Skip to main content

2. Ankthi



Mirë se erdhët në klasën e dytë të shëndetit mendor. Shpresoj t'i keni bërë detyrat e shtëpisë nga hera e kaluar, dhe të jeni gati për mësimin e rradhës. 
Sot do të hapim pak vend për të diskutuar ankthin klinik, por jo vetëm.


Çfarë është ankthi?

Rrahje të shpejta zemre kur pret rezultatet e analizave në spital.
Flutura në stomak kur ulesh për të bërë atë provimin e vështirë.
Djersë të ftohta kur të thërret shefi në zyrë pasi s’ke mbaruar detyrën në kohë.

Të gjithë në një formë a tjetër kemi qënë në ankth të paktën një herë në jetë. Kjo është krejtësisht normale. Por për disa njerëz ndjesitë më lartë nuk kalojnë pas disa orësh a një dite. Rrahjet e zemrës shtohen, ankthi përkeqësohet dhe vazhdon për javë, muaj apo vite me rradhë. Arrin deri në një pikë që s’mund ta jetojnë jetën e tyre pa qënë të kujdesshëm apo pa e trajtuar veten përditë. Ky është çrregullimi klinik që quhet ankth.

Paniku, ankthi social, fobitë dhe ankthi i përgjithshëm janë të gjitha pjesë e ankthit klinik.


Simptomat

1.     Nervozizmi dhe frika
2.    Te lëvizurit papushim
3.    Tharje goje
4.    Ndjesi përzierje, të vjen për të vjellë
5.     Kontraktimi i muskujve
6.    Marrja e frymës
7.     Rrahjet e zemrës shtohen
8.    Të bëhen duart dhe këmbët të ftohta e me djersë
9.    Probleme me gjumin
10.  Probleme me tretjen
11.   Ripërsëritje e sjelljeve vazhdimisht


Shkaqet

Studiuesit dhe mjekët akoma nuk e kanë zbuluar se çfarë e shkakton ankthin. Ka sugjerime të ndryshme si ato genetike, apo si pasojë e mjedisit ku jetojmë, por asgjë përfundimtare. Ky fakt është shqetësues për sa kohë statistikat tregojnë një rritje të përhapjes së ankthit me kalimin e viteve.


Trajtimet

Nënllojet e ndryshme të ankthit trajtohen ndryshe, por unë do të përmend 2 trajtime kryesore.
1.     Ilaçe tip antidepresantë dhe anxiolytic: mund t’ju vijë çudi, por ilaçe të njëjta që përdoren për depresionin, përdoren dhe për ankthin. Kjo sepse strukturat e trurit që mendohen se shkaktojnë këto çrregullime, komunikojnë me njëra tjetrën, janë të njëjta, ose gjenden në afërsi. Është interesante që rastet e njerëzve që kanë ankth te miksuar me depresion po rritet ndjeshëm, dhe së fundmi u shtua ne literaturën mjekësore si një kategori e vecantë çrregullimi.
2.    Hipnoterapia/hipnoza: shpesh është konsideruar si mjeksi alternative e cila karakterizohet nga një gjendje qetësimi, përqëndrimi të plotë dhe vëmendje në një pikë për tu futur në gjendjen që njihet si ‘trance’. Për këtë është e nevojshme një terapist. Mënyra sesi ankthi luftohet nëpërmjet hipnozës, mendohet të jetë duke krijuar një hapësirë ku i hipnotizuari kthjellon mendimet a situatat që mund të jenë përgjegjëse për ankthin e vazhdueshëm. Është e sugjerueshme që hipnoza të bëhet njëkohesisht me terapinë e zakonshme. Ndërkohë, ka plot skeptikë që s’e mbeshtesin si trajtim, por studimet tregojnë të kundërtën. Në fakt hipnoza duket se ka efekte të dukshme në tru dhe në sjellje.  


#KeshillateMegit



Ankthi është një emocion i pashmangshëm, qoftë kronik apo akut. Prandaj të gjithë duhet të mësojnë sa të munden për të që të arrijnë ta parandalojnë apo luftojnë nëse duhet. Dy këshillat e mia janë si më poshtë:

1.     Meditoni. Mjafton një 5-minutësh cdo ditë dhe do ta bëni ankthin shokun tuaj më të mirë. Nëse nuk keni informacion për meditimin apo ju duket dicka e largët dhe tejet e vështire, më lini t’ju them se nuk është ashtu. Herës tjetër që do të lani enët, përqëndrohuni në ujin që rrjedh, çfarë temperature ka, çfarë zhurme bën, është i turbullt apo i kthjellët. Pastaj kalojeni vëmendjen te ndjesia e sfungjerit, te tingujt në kuzhinë, e kështu me rradhë. Ja ku medituat, madje duke bërë një punë shtëpie shumë të bezdisshme. Për ata nga ju që nuk lajnë ene, mos kini merak: së shpejti do të shkruaj një post për mënyra të thjeshta meditimi. Për ju që nuk duroni dot, Google është gjithmonë aty.
2.    Ndiqni në rrjete sociale Mel Robbins. Mel është një life-coach, apo trajnere jete, që jep këshilla nga më të ndryshme për të patur një jetë të shendetshme dhe për t’u ndjerë të plotësuar.


Ja ku shpenzuat pak kohë për veten dhe mësuat dicka të re. Sic ju premtova do të shkruaj së shpejti për meditimin, por gjithashtu do të ketë një postim mbi ankthin social (si frika që ndjejmë kur jemi në grupe njerëzish dhe duhet të marrim pjesë në bisedë).
Megjithatë jam mëse e hapur të diskutojmë një temë tjeter që bie nën ankthin. Mirëpres pyetjet dhe komentet si ngahera.

Shumë mirënjohëse për këtë hapësirë!

Juaja,
Megi

Burime






Comments

  1. Super Megi,
    Thjeshte,kuptueshme dhe e asimilueshme
    Urime e te shkofte mbar ky misioni qe ke nisur

    ReplyDelete
    Replies
    1. Shume faleminderit. Pjesemarrja juaj eshte shume e rendesishme per te ecur perpara!

      Delete
  2. Hi Megi.
    Une perballem thuajse cdo jave me panic attacks per arsye te ndryshe (puna, familja etj). Per momentin I kam dhene zgjidhje duke pire caj ( Stress Relief- Honey Lavender) dhe sikur ndihem me mire por eshte shume e perkohshme si zgjidhje. Kam provuar dhe yoga apo meditim, por nuk funksionojne, pasi nuk arrije te perqendrohem aq shume sa te largoj cdo mendim nga koka ime. Kjo ndodh edhe kur bej anti stress massages. Do doja ne shkrimet e tua te ardhshme, te na mesoje/drejtoje rreth trukeve qe mund te perdorim per t'ia arritur kete... Edhe njehere suksese per inciativen :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Hi Roana!

      Si fillim pergezime qe e ke piketuar dhe po perpiqesh ta trajtosh panikun, sepse ka shume njerez qe kalojne nje jete te tere me keto atake dhe thuajse nuk shijojne asgje te bukur qe i ndodh.
      Hapat qe ke marre jane te vlefshem, por me e rendesishme eshte rutina dhe consistency.

      Megjithate do shkruaj patjeter per truke konkrete per panic attacks se shpejti. Faleminderit per sugjerimin.

      Rishkruhemi shpejt!

      Delete
  3. This comment has been removed by the author.

    ReplyDelete
  4. Pershendetje. Perpara 6 vjetesh, ne moshen 26 vjecare perjetova atakun e pare te panikut, tmerrrr, po mendoja se po vdisja, pasi nuk e njifja as si terme e jo me ta ndjeja. Fillova ta menaxhoja, duke bere shume aktivitet fizik, largova kafeinen, ( asnjehere medikamente)), nisa te lexoje libra motivues te autoreve me te mire, me nje fjale u bera doktor i vetes. Ka nje problem shume te madh ky ataku i panikut, po te zuri njeher, gjithe jeten te ndjeke mbrapa, pasi ti ne cdo situat jo te kendshme do te te vij ndermend " obobo do me kapi nje atak paniku", dhe skalojne shume, ti gjendesh ne kthetrat e tij. Lum ata qe se kane perjetuar ndonjeher.

    ReplyDelete
  5. Pershendetje.kam 10 vite ne Itali dhe ne periudha te ndryshme kam qene shume semur,sa here kam qene me kam ardhur motrat me kane ndimuar spese nuk kam force te bej asgje,kam 2 muaj qe kam lindur me la ndodhur po' e njejta gje me duket sikur nuk jà dal dot kam 1 muaj qe mar cipralex dhe samir akoma nuk jam mire nje

    ReplyDelete
  6. After reading your article you must know what I have written here gala apple nutrition .This one is being written after getting inspiration from you.

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Prind pasi i Mbijetoi Traumës në Fëmijëri

Disclaimer Ky nuk është shkrim imi, por e gjykoj shumë të vlefshëm për ta patur në shqip. Shkroi Erin Emmanuel  Kur ta rikujtojnë      Nuk e prisja që bërja prind për herë të parë do të sfidonte ndjeshëm perceptimin për veten dhe do të më bënte të rishqyrtoja përvojat traumatike të fëmijërisë që mendoja se i kisha lënë pas. E megjithatë, teksa përkundja vajzën time të vogël gjatë netëve e gjata dhe të mundimshme të foshnjërisë së saj, m'u kujtua rishtazi pafajësia që kisha humbur shumë herët dhe u mbërtheva nga ankthi se çfarë mund t’ia prishte jetën së voglës që pushonte në krahët e mi. Hipervigjilenca e shkallës së ulët, të cilën kisha mësuar ta identifikoja dhe zbutja pas vitesh psikoterapie, ishte shfaqur në një mënyrë të re. Hyrja ime në amësi ishte një mundësi tjetër që trauma ime e fëmijërisë të përndiqte realitetin tim aktual. Mund t’i ndjeja kthetrat e saj të njohura. Ndërsa fytyra e vajzës sime më shikonte, turpi im u zmadhua. Më dhimbte që ta dija a d...

29. Leri llafet, na jep ilace!

Kronike ne Virtuale      Para disa ditesh, nga nje profil anonim me erdhen disa mesazhe njera pas tjetres nga ato nje rreshtoret ku me thuhej: "Leri llafet qe na thua, por na konsulto ca ilacesh te marrim." Reagimi im i pare instiktiv ishte: “Kush je ti qe me thua cfare zgjedhje te bej per fushen te ciles i kam dedikuar jeten profesionale?” Sigurisht qe kete mesazh nuk e dergova te shkruar. Me dha parehati mendimi qe te nisja diskutim intelektual me furine e inatit dhe lendimit qe perjetova ne aq pak fjale e rreshta nga dikush qe as me njeh e as e njoh.  Bera nje hap prapa dhe nisa ta pertyp ne mendje:  - cila eshte pikepamja e ketij personi per kete qe thote (1),  - une pse u ndjeva ashtu (2).        Deri diku arrita te gjej disa shpjegime per te dyja pikat.  Cfare ky personi, gjinine e se cilit ende nuk e di, me kishte shkruar, nuk e kisha per here te pare. Thuajse cdo dite e shoh kundershtimin e njerezve te tjere per qasje...

16. Bashkebisedim mbi vetveten

Disclaimer : Lexojeni kur te jeni te qete dhe me mendjehaptesine per te hapur dyer te reja.  Cue: We're all in this together - High school musical (  https://www.youtube.com/watch?v=gbrbUfYSt0E  )  "Pranimi i vetes son ë mund të jetë e vështirë, por jo aq e vështirë sa të kalojmë jetët tona duke vrapuar nga ajo. P ërqafimi i dobësive tona është e rrezikshme, por jo aq e rrezikshme sa të heqim dorë nga dashuria, përkatësia dhe gëzimi - përvojat që na bëjnë më vulnerab ël * . Vetëm kur t ë jemi mjaftuesh ëm të guximshëm q ë të zbulojm ë errësirën, at ëher ë do të zbulojmë fuqinë e pafundme të dritës sonë. " - Brene Brown * V ulnerabel = ekspozimi emocional i vetes sone qe shoqerohet nga meraku dhe pasiguria per menyren se si do te reagoje personi tjeter dhe jo vetem. Caste te tilla me rikujtojne pse vazhdoj ta shkruaj kete blog - ketu me jepet mundesia t'ju prezantoj me njerez qe mund t'ju ndryshojne me te vertete menyren se si...