Skip to main content

19. Vera, pj. 1: Crregullimi afektiv i stines



Si ju ka nisur vera? Po ju merret dhe ju fryma nga temperaturat e larta, apo jeni zhvendosur ne bregdet dhe po pini nga gota me mini cadra? 

Ndryshimi i stines sjell ndryshimin e perditshmerise ne menyre te pashmangshme. Ky ndryshim ne nje perqindje te popullesise perjetohet me veshtiresi, cka ndikon ne personin qe e perjeton si dhe ne njerezit qe e rrethojne. Prandaj eshte e rendesishme te diskutohet, sepse prek jo-drejtperdrejte shume nga ne. 

Ne manualet e diagnostikimit i gjejme streset si pasoje e ndryshimit stinor permbledhur nen emrin  'Seasonal affective disorder' (SAD) apo 'Crregullimi afektiv i stines'. Fatmiresisht rreth 10% e popullesise ndikohet, ku masivisht stina e dimrit eshte shkaktarja me e madhe. Nje nenbashkesi e ketyre qe ndikohen ne dimer, gjithashtu preken nga ardhja e veres. 


Ndryshimi midis SAD ne dimer dhe vere eshte bere fillimisht nga psikiatri Thomas Mehr ne 1987. 




CILESITE





SAD ne dimer karakterizohet nga: 
1. Oreks i larte
2. Te fjeturit me shume se zakonisht
3. Izolimi i vetvetes
4. Neps per karbohidrate (ushqime me energji te larte) 

SAD ne vere karakterizohet nga:
1. Humbje e oreksit
2. Insomnia (pagjumesi)
3. Irritim, acarim i shpejte 

Te perbashketat e te dyja crregullimeve jane:
1. Ankthi
2. Depresioni 





SHKAKU




Rrezet e diellit mendohet te jene pergjegjeset kryesore, me sakte prania apo mungesa e tyre. Te gjithe ne kemi nje ore biologjike ne trup qe quhet 'ora cirkadiane'. Kjo sigurohet qe te gjithe te hame, fleme, bashkeveprojme ne te njejtin orar, keshtu na rrit aftesine e te jetuarit ne komunitet dhe si rezultat e te mbijetuarit (shpjeguar nga ana evolucionare). 

Dielli drejtperdrejte manipulon oren tone biologjike nepermjet prodhimit dhe shperndarjes se hormonit melatonin, qe me siguri do e keni hasur me pare. Melatonina me pas ndikon ne prodhimin e seratonines (5-HT) e cila lidhet shume ngushte me mireqenien emocionale. 

Ne dimer dita eshte me e shkurter, si rezultat ka me pak rreze dielli, qe ndikon me pak te ora. Ne vere dita eshte me e gjate, si rezultat ka me shume rreze diellin, qe ndikon me shume te ora se sa zakonisht. Ky crregullimi i kontrollit te ores rezulton ne crregullimin e shume sistemeve tona, perfshire ate te gjumit, oreksit, si dhe qendrave te emocioneve apo humorit (ankthi, depresioni). Efekti domino mbizoteron ne gjithe qenien tone!

Prandaj kuptojeni dhe vleresojeni rendesine e diellit, sepse na ndikon katerciperisht ne mbarevajtjen e jetes sone. 





TRAJTIMET








Dimer:

Fatmiresisht ne dimer mund ta korrigjojme me lehtesisht mungesen e diellit nepermjet disa llambava specifike krijuar per te leshuar drite te ngjashme me diellin. Keto jepen me keshillen e mjekut, por mund te blihen pa recete. 
Nderkohe suplemente te vitamines D, terapi si dhe antidepresantet gjithashtu perdoren. 


Vere:

Nderkohe ne vere situata eshte me e veshtire. Duke qene qe nje pjese e vogel e popullesise preket drejtperdrejte, nuk ka patur shume studime (kohe, para) mbi trajtimet e ankthit/depresionit veror. Megjithate ka disa sugjerime nga psikiater dhe psikologe si me poshte:

1) Terapia e ftohte 

Beni dushe te ftohta, futuni ne pishina/vaska me uje akull te ftohte, ndizeni kondicionerin ne temperature shume te ftohte - per nje kohe te shkurter, mundesisht me intervale. Sipas Dr. Norman Rosenthal, profesor i psikiatrise klinike i cili eshte nga pioneret e SAD, sugjeron dhe mbeshtet ato me siper, por nenvizon se efekti i terapise se ftohte eshte i perkohshem. 


2) Gjumi

E di qe eshte shume vape, por eshte e rendesishme te mos e crregulloni orarin e gjumit. Vrisni pak mendjen dhe modifikojeni dhomen e gjumit ne nje forme qe ta beje probabilitetin e gjumit te rehatshem sa me te larte. 


3) Alergjite

Lidhja midis alergjive dhe te ndjerit i merzitur ne vere eshte publikuar dhe ne hapesirat me prestigjoze mbi crregullimet afektive, ku psikiatri Alvaro Guzman eshte njeriu i duhur per te lexuar nese doni me shume info. Mbajini alergjite tuaja nen kontroll, qofte me ilace apo thjeshte shmangie te vendeve (apo personave (: ) qe jua shtojne.


4) Izolimi

Problemi me izolimin social dhe ankthin/depresionin/stresin/merzitjen etj, mund te krahasohet me vezen dhe pulen. Duke qene qe mund te kontrollojme nje pjese te ekuacionit, le te perpiqemi mos ta mbyllim veten ne shtepi kur ndihemi keq. 


5) Kujdesi per veten

Kujdesi per veten, kujdesi per veten dhe kujdesi per veten. Kushedi sa here e kam shkruar dhe thene kete fjali. Eshte kyce te jemi te hapur me veten, te jemi te vemendshem me simptoma (sjellje, mendime, ndjenja) tonat qe jane jashte te zakonshmes, te perpiqemi te gjejme nje zgjidhje vete dhe nese s'e gjejme dot, t'i drejtohemi dikujt tjeter. Nese i keni vendosur vetes shume pune per te bere, krijoni prioritete. Nese socializimi ne netet e nxehta ju sjell stres, limitojeni kohen qe shpenzoni aty pa u ndjere aspak fajtore. 





#KeshillateMegit 



1) Prinder, kini kujdes me femijet. 

Vera eshte zakonisht koha kur shkolla mbaron, dhe femijet papritur e gjejne veten me dite te tera pushimi pa ditur c'te bejne. Prinderit vihen perpara pergjegjsise t'i gjejne dicka per te bere, dhe faktikisht kjo eshte shume e nevojshme. Prishja e rutines te femijet eshte shume e demshme, prandaj perpiquni t'i krijoni nje rutine te re, qe ndoshta perseritet cdo vere. Nuk eshte e nevojshme te shkojne ne 6 kurse, mund ti jepni te lexojne nje liber per 2-3 ore ne dite e ta diskutoni bashke ne darke, te shkojne 2-3 ore ne nje sport e keshtu me rradhe. 


2) Merrini me qetesi shpenzimet. 

Nje nga gjerat qe sjell me stres ne vere eshte 'overspending', shpenzimet e teperta qe ne nje stine tjeter do i quanit krejtesisht te panevojshme. Nuk keni pse ta krahasoni veten me cfare ju serviret qellimisht nga njerezit qe ju rrethojne. Kini prioritet tuaja, planifikoni, jini pak fleksibel, por mos u ndikoni nga te tjeret per zgjedhjet tuaja. 





Sot dua t'ju le me nje poezi te nje autori turk, Orhan Veli. 

Ky mot i bukur me shkaterroi,
Ne kete mot dhashe doreheqjen
Nga detyrimet e shtepise sime.
Me duhanin u mesova ne kete mot,
Ne kete mot u dashurova;
Te coja buke dhe kripe ne shtepi,
Ne kete mot e harrova;
Semundja ime per te shkruar poezi, 
Perhere ne kete mot rikthehet.
Ky mot i bukur me shkaterroi. 

Nese doni ta degjoni, mund te ndiqni linkun nga 2.12 - 2.45 (https://www.youtube.com/watch?v=04JSXYhrsFg



Ju uroj gjithe te mirat,

Juaja,
Megi 








Comments

Popular posts from this blog

Prind pasi i Mbijetoi Traumës në Fëmijëri

Disclaimer Ky nuk është shkrim imi, por e gjykoj shumë të vlefshëm për ta patur në shqip. Shkroi Erin Emmanuel  Kur ta rikujtojnë      Nuk e prisja që bërja prind për herë të parë do të sfidonte ndjeshëm perceptimin për veten dhe do të më bënte të rishqyrtoja përvojat traumatike të fëmijërisë që mendoja se i kisha lënë pas. E megjithatë, teksa përkundja vajzën time të vogël gjatë netëve e gjata dhe të mundimshme të foshnjërisë së saj, m'u kujtua rishtazi pafajësia që kisha humbur shumë herët dhe u mbërtheva nga ankthi se çfarë mund t’ia prishte jetën së voglës që pushonte në krahët e mi. Hipervigjilenca e shkallës së ulët, të cilën kisha mësuar ta identifikoja dhe zbutja pas vitesh psikoterapie, ishte shfaqur në një mënyrë të re. Hyrja ime në amësi ishte një mundësi tjetër që trauma ime e fëmijërisë të përndiqte realitetin tim aktual. Mund t’i ndjeja kthetrat e saj të njohura. Ndërsa fytyra e vajzës sime më shikonte, turpi im u zmadhua. Më dhimbte që ta dija a d...

16. Bashkebisedim mbi vetveten

Disclaimer : Lexojeni kur te jeni te qete dhe me mendjehaptesine per te hapur dyer te reja.  Cue: We're all in this together - High school musical (  https://www.youtube.com/watch?v=gbrbUfYSt0E  )  "Pranimi i vetes son ë mund të jetë e vështirë, por jo aq e vështirë sa të kalojmë jetët tona duke vrapuar nga ajo. P ërqafimi i dobësive tona është e rrezikshme, por jo aq e rrezikshme sa të heqim dorë nga dashuria, përkatësia dhe gëzimi - përvojat që na bëjnë më vulnerab ël * . Vetëm kur t ë jemi mjaftuesh ëm të guximshëm q ë të zbulojm ë errësirën, at ëher ë do të zbulojmë fuqinë e pafundme të dritës sonë. " - Brene Brown * V ulnerabel = ekspozimi emocional i vetes sone qe shoqerohet nga meraku dhe pasiguria per menyren se si do te reagoje personi tjeter dhe jo vetem. Caste te tilla me rikujtojne pse vazhdoj ta shkruaj kete blog - ketu me jepet mundesia t'ju prezantoj me njerez qe mund t'ju ndryshojne me te vertete menyren se si...

23. COVID-19 dhe Truri - Deficitet Neurokonjitive (Kujtesa, Vemendja, Perqendrimi)

COVID-19: Gjendet kudo tanime, besoj me te drejte sepse pasojat qe sjell jane te shumta.  Hyrje Vemendje te madhe kane marre disa organe si mushkrite, zemra, sistemi tretes; por jemi mbrapa me diskutimet publike mbi demet qe i shkakton trurit dhe sistemeve nervore (qendrore, periferike, enterike). Fatmiresisht studimet mbi COVID-19 jane te hapura dhe pa pagese qe te mund te lexohen nga cdo individ me internet. Prandaj, profesionisteve si fillim, nuk na falet qe te mos flasim per problemet me kujtesen, vemendjen, perthithjen e informacionit dhe me shume - si pasoja te pranishme pas COVID-19. Edhe kur e ke kaluar lehte, edhe kur e ke kaluar rende.  Madje nje grup kerkuesish analizuan trurin post-mortem te pacienteve me Sars-CoV-2 dhe gjeten se virusi kishte arritur te kalonte barrieren nga periferia ne qender per te hyre ne tru (Solomon et al., 2020). Kjo gjetje eshte akoma ne diskutim, POR sot eshte kritike t'i njohim problemet me trurin qe t'i parandalojme apo trajtojme kur te...