Skip to main content

Posts

28. Unë dhe Çrregullimi im i Personalitetit

Meg's take : E kam lexuar dhe p ërthithur emailin e par ë t ë  mikut ton ë t ë rradh ës sikur t ë ishte dhurata m ë e shtrenjt ë q ë kisha marr ë. Esht ë e rrall ë dhe e tep ër e vyer t ë vendosen krah p ër krah cil ësit ë q ë do t'ju l ë t'i zbuloni vet ë teksa lexoni bashk ëbisedimin e m ëposht ëm.      "Borderline Personality Disorder" apo BPD apo Crregullimi Kufijtar i Personalitetit  ësht ë sa i keqdiagnostikuar aq edhe shum ë sfidues. Mund t'ju jap pikat kryesore p ërshkruese si n ë manualin diagnostikues DSM apo ICD mbi BPD, por kam bindjen q ë diagnoza tipike si n ëp ër libra i sh ërben vet ëm profesionistit; dhe atij deri diku.   Kjo  ësht ë tem ë p ër nj ë dit ë tjet ër.       Them se  ësht ë m ë e r ënd ësishme t ë jemi sy e vesh p ër t ë kuptuar (a), p ër t ë mb ështetur (b), dhe p ër t ë krijuar hap ësir ën e duhur q ë cdo individ i shoq ëris ë t ë shk ëlqej ë drit ën e vet ë (c).  Me shum ë d ëshir ë:  ...

27. Aktiviteti Fizik - Realiteti i pazbukuruar

HYRJA      Ndërkohë që ulem të shkruaj për këtë temë, zë pozicionin tim këmbkryq në karrike, duart mbi tastierë, shpinën drejt dhe jam gati. Nëse po prisni të lexoni si aktiviteti fizik na ndryshon fizikisht, emocionalisht, psikologjikisht (etj-isht) për mirë, nuk besoj se do të jetë shkrimi i duhur. Patjetër që ju që më ndiqni prej kohësh e dini se sa shpesh e sugjeroj ushtrimin fizik për të rritur mirëqenien tonë apo për të trajtuar problemet me shëndetin mendor. Po të futej në një pilulë, do të ishte ilaci më i shtrenjtë, thotë Dr. Mark Hyman.       Sot dua të shkruaj për përjetimet dhe të vërtetat e dhimbshme me aktivitetin fizik. Bëra një pyetje te @bananaditar :  “Kur flitet për aktivitet fizik, c’ndjesi apo mendime ju vijnë?”  Disa nga përgjigjet ishin si më poshtë:  Mendje e shëndoshë, trup i shëndoshë  Duhet por nuk mundem sepse nuk kam kohë fizike  Lehtësim shpirtëror dhe mendor  Uff (kur e filloj), Sa mirë bëra...

26. Mr. H Flet Për Ankthin dhe Sfidat në Shqipëri

Kush është H?     Besoj se kemi nevojë për një prezantim të shkurtër të H apo Mr. H sic kam dëshirë ta quajmë. Nuk kemi shumë që njihemi virtualisht nëpërmjet @banananditar , por gjatë kësaj kohe kemi krijuar mjaftueshëm besim e guxim të përbashkët sa të publikojmë këtë grup pyetjesh e përgjigjesh. Unë guximin për të bërë pyetje të vështira e të drejtpërdrejta ku edhe prisja ndonjë kundërshtim; Mr. H guximin për të ndërmarrë me kraharorin hapur këtë sfidë.          Nuk është e thjeshtë të flasësh publikisht as për llojin e kosit të frutave që pëlqen. Të gjithë kanë p ërjetime e  mendime individuale me shije të preferuara që sigurisht kur ndryshojnë nga jotja, mund të ndihesh e ofenduar e të përgjigjesh.  Kaq hyrje mjafton nga unë. Mr. H është i hapur për pyetje a mendime tuajat, mjafton të më shkruani mua e unë do t'ia përcjell. Kështu ruajmë privatësinë. Dhe mos harroni: Sfidat me mir ëqenien mendore p ërngjajn ë, por nuk jan ë asnj ëher ë i...

25. Multiproblemet me Multitasking

Pse është multitasking i keq për ne?  PËRKUFIZIMI       Multitasking: të bërit e shumë punëve/aktiviteteve/detyrave/’gjërave’ njëkohësisht. P.sh. Flet në telefon ndërkohë që i jep makinës. Sheh TV ndërkohë që përdor celularin; kjo e fundit njihet si media multitasking. Një përkufizim tjetër për multitasking do të ishte: Një ndryshimi i shpejtë nga një punë në tjetrën që dëmton performancën në të dyja.       Rreth 93% e njerëzve mendojnë që janë më të mirë se mesatarja në multitasking. Kjo nuk është një cështje për t’u mburrur fatkeqësisht. Na është bërë normale në botën që jetojmë dhe thuajse as nuk e vëmë më re. Cfarë vëmë re është mungesa e eficencës në fund të ditës apo ndjesia e lodhjes së tepërme. Psikiatri Edward M. Hallowell e përshkruan multitasking si ‘ aktiviteti mitik ku njerëzit besojnë se mund të bëjnë dy ose më shumë gjëra njëkohësisht aq mirë sa tek e tek ’.  NDIKIMI I MULTITASKING  " Një person që ndërpritet gjatë kr...