Skip to main content

22. Drejtuar studenteve te rinj


[Love letter to students going abroad]

Disclaimer: Nje nga pjeset e shoqerise me te prekura nga ankthi dhe depresioni jane studentet e universiteteve. Kjo sepse papritur gjenden perpara nje realiteti ku jane vetem dhe duhet te krijojne shoqeri e familje nga e para. Une vete e kam perjetuar kete shkeputje nga shtepia, prandaj e ndjej te rendesishme qe te shkruaj per kete teme. 



Leter dashurie per studentet e rinj


Mbeshtetur ne pervojat vetjake por vecanerisht te miqve te mi, dua shume t’i dedikoj pak kohe dhe fjale te rinjve qe kete shtator nisin nje etape te re ne jeten e tyre. Ndoshta me shume se te tjereve, po i drejtohem atyre qe do largohen nga shtepia e tyre per nje qytet a shtet krejtesisht te ri me qellimin e arsimimit. 

Pa u zgjatur shume, po listoj cfare do doja te kisha ditur perpara studimeve larg shtepise.



1. Fillimi eshte i veshtire. 

Kjo nuk eshte arsye per te mos e ndermarre kete hap. Perkundrazi. E megjithate duhet te pergatiteni paraprakisht. Nese niseni me mendimin qe do has veshtiresi por do t’i kaloj patjeter, gjithcka do te jete shume e perballueshme. 



2. Mos vuani ne heshtje. 

Te gjithe kur nisin dicka te re rrethuar nga askush qe njohin, mund te perjetojne shok emocional. Ne vend qe te luftoni me veten per t’i gjetur zgjidhje dickaje qe nuk e keni hasur me pare, kerkoni ndihme. Zakonisht ne universitete apo kolegje ka departamente dedikuar mbeshtetjes psikologjike per studente, ku nuk do te ndiheni vetem. Ata kane vite pervoje dhe jane njohur me te rinj nga lloj lloj prejardhjesh. Prandaj dera e pare qe duhet te trokisni, do jete brenda kufijve te kampusit. 

Per mua ka qene vecanerisht i veshtire viti i dyte, ku kisha marre mbi vete me shume pergjegjesi se sa mund te mbaja ne 24 ore. Isha mesuar t’i jepja vete drejtim gjithckaje dhe as me shkonte ndermend te kerkoja ndihme. Megjithate erdhi nje moment qe me dukej sikur nuk do ia dilja dot, keshtu qe doja s’doja, tashme kisha nevoje per ndihme te jashtme. Me lini t’ju them se ka qene vendimi me i mire qe kam marre ne ate kohe. Mire do ishte ta kisha marre me shpejt. Kur fillojme flasim per perjetimet tona me tjeret, kuptojme qe (1) nuk jemi vetem ne qe po kalojme dicka te tille, (2) asgje nuk eshte e paperballueshme. 



3. Ruajeni veten nga cfare ju ben dem. 

Nuk kini pse te prisni deri sa t’ju kaploje stresi apo ankthi. Parandalojeni!

Nese e dini qe zgjimi ne oret e vona te mengjesit ju le me dhimbje koke dhe ndiheni joproduktiv, vini alarmin qe te zgjoheni heret (po, edhe ne fundjave). Nese keni te njohur ne jeten tuaj qe ju sjellin stres dashur pa dashur, minimizojini kontaktet me to. Nese festat cdo fundjave ju lene te lodhur dhe paqejf, rrallojini. Gjeni cfare ju demton dhe ndihmojeni veten. 

Per cka eshte jashte kontrollit tuaj, perpiquni te mos shpenzoni kohe duke e menduar. E di, eshte me e thjeshte thene se bere, por duhet te perpiqeni.



4. Kthejeni aktivitetin fizik ne prioritet. 

Ndoshta nje nga pikat me te rendesishme. Ushtrimi fizik na ndryshon perberjen kimike te trurit; na ben njerez me te lumtur, me te kenaqur nga jeta, me te duruar, me pozitive. Njekohesisht na shtyn te ndihemi me mire me menyren si dukemi, si ecim, si komportohemi cdo dite. Me e rendesishmja per disa nga ne: na lejon qe te hame c’te duam pa u ndjere fajtore. 

Ndani qe ne fillim hapesira ne axhenden tuaj te perjavshme per aktivitetin fizik. Nuk keni pse zgjidhni palestren me te mire. Mjafton dicka e thjeshte afer shtepise qe nuk ju merr shume kohe dhe mbi te gjitha nuk ju sherben si justifikim per te hequr dore. 

Une vete jam treguar ambicioze disa here ku rezervoja klasa ne palester 6 nga 7 dite te javes, dhe si perfundim shkoja vetem 3 apo 4. Pastaj ndihesha fajtore qe nuk shkova te te gjitha, dhe javes tjeter shkoja me pak, deri sa arrija te shkeputesha plotesisht. Mos beni si une. Gjeni mesin e arte dhe cdo gje siper atij konsiderojeni si bonus!



5. Komunikoni me familjen dhe miqte. 

Ata qe jane gezuar dhe merzitur njekohesisht per largimin tuaj me shume se te gjithe, jane prinderit dhe familja juaj (e gjakut apo e zgjedhur). Papritur jane perballur me nje realitet ku nje nga personat me te rendesishem ne jete zhduket sa hap e mbyll syte. Boshlleku qe lini pas nuk mbushet as nga ardhjet tuaja nje here ne ca kohe, as nga videocalls-at apo telefonatat me te shpeshta. Megjithate ndihmojne shume qe ikja te mos ndihet aq shume. 

Nuk ju merr shume kohe te cuarit e nje fotoje te zymte nga libraria apo nje mesazhi miremengjesi. Do te ndihmoje te dyja palet sepse dhe ju do te rikujtoni se ne fakt, nuk jeni vetem. 






Me kaq dua ta mbyll kete leter per ju. Uroj qe te jeni shume te lumtur per kete ndermarrje te re. E di qe une isha e lumtur dhe e frikesuar pernjeheresh. E reja eshte misterioze, por veshur me kureshtje dhe guxim kam besim se do t'ia dilni. 

Si perhera, per cdo gje qe te keni mund te me shkruani.

Nga nje bashke-aventuriere drejtuar te tjereve, 

Shume perqafime,
Megi 

Comments

Popular posts from this blog

Prind pasi i Mbijetoi Traumës në Fëmijëri

Disclaimer Ky nuk është shkrim imi, por e gjykoj shumë të vlefshëm për ta patur në shqip. Shkroi Erin Emmanuel  Kur ta rikujtojnë      Nuk e prisja që bërja prind për herë të parë do të sfidonte ndjeshëm perceptimin për veten dhe do të më bënte të rishqyrtoja përvojat traumatike të fëmijërisë që mendoja se i kisha lënë pas. E megjithatë, teksa përkundja vajzën time të vogël gjatë netëve e gjata dhe të mundimshme të foshnjërisë së saj, m'u kujtua rishtazi pafajësia që kisha humbur shumë herët dhe u mbërtheva nga ankthi se çfarë mund t’ia prishte jetën së voglës që pushonte në krahët e mi. Hipervigjilenca e shkallës së ulët, të cilën kisha mësuar ta identifikoja dhe zbutja pas vitesh psikoterapie, ishte shfaqur në një mënyrë të re. Hyrja ime në amësi ishte një mundësi tjetër që trauma ime e fëmijërisë të përndiqte realitetin tim aktual. Mund t’i ndjeja kthetrat e saj të njohura. Ndërsa fytyra e vajzës sime më shikonte, turpi im u zmadhua. Më dhimbte që ta dija a d...

16. Bashkebisedim mbi vetveten

Disclaimer : Lexojeni kur te jeni te qete dhe me mendjehaptesine per te hapur dyer te reja.  Cue: We're all in this together - High school musical (  https://www.youtube.com/watch?v=gbrbUfYSt0E  )  "Pranimi i vetes son ë mund të jetë e vështirë, por jo aq e vështirë sa të kalojmë jetët tona duke vrapuar nga ajo. P ërqafimi i dobësive tona është e rrezikshme, por jo aq e rrezikshme sa të heqim dorë nga dashuria, përkatësia dhe gëzimi - përvojat që na bëjnë më vulnerab ël * . Vetëm kur t ë jemi mjaftuesh ëm të guximshëm q ë të zbulojm ë errësirën, at ëher ë do të zbulojmë fuqinë e pafundme të dritës sonë. " - Brene Brown * V ulnerabel = ekspozimi emocional i vetes sone qe shoqerohet nga meraku dhe pasiguria per menyren se si do te reagoje personi tjeter dhe jo vetem. Caste te tilla me rikujtojne pse vazhdoj ta shkruaj kete blog - ketu me jepet mundesia t'ju prezantoj me njerez qe mund t'ju ndryshojne me te vertete menyren se si...

28. Unë dhe Çrregullimi im i Personalitetit

Meg's take : E kam lexuar dhe p ërthithur emailin e par ë t ë  mikut ton ë t ë rradh ës sikur t ë ishte dhurata m ë e shtrenjt ë q ë kisha marr ë. Esht ë e rrall ë dhe e tep ër e vyer t ë vendosen krah p ër krah cil ësit ë q ë do t'ju l ë t'i zbuloni vet ë teksa lexoni bashk ëbisedimin e m ëposht ëm.      "Borderline Personality Disorder" apo BPD apo Crregullimi Kufijtar i Personalitetit  ësht ë sa i keqdiagnostikuar aq edhe shum ë sfidues. Mund t'ju jap pikat kryesore p ërshkruese si n ë manualin diagnostikues DSM apo ICD mbi BPD, por kam bindjen q ë diagnoza tipike si n ëp ër libra i sh ërben vet ëm profesionistit; dhe atij deri diku.   Kjo  ësht ë tem ë p ër nj ë dit ë tjet ër.       Them se  ësht ë m ë e r ënd ësishme t ë jemi sy e vesh p ër t ë kuptuar (a), p ër t ë mb ështetur (b), dhe p ër t ë krijuar hap ësir ën e duhur q ë cdo individ i shoq ëris ë t ë shk ëlqej ë drit ën e vet ë (c).  Me shum ë d ëshir ë:  ...