Skip to main content

PËRSHËNDETJE dhe MIRË SE ERDHËT!

Kush jam unë?

Unë quhem Megi dhe kam krijuar këtë hapësirë virtuale ku do të flasim hapur për një temë tejet të rëndësishme: shëndetin mendor.

Synimi im është të nis nje bisedë të munguar në Shqipëri, duke ndarë me ju ato çfarë kam mësuar prej shkollimit tim në Neuroshkencë dhe kureshtjes sime vetjake.

Si do të komunikojmë?

Mund të përdorni zonën e komenteve pasi të regjistroheni; hapat sesi e keni te një post më sipër. Mund ta gjeni te ky link: https://bananaditar.blogspot.com/2019/01/si-te-komentoni.html

Nëse dëshironi, mund të më kontaktoni personalisht. Shkoni te faqja kryesore e blogut, klikoni tre vijat në te majtë, hapni profilin tim dhe klikoni mbi email nën fotografinë.
Gjithashtu faqja ime në Facebook është: https://www.facebook.com/megi.kociaj


Sa shpesh do të postoj?

Një herë në javë, cdo të enjte rreth orës 19.00. Më dërgoni sugjerime për tema që do të pëlqenit te trajtoja.


Ju uroj gjithë të mirat!

Comments

  1. Pershendetje psikologe megi jam nje 19 vjecar dhe kam mendime sikir do vetevritem nga casti ne cast sikir do cmendem sikur do vras ndonje mbreme psh mu kujtu sikur skam frike nga vdekja dhe nga momenti ne moment mund tu vetvritesha se ngaqe skam frike nga vdekja dhe sot me eshte fiksuar sikur do e bej

    ReplyDelete
  2. Ju lutem me kan lodh shum keto mendime kir me kujtohen mossss them perseri tjeter gje

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Prind pasi i Mbijetoi Traumës në Fëmijëri

Disclaimer Ky nuk është shkrim imi, por e gjykoj shumë të vlefshëm për ta patur në shqip. Shkroi Erin Emmanuel  Kur ta rikujtojnë      Nuk e prisja që bërja prind për herë të parë do të sfidonte ndjeshëm perceptimin për veten dhe do të më bënte të rishqyrtoja përvojat traumatike të fëmijërisë që mendoja se i kisha lënë pas. E megjithatë, teksa përkundja vajzën time të vogël gjatë netëve e gjata dhe të mundimshme të foshnjërisë së saj, m'u kujtua rishtazi pafajësia që kisha humbur shumë herët dhe u mbërtheva nga ankthi se çfarë mund t’ia prishte jetën së voglës që pushonte në krahët e mi. Hipervigjilenca e shkallës së ulët, të cilën kisha mësuar ta identifikoja dhe zbutja pas vitesh psikoterapie, ishte shfaqur në një mënyrë të re. Hyrja ime në amësi ishte një mundësi tjetër që trauma ime e fëmijërisë të përndiqte realitetin tim aktual. Mund t’i ndjeja kthetrat e saj të njohura. Ndërsa fytyra e vajzës sime më shikonte, turpi im u zmadhua. Më dhimbte që ta dija a d...

29. Leri llafet, na jep ilace!

Kronike ne Virtuale      Para disa ditesh, nga nje profil anonim me erdhen disa mesazhe njera pas tjetres nga ato nje rreshtoret ku me thuhej: "Leri llafet qe na thua, por na konsulto ca ilacesh te marrim." Reagimi im i pare instiktiv ishte: “Kush je ti qe me thua cfare zgjedhje te bej per fushen te ciles i kam dedikuar jeten profesionale?” Sigurisht qe kete mesazh nuk e dergova te shkruar. Me dha parehati mendimi qe te nisja diskutim intelektual me furine e inatit dhe lendimit qe perjetova ne aq pak fjale e rreshta nga dikush qe as me njeh e as e njoh.  Bera nje hap prapa dhe nisa ta pertyp ne mendje:  - cila eshte pikepamja e ketij personi per kete qe thote (1),  - une pse u ndjeva ashtu (2).        Deri diku arrita te gjej disa shpjegime per te dyja pikat.  Cfare ky personi, gjinine e se cilit ende nuk e di, me kishte shkruar, nuk e kisha per here te pare. Thuajse cdo dite e shoh kundershtimin e njerezve te tjere per qasje...

3. Meditimi

Më ka ndodhur shpesh të diskutoj për meditimin dhe të has fytyra njërëzish kureshtarë apo ndonjëherë të trembur nga ky term. Duket shumë i jashtëm, misterioz dhe i largët nga ç’je mi mësuar të dëgjojmë. Vazhdoni të lexoni për t’u bindur se çdokush nga ne mund ta meditojë, mjafton këmbngulja! Çfarë është meditimi? Meditimi është një praktikë e lashtë që vjen nga kulturat e lindjes, ato të Buddhismit dhe Hinduismit. Praktikuesit i kushtojnë vëmendje të plotë mendimeve dhe ndjenjave vetjake për të kultivuar një mendje të qetë dhe të përqëndruar. Studimet sugjerojnë që një praktikë e shkurtër meditimi (rreth 15 min cdo ditë) për 8 javë minimumi sjell ndryshime të dukshme në humor, rrit vëmendjen, kujtesën, si dhe ul ankthin ndjeshëm te fillestarët. Ekzistojnë lloje të ndryshme meditimi, për të cilat mund të shkruaj nje post tjetër ku të diskutojme ndryshimet e secilit dhe më shumë mbi historinë e kësaj praktike. Tani do të përqëndrohemi në teknika kon...