Disclaimer: Mitet lidhur me trurin kane marre emrin 'neuromite' qe ne vitet 80 ku neurologu Alan Crockard sugjeroi se neuromitet jane ide joshkencore per trurin te perdorura ne fushen e mjeksise. Me vone neuromiti eshte perkufizuar si konceptim i gabuar i fakteve shkencore, si pasoje e keqkuptimin apo keqleximit te tyre. Pse keto fakte intepretohen gabim mund te vije per shume arsye. Zhargoni qe perdoret ne Neuroshkence mund te mos jete perkthyer si duhet per njerezit e thjeshte, mund te jete nje arsye me vlere.
Shpresoj qe diskutimet e meposhtme t'ju ndihmojne te lexoni ne menyre kritike gjithcka qe hasni per trurin. Fillojme!
Apo 3% njeriu mesatar dhe 10% Einsteini? Ne nje leksion qe ndava, kjo ishte nje nga pyetjet qe m'u be dhe ne ate cast ngriva. Pse valle ne asnje cast te edukimit tim mbi trurin nuk kemi permendur perqindje? Mos ndoshta duhet te ve ne dyshim gjithcka kam mesuar?
Fatmiresisht jo. Ne perdorim cdo pjese te trurit tone, te gjithe sic eshte. Disa nga ne e perdorim me shume, disa me pak, por jo ne menyre perzgjedhese dhe aq me pak te matur ne perqindje. Mendohet qe ky mit e ka gjenezen ne 1907, ku nje nga psikologet me te famshem William James tha: "Ne perdorim nje pjese te vogel te burimeve tona mendore dhe fizike." Nje gazetar per te marre me shume ekuivalente te 'klikimeve' te asaj kohe, propozoi se njeriu mesatar perdor vetem 10% te kapacitetit mendor. Pseudoshkenctaret me shkolle te larte jane te preferuarit e mi, sepse i afrohen lexuesit me vetebesim dhe sigurohen ta bejne shkrimin sa me te afert duke e zbukuruar me oratorine e tyre. Keshilla ime per ju: kini kujdes nga shkrimet qe lexoni ku ju perngjajne me perrallat e femijerise ku gjithcka ka nje pergjigje dhe shpesh fund te lumtur. Paradoksi i Sokratit thote: E di qe nuk di asgje. Per ju me te rinjte, mendoni Jon Snow-in. Sot, per trurin, s'dime me shume se sa dime. Gjithkush qe thote te kunderten, po genjen.
Sa mire do ishte! Pak Bach ne sfond dhe femija juaj behet gjeniu i ardhshem.
Kjo njihet si 'efekti Mozart' i cili lindi ne 1993 ne universitetin e Kalifornise. Kerkuesit aty provuan nje eksperiment me 36 studente me dhe pa muziken e Mozartit. Studentet dolen me mire ne nje test IQ kur degjuan Mozartin. Mire e bukur deri ketu. Fatkeqesisht rezultatet e ketij eksperimenti nuk jane perseritur me ne asnje kerkim tjeter. Madje ne 1999-ten, universiteti i Harvardit beri nje analize te 16 studimeve te ngjashme dhe sugjeroi se efekti Mozarti nuk eshte i vertete.
Kjo s'do te thote qe duhet te ndaloni se degjuari muzike klasike tani e tutje. Ndoshta mund t'ju sherbeje mos ti gjykoni ato nena qe i rrisin femijet me Tupac-un.
Per 130 vite me rradhe, shkenctaret vazhdimisht zbulonin qeliza te reja ne trurin e kafsheve qe studionin (minj, lepuj, zogj) por jo te njerezit e rritur.
Ne 1998, nje studim suedez zbuloi formimin e qelizave te reja ne hipokampus (strukture e jashtezakonshme e trurit, ku nder te tjera ndihmon ne formimin dhe mbajtjen e kujteses).
Ne 2014, nje studim tjeter suedez zbuloi te njejtin proces ne nje strukture tjeter te trurit, quajtur striatum (i rendesishem per levizjen e trupit dhe funksionet konjitive).
Per momentin krijimi i qelizave te reja (neurogjenerimi) eshte i izoluar ne keto struktura te trurit. Kjo eshte shume pozitive, sepse na ndihmon te mesojme duke perdorur kujtesen tone per sa kohe jemi gjalle. Ne rast se ndodh nje dem ne keto struktura, ato mund te rigjenerojne veten.
Problemi qe po hasim tani, eshte kur demet, p.sh. ne formen e ishemise, kapin pjese te tjera te trurit. Keto perfshijne struktura pergjegjese per levizjen e fytyres dhe trupit, per aftesine e te folurit, te nuhaturit, te parit etj. Nese keto struktura preken, veshtire se truri yne mund ta rigjeneroje veten. Ka shume ilace dhe terapi ne treg dhe studim e siper qe te stimulojme krijimin e qelizave te reja nervore per te rikthyer aftesite e humbura. Ne te njejten kohe, po krijojme qeliza jashte trupit tone (njohur si induced pluripotent stem cells) te cilat duam t'i 'mesojme' te luajne nje rol, p.sh. te jene qeliza retinore pra lidhur me shikimin, dhe me pas t'i transplantojme ne trurin e dikujt qe ka probleme me shikimin. Mendoni si bejme transplantin e organeve te tjera (zemra, veshkat etj).
Transplanti i gjithe trurit eshte tejet i komplikuar dhe nuk ka funksionuar asnjehere deri me tani. Prandaj ne po perpiqemi te gjejme zgjidhje te tjera, me sa me pak efekte anesore. Nese keni interes, me thoni te diskutojme pak me shume keto qelizat e transplantueshme sepse jane goxha interesante dhe per shume nga ne, shpresa me e re.
Njohur si 'miti i treshit', prej vitesh eshte sugjeruar se duhet ushtruar nje kujdes i vecante te femijet e porsalindur deri ne moshen 3 vjecare. Kjo eshte njohur si periudha e ndjeshme dhe kritike ku shumica e zhvillimit te trurit ndodh, cka cakton paraprakisht te ardhmen.
Si rezultat, prinderit apo mesuesit e parashkollorit duket sikur jane ne gare me kohen dhe nuk mund te deshtojne. Ankthi si pasoje e kesaj gare eshte shfrytezuar nga kompanite e lodrave per femije, qe vazhdimisht nxjerrin lodra te reja per 'stimulimin e trurit'.
Pavaresisht se te patat eshte treguar sa e rendesishme eshte kjo periudha 0-3 vjec, te njerezit nuk kemi prova definitive se nje moshe e caktuar eshte kyce per zhvillimin e trurit ne jete. Studimet ku ky mit eshte mbeshtetur perfshijne ato qe tregojne se femijet nga 0 ne 3 vjec rritur ne nje mjedis te varfer dhe jostimulues, rezultojne te kene zhvillim te ulet te trurit. Kjo nuk do te thote se krijimi nje mjedisi me stimulues dhe te pasur per femijet me zhvillim normal te trurit, do rezultoje ne permiresim te zhvillimit te tyre nervor (per kete nuk kemi prova).
Per cfare jemi me te sigurte, eshte se studimet sugjerojne se vemendje (dhe burime) i duhet dhene nevojave te vecanta dhe karakteristikave te secilit femije, sesa ndermarrja e nje strategjie gjitheperfshirese bazuar ne prova te dyshimta.
Mendohet qe nje shtyse per krijimin e ketij miti ka patur keqkuptimi i punes se ekonomistit James Heckman (fitues i cmimit Nobel), i cili lidhi periudha kritike te zhvillimit te trurit me investimet publike ne edukimin shteteror. Sipas tij, investimet publike ne edukimin e nje individi pas foshnjerise, kthejne me pak mbrapsht (referuar kapacitetit mendor). Por duhet kuptuar qe ky ishte nje model, jo mbeshtetur ne te dhena empirike.
Me tutje eshte perdorur per te kundershtuar mbeshtetjen e shtetit per arsimin e larte. A duhet financuar arsimi i larte nga taksapaguesit? Une nuk jam ekonomiste, por kuptoj qe buxheti i shtetit eshte i fundshem. Si rezultat, kushdo qe merr vendimin per shperndarjen e tij, duhet ta bazoje ne cfare do ndihmonte me shume popullaten. Nese ne teori, investimi tek arsimi parashkollor, ndihmon ne krijimin e individeve me te forte per te ardhmen, atehere padyshim duhet investuar aty. Nese kjo teori nuk qendron, atehere duhet ta rishikojme kete shperndarje. Vecanerisht ne vendet e zhvilluara ku arsimi i larte eshte tejet i shtrenjte dhe shpesh te le ne borxh gjithe jeten.
Si rezultat gjumi eshte i parendesishem.
Ky ndoshta eshte nje nga mitet e mia me te preferuara sepse eshte kaq pa vend. Kam degjuar njerez te thone se gjumin e konsiderojne humbje kohe sepse nuk jane duke 'bere' dicka. Gabim, shume, shume gabim.
Gjumi eshte kyc per te krijuar kujtime, per ti ruajtuar dhe mbajtur mend nje kohe te gjate. Eksperimente ku pjesemarresit nuk u lejuan te flinin, treguan se mungesa e gjumit sjell veshtire te dukshme ('statistically significant') per procesin e te mesuarit te nje informacioni te ri. Me siper diskutuam neurogjenerimin, krijimin e qelizave te reja ne tru. Ky eshte nje proces tjeter qe ngadalesohet dhe parandalohet kur nuk fleme gjume.
Per t'jua vene ne kontekst real dhe jo vetem zhargon shkencor, vihuni ne kete pozite. Sot filloni nje pune te re. Zgjoheni ne mengjes dhe shkoni te zyrat, ku takoni kolege te rinj, mesoni ku eshte vendi juaj i punes, ku eshte kuzhina, si perdoret ekspresi (sepse te gjithe e dime sa e rendesishme eshte kafja per ca) e keshtu me rradhe. Pasi ktheheni ne shtepi, ne vend qe te flini gjume, vendosni te dilni te festoni, dhe me te drejte se keni nisur nje pune te re. Fatkeqesisht, truri juaj nuk eshte i lumtur aspak. Madje nese do kishte goje, do i ngjante atyre grave qe s'i lene burrat te dalin per te pare ndeshjen me cunat. 'Kur ke pune me te rendesishme per te bere, pse do ikesh te shohesh nje tufe njerezish qe vrapojne pas nje topi?'
Kur te shkoni te nesermen ne pune, do e keni te veshtire te mbani mend informacionin e dites se shkuar dhe te pare te punes. S'do mbani mend emrin e koleges qe ndani zyren, cka ajo do t'jua rikujtoje sa here ti kerkoni ndihme. Do pyesni shefin tuaj t'ju shpjegoje punen 100 here dhe prape me zor do e mbani mend.
Ky eshte nje skenar me pasoja jo shume te medha, por mendoni sa i dobet do behej truri juaj sikur ne menyre te perhershme ta deprivoni nga gjumi? Studimet tregojne se mungesa e gjumit si fillim eliminon sinapsat (lidhjet midis qelizave nervore) me te dobeta, ato qe nuk te prishin shume pune. Prandaj shume nga ne rrime pa gjume nje here ne ca kohe, dhe nuk hasim ndonje problem te madh. Me tutje, studimet tregojne se mungesa kronike e gjumit fillon te 'haje' dhe sinapsat e rendesishme, ku gjenden informacione jetike. Prandaj nese dikush ju thote me mburrje qe flene 4 ore/nate sepse kane shume pune, e keni ne dore nese do ti ndihmoni apo jo me cka diskutuam ketu. Fundja fundit, informacioni eshte fuqi.
1. Informohuni.
Lexoni, degjoni, shikoni, per te mesuar me shume per cfare ju intereson. Fatmiresisht burimet nuk kane fund, mjafton deshira. Teksa lexoni me shume, do arrini te ndani burimet e besueshme dhe ato me pak te tilla. Filloni nga librat dhe blogjet/faqet informative, me pas kaloni te artikujt shkencore. Keshtu do te mesoni fjalorin apo zhargonin perkates, qe te kuptoni permbajtjet me specifike. New Scientist eshte nje hapesire online e shkelqyer per ata te interesuarit per boten ku jetojme.
2. Dyshoni.
Ekziston nje shprehje "Kontrollo dhe beso." Apo dicka e tille. Asgje ne jete, e vecanerisht njeriu si qenie e gjalle dhe komplekse, nuk eshte ashtu si duket. Ne varesi te durimit qe kemi, do te jemi gjithmone ne kerkim te se vertetes. Kjo eshte e rendesishme, sepse na lejon te futemi ne biseda e diskutime, qofte me njerez te tjere, qofte me dicka te shkruar a degjuar, me mendje te hapur. Nese cfare ne konceptojme eshte e gabuar, duhet te jemi te hapur ta ndryshojme dhe si pasoje te rritemi vete. Nuk ka kurrefare kuptimi qe te jemi te bindur se kemi te drejte ne cdo situate.
Sot do t'ju le me te vetmin, Friedrich Nietzche.
Burime
Per te pare
https://www.ted.com/talks/russell_foster_why_do_we_sleep?language=en
Neuroshkenca dhe edukimi, mite dhe mesazhe, Perspective, Science and Society
Shpresoj qe diskutimet e meposhtme t'ju ndihmojne te lexoni ne menyre kritike gjithcka qe hasni per trurin. Fillojme!
1. Ne perdorim 10% te trurit tone.
Apo 3% njeriu mesatar dhe 10% Einsteini? Ne nje leksion qe ndava, kjo ishte nje nga pyetjet qe m'u be dhe ne ate cast ngriva. Pse valle ne asnje cast te edukimit tim mbi trurin nuk kemi permendur perqindje? Mos ndoshta duhet te ve ne dyshim gjithcka kam mesuar?
Fatmiresisht jo. Ne perdorim cdo pjese te trurit tone, te gjithe sic eshte. Disa nga ne e perdorim me shume, disa me pak, por jo ne menyre perzgjedhese dhe aq me pak te matur ne perqindje. Mendohet qe ky mit e ka gjenezen ne 1907, ku nje nga psikologet me te famshem William James tha: "Ne perdorim nje pjese te vogel te burimeve tona mendore dhe fizike." Nje gazetar per te marre me shume ekuivalente te 'klikimeve' te asaj kohe, propozoi se njeriu mesatar perdor vetem 10% te kapacitetit mendor. Pseudoshkenctaret me shkolle te larte jane te preferuarit e mi, sepse i afrohen lexuesit me vetebesim dhe sigurohen ta bejne shkrimin sa me te afert duke e zbukuruar me oratorine e tyre. Keshilla ime per ju: kini kujdes nga shkrimet qe lexoni ku ju perngjajne me perrallat e femijerise ku gjithcka ka nje pergjigje dhe shpesh fund te lumtur. Paradoksi i Sokratit thote: E di qe nuk di asgje. Per ju me te rinjte, mendoni Jon Snow-in. Sot, per trurin, s'dime me shume se sa dime. Gjithkush qe thote te kunderten, po genjen.
2. Muzika klasike i ben bebet me te zgjuara.
Kjo njihet si 'efekti Mozart' i cili lindi ne 1993 ne universitetin e Kalifornise. Kerkuesit aty provuan nje eksperiment me 36 studente me dhe pa muziken e Mozartit. Studentet dolen me mire ne nje test IQ kur degjuan Mozartin. Mire e bukur deri ketu. Fatkeqesisht rezultatet e ketij eksperimenti nuk jane perseritur me ne asnje kerkim tjeter. Madje ne 1999-ten, universiteti i Harvardit beri nje analize te 16 studimeve te ngjashme dhe sugjeroi se efekti Mozarti nuk eshte i vertete.
Kjo s'do te thote qe duhet te ndaloni se degjuari muzike klasike tani e tutje. Ndoshta mund t'ju sherbeje mos ti gjykoni ato nena qe i rrisin femijet me Tupac-un.
3. Zhvillimi i trurit dhe aftesia per te mesuar ndalon kur rritesh.
Per 130 vite me rradhe, shkenctaret vazhdimisht zbulonin qeliza te reja ne trurin e kafsheve qe studionin (minj, lepuj, zogj) por jo te njerezit e rritur.
Ne 1998, nje studim suedez zbuloi formimin e qelizave te reja ne hipokampus (strukture e jashtezakonshme e trurit, ku nder te tjera ndihmon ne formimin dhe mbajtjen e kujteses).
Ne 2014, nje studim tjeter suedez zbuloi te njejtin proces ne nje strukture tjeter te trurit, quajtur striatum (i rendesishem per levizjen e trupit dhe funksionet konjitive).
Per momentin krijimi i qelizave te reja (neurogjenerimi) eshte i izoluar ne keto struktura te trurit. Kjo eshte shume pozitive, sepse na ndihmon te mesojme duke perdorur kujtesen tone per sa kohe jemi gjalle. Ne rast se ndodh nje dem ne keto struktura, ato mund te rigjenerojne veten.
Problemi qe po hasim tani, eshte kur demet, p.sh. ne formen e ishemise, kapin pjese te tjera te trurit. Keto perfshijne struktura pergjegjese per levizjen e fytyres dhe trupit, per aftesine e te folurit, te nuhaturit, te parit etj. Nese keto struktura preken, veshtire se truri yne mund ta rigjeneroje veten. Ka shume ilace dhe terapi ne treg dhe studim e siper qe te stimulojme krijimin e qelizave te reja nervore per te rikthyer aftesite e humbura. Ne te njejten kohe, po krijojme qeliza jashte trupit tone (njohur si induced pluripotent stem cells) te cilat duam t'i 'mesojme' te luajne nje rol, p.sh. te jene qeliza retinore pra lidhur me shikimin, dhe me pas t'i transplantojme ne trurin e dikujt qe ka probleme me shikimin. Mendoni si bejme transplantin e organeve te tjera (zemra, veshkat etj).
Transplanti i gjithe trurit eshte tejet i komplikuar dhe nuk ka funksionuar asnjehere deri me tani. Prandaj ne po perpiqemi te gjejme zgjidhje te tjera, me sa me pak efekte anesore. Nese keni interes, me thoni te diskutojme pak me shume keto qelizat e transplantueshme sepse jane goxha interesante dhe per shume nga ne, shpresa me e re.
4. Mosha kritike per zhvillim eshte nga 0 ne 3 vjec.
Njohur si 'miti i treshit', prej vitesh eshte sugjeruar se duhet ushtruar nje kujdes i vecante te femijet e porsalindur deri ne moshen 3 vjecare. Kjo eshte njohur si periudha e ndjeshme dhe kritike ku shumica e zhvillimit te trurit ndodh, cka cakton paraprakisht te ardhmen.
Si rezultat, prinderit apo mesuesit e parashkollorit duket sikur jane ne gare me kohen dhe nuk mund te deshtojne. Ankthi si pasoje e kesaj gare eshte shfrytezuar nga kompanite e lodrave per femije, qe vazhdimisht nxjerrin lodra te reja per 'stimulimin e trurit'.
Pavaresisht se te patat eshte treguar sa e rendesishme eshte kjo periudha 0-3 vjec, te njerezit nuk kemi prova definitive se nje moshe e caktuar eshte kyce per zhvillimin e trurit ne jete. Studimet ku ky mit eshte mbeshtetur perfshijne ato qe tregojne se femijet nga 0 ne 3 vjec rritur ne nje mjedis te varfer dhe jostimulues, rezultojne te kene zhvillim te ulet te trurit. Kjo nuk do te thote se krijimi nje mjedisi me stimulues dhe te pasur per femijet me zhvillim normal te trurit, do rezultoje ne permiresim te zhvillimit te tyre nervor (per kete nuk kemi prova).
Per cfare jemi me te sigurte, eshte se studimet sugjerojne se vemendje (dhe burime) i duhet dhene nevojave te vecanta dhe karakteristikave te secilit femije, sesa ndermarrja e nje strategjie gjitheperfshirese bazuar ne prova te dyshimta.
Mendohet qe nje shtyse per krijimin e ketij miti ka patur keqkuptimi i punes se ekonomistit James Heckman (fitues i cmimit Nobel), i cili lidhi periudha kritike te zhvillimit te trurit me investimet publike ne edukimin shteteror. Sipas tij, investimet publike ne edukimin e nje individi pas foshnjerise, kthejne me pak mbrapsht (referuar kapacitetit mendor). Por duhet kuptuar qe ky ishte nje model, jo mbeshtetur ne te dhena empirike.
Me tutje eshte perdorur per te kundershtuar mbeshtetjen e shtetit per arsimin e larte. A duhet financuar arsimi i larte nga taksapaguesit? Une nuk jam ekonomiste, por kuptoj qe buxheti i shtetit eshte i fundshem. Si rezultat, kushdo qe merr vendimin per shperndarjen e tij, duhet ta bazoje ne cfare do ndihmonte me shume popullaten. Nese ne teori, investimi tek arsimi parashkollor, ndihmon ne krijimin e individeve me te forte per te ardhmen, atehere padyshim duhet investuar aty. Nese kjo teori nuk qendron, atehere duhet ta rishikojme kete shperndarje. Vecanerisht ne vendet e zhvilluara ku arsimi i larte eshte tejet i shtrenjte dhe shpesh te le ne borxh gjithe jeten.
5. Truri nuk punon gjate gjumit.
Si rezultat gjumi eshte i parendesishem.
Ky ndoshta eshte nje nga mitet e mia me te preferuara sepse eshte kaq pa vend. Kam degjuar njerez te thone se gjumin e konsiderojne humbje kohe sepse nuk jane duke 'bere' dicka. Gabim, shume, shume gabim.
Gjumi eshte kyc per te krijuar kujtime, per ti ruajtuar dhe mbajtur mend nje kohe te gjate. Eksperimente ku pjesemarresit nuk u lejuan te flinin, treguan se mungesa e gjumit sjell veshtire te dukshme ('statistically significant') per procesin e te mesuarit te nje informacioni te ri. Me siper diskutuam neurogjenerimin, krijimin e qelizave te reja ne tru. Ky eshte nje proces tjeter qe ngadalesohet dhe parandalohet kur nuk fleme gjume.
Per t'jua vene ne kontekst real dhe jo vetem zhargon shkencor, vihuni ne kete pozite. Sot filloni nje pune te re. Zgjoheni ne mengjes dhe shkoni te zyrat, ku takoni kolege te rinj, mesoni ku eshte vendi juaj i punes, ku eshte kuzhina, si perdoret ekspresi (sepse te gjithe e dime sa e rendesishme eshte kafja per ca) e keshtu me rradhe. Pasi ktheheni ne shtepi, ne vend qe te flini gjume, vendosni te dilni te festoni, dhe me te drejte se keni nisur nje pune te re. Fatkeqesisht, truri juaj nuk eshte i lumtur aspak. Madje nese do kishte goje, do i ngjante atyre grave qe s'i lene burrat te dalin per te pare ndeshjen me cunat. 'Kur ke pune me te rendesishme per te bere, pse do ikesh te shohesh nje tufe njerezish qe vrapojne pas nje topi?'
Kur te shkoni te nesermen ne pune, do e keni te veshtire te mbani mend informacionin e dites se shkuar dhe te pare te punes. S'do mbani mend emrin e koleges qe ndani zyren, cka ajo do t'jua rikujtoje sa here ti kerkoni ndihme. Do pyesni shefin tuaj t'ju shpjegoje punen 100 here dhe prape me zor do e mbani mend.
Ky eshte nje skenar me pasoja jo shume te medha, por mendoni sa i dobet do behej truri juaj sikur ne menyre te perhershme ta deprivoni nga gjumi? Studimet tregojne se mungesa e gjumit si fillim eliminon sinapsat (lidhjet midis qelizave nervore) me te dobeta, ato qe nuk te prishin shume pune. Prandaj shume nga ne rrime pa gjume nje here ne ca kohe, dhe nuk hasim ndonje problem te madh. Me tutje, studimet tregojne se mungesa kronike e gjumit fillon te 'haje' dhe sinapsat e rendesishme, ku gjenden informacione jetike. Prandaj nese dikush ju thote me mburrje qe flene 4 ore/nate sepse kane shume pune, e keni ne dore nese do ti ndihmoni apo jo me cka diskutuam ketu. Fundja fundit, informacioni eshte fuqi.
#KeshillateMegit
Lexoni, degjoni, shikoni, per te mesuar me shume per cfare ju intereson. Fatmiresisht burimet nuk kane fund, mjafton deshira. Teksa lexoni me shume, do arrini te ndani burimet e besueshme dhe ato me pak te tilla. Filloni nga librat dhe blogjet/faqet informative, me pas kaloni te artikujt shkencore. Keshtu do te mesoni fjalorin apo zhargonin perkates, qe te kuptoni permbajtjet me specifike. New Scientist eshte nje hapesire online e shkelqyer per ata te interesuarit per boten ku jetojme.
2. Dyshoni.
Ekziston nje shprehje "Kontrollo dhe beso." Apo dicka e tille. Asgje ne jete, e vecanerisht njeriu si qenie e gjalle dhe komplekse, nuk eshte ashtu si duket. Ne varesi te durimit qe kemi, do te jemi gjithmone ne kerkim te se vertetes. Kjo eshte e rendesishme, sepse na lejon te futemi ne biseda e diskutime, qofte me njerez te tjere, qofte me dicka te shkruar a degjuar, me mendje te hapur. Nese cfare ne konceptojme eshte e gabuar, duhet te jemi te hapur ta ndryshojme dhe si pasoje te rritemi vete. Nuk ka kurrefare kuptimi qe te jemi te bindur se kemi te drejte ne cdo situate.
Sot do t'ju le me te vetmin, Friedrich Nietzche.
E trazojne ujin, qe te duket i thelle.
Sa me e jashtezakonshme, me e pakapshme, me jashte njerezores, te duket dicka; me shume gjasa me pak e vertete eshte. Jetojme ne boten e genjeshtert mesyer nga Facetune-rat, prandaj eshte e nevojshme te jemi te pranishem, mendjehapur dhe kureshtare per gjithcka hasim.
Gjithe te mirat.
Juaja,
Megi
Burime
Per te pare
https://www.ted.com/talks/russell_foster_why_do_we_sleep?language=en
Per te lexuar
https://mindmatters.ai/2018/09/do-neuroscience-myths-harm-education/
Pershendetje!Mund te beni vizita ketu ne Shqiperi??
ReplyDelete