Mirë se erdhët në klasën e dytë të shëndetit mendor. Shpresoj t'i keni bërë detyrat e shtëpisë nga hera e kaluar, dhe të jeni gati për mësimin e rradhës.
Sot do të hapim pak vend
për të diskutuar ankthin klinik, por jo vetëm.
Çfarë është ankthi?
Rrahje të shpejta zemre
kur pret rezultatet e analizave në spital.
Flutura në stomak kur ulesh
për të bërë atë provimin e vështirë.
Djersë të ftohta kur të thërret
shefi në zyrë pasi s’ke mbaruar detyrën në kohë.
Të gjithë në një formë a
tjetër kemi qënë në ankth të paktën një herë në jetë. Kjo është krejtësisht
normale. Por për disa njerëz ndjesitë më lartë nuk kalojnë pas disa orësh a një
dite. Rrahjet e zemrës shtohen, ankthi përkeqësohet dhe vazhdon për javë, muaj
apo vite me rradhë. Arrin deri në një pikë që s’mund ta jetojnë jetën e tyre pa
qënë të kujdesshëm apo pa e trajtuar veten përditë. Ky është çrregullimi klinik
që quhet ankth.
Paniku,
ankthi social, fobitë dhe ankthi i përgjithshëm janë të gjitha pjesë e ankthit
klinik.
Simptomat
1.
Nervozizmi dhe
frika
2.
Te lëvizurit
papushim
3.
Tharje goje
4.
Ndjesi përzierje,
të vjen për të vjellë
5.
Kontraktimi i
muskujve
6.
Marrja e frymës
7.
Rrahjet e zemrës
shtohen
8.
Të bëhen duart
dhe këmbët të ftohta e me djersë
9.
Probleme me
gjumin
10.
Probleme me
tretjen
11.
Ripërsëritje e
sjelljeve vazhdimisht
Shkaqet
Studiuesit dhe mjekët
akoma nuk e kanë zbuluar se çfarë e shkakton ankthin. Ka sugjerime të ndryshme
si ato genetike, apo si pasojë e mjedisit ku jetojmë, por asgjë përfundimtare. Ky
fakt është shqetësues për sa kohë statistikat tregojnë një rritje të përhapjes
së ankthit me kalimin e viteve.
Trajtimet
Nënllojet e ndryshme të
ankthit trajtohen ndryshe, por unë do të përmend 2 trajtime kryesore.
1.
Ilaçe tip
antidepresantë dhe anxiolytic: mund t’ju vijë çudi, por ilaçe të njëjta që përdoren
për depresionin, përdoren dhe për ankthin. Kjo sepse strukturat e trurit që
mendohen se shkaktojnë këto çrregullime, komunikojnë me njëra tjetrën, janë të
njëjta, ose gjenden në afërsi. Është interesante që rastet e njerëzve që kanë
ankth te miksuar me depresion po rritet ndjeshëm, dhe së fundmi u shtua ne literaturën
mjekësore si një kategori e vecantë çrregullimi.
2.
Hipnoterapia/hipnoza:
shpesh është konsideruar si mjeksi alternative e cila karakterizohet nga një
gjendje qetësimi, përqëndrimi të plotë dhe vëmendje në një pikë për tu futur në
gjendjen që njihet si ‘trance’. Për këtë është e nevojshme një terapist. Mënyra
sesi ankthi luftohet nëpërmjet hipnozës, mendohet të jetë duke krijuar një hapësirë
ku i hipnotizuari kthjellon mendimet a situatat që mund të jenë përgjegjëse për
ankthin e vazhdueshëm. Është e sugjerueshme që hipnoza të bëhet njëkohesisht me
terapinë e zakonshme. Ndërkohë, ka plot skeptikë që s’e mbeshtesin si trajtim,
por studimet tregojnë të kundërtën. Në fakt hipnoza duket se ka efekte të dukshme
në tru dhe në sjellje.
#KeshillateMegit
Ankthi është një emocion i
pashmangshëm, qoftë kronik apo akut. Prandaj të gjithë duhet të mësojnë sa të
munden për të që të arrijnë ta parandalojnë apo luftojnë nëse duhet. Dy këshillat
e mia janë si më poshtë:
1.
Meditoni.
Mjafton një 5-minutësh cdo ditë dhe do ta bëni ankthin shokun tuaj më të mirë.
Nëse nuk keni informacion për meditimin apo ju duket dicka e largët dhe tejet e
vështire, më lini t’ju them se nuk është ashtu. Herës tjetër që do të lani enët,
përqëndrohuni në ujin që rrjedh, çfarë temperature ka, çfarë zhurme bën, është i
turbullt apo i kthjellët. Pastaj kalojeni vëmendjen te ndjesia e sfungjerit, te
tingujt në kuzhinë, e kështu me rradhë. Ja ku medituat, madje duke bërë një punë
shtëpie shumë të bezdisshme. Për ata nga ju që nuk lajnë ene, mos kini merak: së
shpejti do të shkruaj një post për mënyra të thjeshta meditimi. Për ju që nuk
duroni dot, Google është gjithmonë aty.
2.
Ndiqni në
rrjete sociale Mel Robbins. Mel është një life-coach, apo trajnere jete, që jep
këshilla nga më të ndryshme për të patur një jetë të shendetshme dhe për t’u
ndjerë të plotësuar.
Ja ku shpenzuat pak kohë për veten dhe mësuat dicka
të re. Sic ju premtova do të shkruaj së shpejti për meditimin, por gjithashtu do
të ketë një postim mbi ankthin social (si frika që ndjejmë kur jemi në grupe
njerëzish dhe duhet të marrim pjesë në bisedë).
Megjithatë jam mëse e hapur të diskutojmë një temë
tjeter që bie nën ankthin. Mirëpres pyetjet dhe komentet si ngahera.
Shumë mirënjohëse për këtë hapësirë!
Juaja,
Megi
Burime
Super Megi,
ReplyDeleteThjeshte,kuptueshme dhe e asimilueshme
Urime e te shkofte mbar ky misioni qe ke nisur
Shume faleminderit. Pjesemarrja juaj eshte shume e rendesishme per te ecur perpara!
DeleteHi Megi.
ReplyDeleteUne perballem thuajse cdo jave me panic attacks per arsye te ndryshe (puna, familja etj). Per momentin I kam dhene zgjidhje duke pire caj ( Stress Relief- Honey Lavender) dhe sikur ndihem me mire por eshte shume e perkohshme si zgjidhje. Kam provuar dhe yoga apo meditim, por nuk funksionojne, pasi nuk arrije te perqendrohem aq shume sa te largoj cdo mendim nga koka ime. Kjo ndodh edhe kur bej anti stress massages. Do doja ne shkrimet e tua te ardhshme, te na mesoje/drejtoje rreth trukeve qe mund te perdorim per t'ia arritur kete... Edhe njehere suksese per inciativen :)
Hi Roana!
DeleteSi fillim pergezime qe e ke piketuar dhe po perpiqesh ta trajtosh panikun, sepse ka shume njerez qe kalojne nje jete te tere me keto atake dhe thuajse nuk shijojne asgje te bukur qe i ndodh.
Hapat qe ke marre jane te vlefshem, por me e rendesishme eshte rutina dhe consistency.
Megjithate do shkruaj patjeter per truke konkrete per panic attacks se shpejti. Faleminderit per sugjerimin.
Rishkruhemi shpejt!
This comment has been removed by the author.
ReplyDeletePershendetje. Perpara 6 vjetesh, ne moshen 26 vjecare perjetova atakun e pare te panikut, tmerrrr, po mendoja se po vdisja, pasi nuk e njifja as si terme e jo me ta ndjeja. Fillova ta menaxhoja, duke bere shume aktivitet fizik, largova kafeinen, ( asnjehere medikamente)), nisa te lexoje libra motivues te autoreve me te mire, me nje fjale u bera doktor i vetes. Ka nje problem shume te madh ky ataku i panikut, po te zuri njeher, gjithe jeten te ndjeke mbrapa, pasi ti ne cdo situat jo te kendshme do te te vij ndermend " obobo do me kapi nje atak paniku", dhe skalojne shume, ti gjendesh ne kthetrat e tij. Lum ata qe se kane perjetuar ndonjeher.
ReplyDeletePershendetje.kam 10 vite ne Itali dhe ne periudha te ndryshme kam qene shume semur,sa here kam qene me kam ardhur motrat me kane ndimuar spese nuk kam force te bej asgje,kam 2 muaj qe kam lindur me la ndodhur po' e njejta gje me duket sikur nuk jà dal dot kam 1 muaj qe mar cipralex dhe samir akoma nuk jam mire nje
ReplyDeleteAfter reading your article you must know what I have written here gala apple nutrition .This one is being written after getting inspiration from you.
ReplyDelete