix_a_broken_heart?language=en 
2.    
Kaloni më shumë kohë me njerëzit që ju vlerësojnë
dhe kujtojnë që ju jeni individë të plotë. 
Në
një rast tjetër, ju me siguri keni vetbesimin e Kanye West (më falni për
referencën ata që s’e njohin). Megjithatë ndoshta tani keni pësuar një zhgënjim
dhe jeni përhumbur sa do pak. Qëndroni pranë familjes dhe miqve tuaj që jua dinë
vlerën sepse do ju trajtojnë si të tillë dhe do t’ju rikujtojnë si ju ta
trajtoni veten. 
Gjithashtu, ndizni qirinj aromatik ë, bëni një dush më të gjatë, qani me Netflix dhe romcom-sat (komeditë romantike) e 90-ave. Shumëcka është e përkohshme, përfshirë dhe dhimbjen tuaj! 
Gjithashtu, ndizni qirinj aromatik
     Po
ju lë me një shprehje që më sjell shpesh qetësi:
Në këtë
botë gjithcka tërheq një farë gjëje. Ata të zjarrit, tërheqin ata të zjarrit.
Ata të dritës, tërheqin ata të dritës.
- RUMI
- RUMI
Prandaj ecni përpara me kokën lartë, sepse c’ka
meritoni do ta tërhiqni herët apo vonë.
Juaja,
Megi
P.S. Jav ës tjetër do të ju ftoj në një sfidë. E njëjta ditë, i njëjti vend. #sfidaebananes
P.S. Jav
Burimet 
https://en.wikipedia.org/wiki/Broken_heart
https://www.glamour.com/story/these-fast-foods-take-the-leas?mbid=social_pinterest
https://www.ignant.com/2015/11/25/psychedelic-portraits-by-dennis-auburn/
https://www.glamour.com/story/these-fast-foods-take-the-leas?mbid=social_pinterest
https://www.ignant.com/2015/11/25/psychedelic-portraits-by-dennis-auburn/



Sjellje shume e bukur Megi, komplimenta! Me pelqen veçanerisht shume gjetja qe ke perdorur si krahasim,fast-food, domethenese ne cdo kuptim.
ReplyDeleteShume, shume faleminderit! Gjithe te mirat.
Delete