Skip to main content

4. Zemra e thyer


Disclaimer: Ky post do të jetë më i shkurtër, por me sugjerime bazë. Kur na thyhet zemra duhet të punojmë ngadalë, pa u hutuar nga informacioni tepërt, pa u hedhur nga një gur në tjetrin duke kërkuar ngushëllim, dhe pa filluar thashethemet pa vend. Punoni me veten, mos lëndoni të tjerë gjatë rrugës. *Mund të fillojmë.*


E kanë ata fajin, [futni mbiemrit tuaj të preferuar]!


best fast foods


Në ditët e sotme duket sikur njerëzit kanë filluar ta përdorin njëri tjetrin si fast food, ushqim i shpejtë që zëvendësohet lehtësisht nga kioska në rrugicën tjetër sepse merr pak kohë për tu gatuar. Kjo është përkthyer në marrëdhënie të brishta, me thuajse zero punë e përpjekje te hedhura në të (‘me punë dhe përpjekje arrihet cdo gjë’).

Nga njëra anë jam shumë mendjehapur, por ndonjëherë e gjej veten tradicionale me mendime njësoj si të gjyshërve të mi. Kur vendos me vullnet të lirë të përfshihesh në një marrëdhenie, qoftë kjo romantike, shoqërore apo pune, është e rëndësishme të kuptosh që gjithcka e suksesshme ka nevojë për kohë të kushtuar, kujdes, mirëkuptim dhe ndoshta më e rëndësishmja, kompromis. Si ka njerëz që e kuptojnë këtë, ka dhe të tjerë që janë frekuentues të shpeshtë të fast food-it. Kur hasemi me të tillë pasi kemi investuar nga vetja shumëcka, dhe ata largohen pandehur, dhimbja që ndjejmë është e paevitueshme.

Simptomat

Frida Kahlo.
p.s. Frida Kahlo, personalitet që zemra i është thyer më shpesh se jo.

Dhimbja e thyerjes së zemrës përfshin pagjumësi, ndryshime në oreks, depresion, ankth, madje dhe vendime vetëvrasje. Është e krahasueshme me dhimbjen fizike dhe e ngjashme me ndjesitë që të varurit nga droga kanë kur nuk e konsumojnë më. 

Këto simptoma mund të shpjegohen dhe shkencërisht. Truri juaj fillon të ndryshojë reagimin e tij ndaj botës, si rezultat ndryshoni dhe sjellja juaj. Kur krijoni në një lidhje me një partner apo të njohur, një strukturë në tru që quhet temporo-parietal junction (TPJ) ndryshon mënyrën sesi ju shihni veten dhe partnerin tjetër. Ju filloni mos ta ndani më veten nga partneri, por të konsideroheni si një person. Nëse ata ndjejnë dhimbje, edhe ju e ndjeni. Nëse ata janë të lumtur, edhe ju jeni. 
Në castin që marrdhënia prishet, trurit i duhet një kohë e caktuar, e ndryshme për cdokënd, që ta bëjë dallimin midis teje dhe partnerit tënd si dy njerëz të ndryshëm. Ndërkohë që kjo ndodh, ju kaloni 1001 'efekte anësore' që s'janë aspak të këndshme. 

Për sot kaq shkencë mjafton, vazhdojmë më tutje.


Apo mos e kam vetë?

'Ata' janë njëra anë e medaljes që mund të sjellë thyerjen e zemrës. Ana tjetër, ndoshta ajo më pak e pëlqyera, është kur faji qëndron mbi ju. Për ta shmangur që të jeni përsëri ju shkaktari i prishjes së një marrëdhënie duhet të përqëndroheni te vetja dhe të piketoni zakonet tuaja të këqija për ti përmirësuar. Meditimi ndihmon.

Por le të themi që ju jeni engjëll dhe ata djalli vetë. Zemra ju thye dhe tani kërkoni të riktheheni në personin që ishit përpara se gjithcka të ndodhte.


Lajmi i keq: Nuk do arrini kurrë të ktheheni si më përpara.

Kjo s’është domosdoshmërisht negative, përkundrazi. Nga përjetime që ju shkaktojnë një tundje të boshtit tuaj jetësor, duhet vetëm të mësoni. Jeta ka mënyrat e veta që të përball shpesh me situata të ngjashme, prandaj cdo përjetim tuajin mbajeni as në xhep. Asnjëherë s'i dihet kur ju bën punë.


Lajmi i mirë: Botës nuk i ka ardhur akoma fundi.

Edhe pse mund t’ju duket e tillë sepse shoku juaj ishte mbështetja më e madhe në jetë, apo partnerja juaj ishte e vetmja gjë e mirë që ju ka ndodhur, jeta vazhdon. Ndoshta për më mirë.

Vazhdoni të lexoni për të mësuar sesi mund ta rimëkëmbni veten, edhe kur ju duket e pamundur.


Hapi i rradhës




1.     Koha, alkoli apo drogat s’janë zgjidhje.

Futja në autopilot ku vazhdoni si të mos kishte ndodhur asgjë duke pritur kohën të shërojë gjithcka, në fakt nuk funksionon.
Substancat toksike të ndihmojnë të përhumbesh në botën e harresës, por hangover-i të nesërmen do të të kujtojë gjithcka të shumëzuara me 10.

2.     Bëj një listë me veset e ishit dhe problemet e marrëdhënies suaj.

Nje studim në 2018 u mor me tri grupe njerëzish që i ishte thyer zemra. Grupit të parë i thanë të përqëndrohej te veset e ish-it të tyre, psh. vonesa e përhershme. Grupit të dytë i thanë të mendonte ndarjen si një situatë më të pranueshme, psh. s’ka problem që dua dikë që nuk jam më në kontakt. Grupit të tretë i bënë pyetje shpërqëndruese, psh. cfarë ushqimi pëlqenin.
Si përfundim grupi që ishte më i suksesshëm në shkëputjen nga zemërthyerja, ishte i pari. Dhe pse përqëndrimi në vese sjell në sipërfaqe ndjenja negative, këto janë të rëndësishme për të luftuar ato ndjenjat pozitive të pavërtëta që lindin, psh. ai ishtë i përsosur për mua – kur ju e dini fare mirë që kjo s’është e vërtetë.


3.     Mos i hapni profilet në median sociale, mos i rimendoni momentet tuaja më të bukura, mos shikoni foto tuajat të vjetra.

E di, kjo pika është mëse e dukshme. Por në fakt kjo është ajo që bëjmë të gjithë. Prandaj në castin që e kapni veten duke bërë ato më lartë, cohuni nga vendi, lëvizni rreth e rrotull, merruni me dicka tjetër.
Sa më shumë ta kujtosh dikë a dicka, aq më shumë forcohen lidhjet neurale në tru. Pra aq më i fortë bëhet kujtimi juaj mbi atë person.

4.     Njihni zbrazëtinë që ju është krijuar, dhe përpiquni ta mbushni.

Kur jemi në një marrëdhënie shpesh shkëputemi nga rrethet shoqërore, nga hobby-t që kemi, nga sportet që na bëjnë të lumtur. Kjo është mëse normale sepse duhet ta kthejmë jetesën tonë prej beqari, në një jetesë dyshe. Por dita vazhdon të ketë 24 orë, prandaj na duhet të sakrifikojmë disa nga ato veprimtaritë që na bëjnë të lumtur. Kur ndahemi, papritur e gjejmë veten të izoluar apo të ngelur prapa. Prandaj hapi i rradhës: rikthejuni atyre që ju bëjnë të lumtur si individ, por gjithashtu kërkoni aventura të reja. Ju jeni një person i plotë, jo gjysma për tu plotësuar.



#KeshillateMegit



1.     Dr. Guy Winch është shoku juaj më i mirë.

Ky psikolog i ka dhënë një vëmendje të vecantë thyerjes së zemrës në librin e tij: How to fix a broken heart (si ta rregulloni një zemër të thyer).
Për një version të shkurtuar mund të shihni Ted talk-un e tij: https://www.ted.com/talks/guy_winch_how_to_fix_a_broken_heart?language=en 

2.     Kaloni më shumë kohë me njerëzit që ju vlerësojnë dhe kujtojnë që ju jeni individë të plotë.

Në një rast tjetër, ju me siguri keni vetbesimin e Kanye West (më falni për referencën ata që s’e njohin). Megjithatë ndoshta tani keni pësuar një zhgënjim dhe jeni përhumbur sa do pak. Qëndroni pranë familjes dhe miqve tuaj që jua dinë vlerën sepse do ju trajtojnë si të tillë dhe do t’ju rikujtojnë si ju ta trajtoni veten. 
Gjithashtu, ndizni qirinj aromatikë, bëni një dush më të gjatë, qani me Netflix dhe romcom-sat (komeditë romantike) e 90-ave. Shumëcka është e përkohshme, përfshirë dhe dhimbjen tuaj! 






     Po ju lë me një shprehje që më sjell shpesh qetësi:

Në këtë botë gjithcka tërheq një farë gjëje. Ata të zjarrit, tërheqin ata të zjarrit. Ata të dritës, tërheqin ata të dritës.
- RUMI

Prandaj ecni përpara me kokën lartë, sepse c’ka meritoni do ta tërhiqni herët apo vonë.

Juaja,
Megi

P.S. Jav
ës tjetër do të ju ftoj në një sfidë. E njëjta ditë, i njëjti vend. #sfidaebananes




Burimet


https://en.wikipedia.org/wiki/Broken_heart

https://www.glamour.com/story/these-fast-foods-take-the-leas?mbid=social_pinterest

https://www.ignant.com/2015/11/25/psychedelic-portraits-by-dennis-auburn/ 


Comments

  1. Sjellje shume e bukur Megi, komplimenta! Me pelqen veçanerisht shume gjetja qe ke perdorur si krahasim,fast-food, domethenese ne cdo kuptim.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Shume, shume faleminderit! Gjithe te mirat.

      Delete

Post a Comment

Popular posts from this blog

29. Leri llafet, na jep ilace!

Kronike ne Virtuale      Para disa ditesh, nga nje profil anonim me erdhen disa mesazhe njera pas tjetres nga ato nje rreshtoret ku me thuhej: "Leri llafet qe na thua, por na konsulto ca ilacesh te marrim." Reagimi im i pare instiktiv ishte: “Kush je ti qe me thua cfare zgjedhje te bej per fushen te ciles i kam dedikuar jeten profesionale?” Sigurisht qe kete mesazh nuk e dergova te shkruar. Me dha parehati mendimi qe te nisja diskutim intelektual me furine e inatit dhe lendimit qe perjetova ne aq pak fjale e rreshta nga dikush qe as me njeh e as e njoh.  Bera nje hap prapa dhe nisa ta pertyp ne mendje:  - cila eshte pikepamja e ketij personi per kete qe thote (1),  - une pse u ndjeva ashtu (2).        Deri diku arrita te gjej disa shpjegime per te dyja pikat.  Cfare ky personi, gjinine e se cilit ende nuk e di, me kishte shkruar, nuk e kisha per here te pare. Thuajse cdo dite e shoh kundershtimin e njerezve te tjere per qasje...

Prind pasi i Mbijetoi Traumës në Fëmijëri

Disclaimer Ky nuk është shkrim imi, por e gjykoj shumë të vlefshëm për ta patur në shqip. Shkroi Erin Emmanuel  Kur ta rikujtojnë      Nuk e prisja që bërja prind për herë të parë do të sfidonte ndjeshëm perceptimin për veten dhe do të më bënte të rishqyrtoja përvojat traumatike të fëmijërisë që mendoja se i kisha lënë pas. E megjithatë, teksa përkundja vajzën time të vogël gjatë netëve e gjata dhe të mundimshme të foshnjërisë së saj, m'u kujtua rishtazi pafajësia që kisha humbur shumë herët dhe u mbërtheva nga ankthi se çfarë mund t’ia prishte jetën së voglës që pushonte në krahët e mi. Hipervigjilenca e shkallës së ulët, të cilën kisha mësuar ta identifikoja dhe zbutja pas vitesh psikoterapie, ishte shfaqur në një mënyrë të re. Hyrja ime në amësi ishte një mundësi tjetër që trauma ime e fëmijërisë të përndiqte realitetin tim aktual. Mund t’i ndjeja kthetrat e saj të njohura. Ndërsa fytyra e vajzës sime më shikonte, turpi im u zmadhua. Më dhimbte që ta dija a d...

16. Bashkebisedim mbi vetveten

Disclaimer : Lexojeni kur te jeni te qete dhe me mendjehaptesine per te hapur dyer te reja.  Cue: We're all in this together - High school musical (  https://www.youtube.com/watch?v=gbrbUfYSt0E  )  "Pranimi i vetes son ë mund të jetë e vështirë, por jo aq e vështirë sa të kalojmë jetët tona duke vrapuar nga ajo. P ërqafimi i dobësive tona është e rrezikshme, por jo aq e rrezikshme sa të heqim dorë nga dashuria, përkatësia dhe gëzimi - përvojat që na bëjnë më vulnerab ël * . Vetëm kur t ë jemi mjaftuesh ëm të guximshëm q ë të zbulojm ë errësirën, at ëher ë do të zbulojmë fuqinë e pafundme të dritës sonë. " - Brene Brown * V ulnerabel = ekspozimi emocional i vetes sone qe shoqerohet nga meraku dhe pasiguria per menyren se si do te reagoje personi tjeter dhe jo vetem. Caste te tilla me rikujtojne pse vazhdoj ta shkruaj kete blog - ketu me jepet mundesia t'ju prezantoj me njerez qe mund t'ju ndryshojne me te vertete menyren se si...