Skip to main content

17. Psikopatia

Perkufizimi 

Psikopatia eshte perkufizuar  bindshem nga Dolan ne 1999, e perbere nga:

1. Nivele te larta agresiviteti dhe sjelljeje antisociale (jo te shoqerueshme)
2. Pa shprehur ndjesi faji apo empatie per viktimat (apo ata qe ndikohen nga kjo sjellje). 

Psikopatia nuk eshte e barabarte me crregullimin antisocial te personalitetit, pavaresisht se shpesh perdoren si sinonime. 
Crregullimi antisocial i personalitetit (antisocial personality disorder - ASPD) perfshin ne te dhe psikopatine, por ka njerez qe nuk jane psikopate por kane sjellje antisociale. Kjo eshte pare vecanerisht ne popullesine e burgjeve kriminale, ku 3/4 e tyre mendohet te kene crregullime antisociale (ASPD) dhe vetem 1/4 prej tyre te jene psikopate (Hobson et al., 1998). Ne fakt te paturit e nje diagnoze te psikopatise eshte goxha ndihmuese, sepse mund te perdoret per te parashikuar me probabilitet te larte (nepermjet regresionit) qe ai person do rikryeje nje krim ne te ardhmen. Sa me e larte te jete sjellja psikopatike, me e mundshme eshte riperseritja e krimit. 


Si mund ta matim psikopatine? 

Per femijet, dhe pse nuk konsiderohen 'psikopate' sepse mendohet se bie ndesh me etiken, ka nje menyre te ndryshme nga diagonistikimi i te rriturve. Kjo quhet Paisja per skanimin e psikopatise, dhe i behet femijeve qe tregojne sjellje te papranuara nga shoqeria, si per shembull kur lendojne kafshet. 

Per te rritur, nje nga checklist-at me te perhapura prej shume vitesh eshte ajo e krijuar nga Robert Hare ne 2003. Eshte e perbere nga 20 pyetje te cilat nje profesionist ia ben dikujt tjeter. Per cdo pergjigje, vleresimi vjen nga 0 ne 2, ku 0 = asnje shenje psikopatie, 2 = shenja maksimale psikopatie. Ne Mbreterine e Bashkuar kur totali per te njezeta pyetja kalon 25, diagnostikohesh si psikopat. Ne Shtetet e Bashkuara, totali kerkohet te jete mbi 30. Pyetjet jane si me poshte: 

1. A jeni sharmante dhe shume terheqes ne komunikim me te tjeret? (Mendoni sa here ju kane quajtur 'smooth' ne bisedat tuaja.)

Related image


2. A keni ndjenje madheshtie te vetes? (Me fjale te tjera, a mendoni se jeni 'grandiose', te papare ne krahasim me te tjeret.)

Lawsplainer: Does Trump's Lawyer Going To Jail Exonerate Trump?



3. A keni nje nevoje te forte per stimulim mendor apo merziteni (trasheni) kollaj? 

You’re the smartest person you know. | 22 Indications You Are The Sheldon Cooper Of Your FriendGroup



4. A jeni nje genjeshtar patologjik/i semure? (Mund te lexoni postin e meparshem e Bananas per ta gjetur pergjigjen e kesaj pyetjeje.)

xx artstudiovictorvidigal



5. A jeni mashtrues apo manipulator? 

Who's Bruce Wayne? He sounds like a cool guy!


6. A keni mungese te ndjeses se fajit apo meshires? 

F.R.I.E.N.D.S



7. A ndjeheni bosh emocionalisht ne situata ku te tjeret ndihen emocionale? (Njihet si 'shallow effect', apo efekti i ceketise.)

Me right now & almost all the time  lol


8. A jeni te ftohte dhe ju mungon empatia? 

Vis ma vie de maîtresse en gifs animés (épisode 9)


9. A keni nje jete parazitore? (Psikopateve iu pelqen mos te punojne shume per te arritur ate qe duan. E kane me te thjeshte tia marrin te tjereve.)

23 Times Gina Linetti Took No Bullshit And Was Unapologetically Herself


10. A e keni te veshtire te kontrolloni sjelljen tuaj?

I got Yes! You are an obsessed F.R.I.E.N.D.S fan! Are You An Obsessed F.R.I.E.N.D.S Fan?


11. A beni nje jete seksuale jo te rregullte? (Me shume partnere, apo one night stands.)

The Most Important Part Of The "Wolf Of Wall Street" Trailer


12. A keni qene problematike ne femijeri? 

Shakespearean Insults How Rude


13. A ju mungojne qellime afatgjata? 

C'est vendredi, c'est le bordel #262 - Après La Pub


14. A jeni shume impulsive? (Shume, shume, shume.)

19 Things That Accurately Sum Up How You Feel after the Supreme Court struck down DOMA and Prop 8


15. A jeni te papergjegjshem? 

If your baby won’t stop crying, try singing “Baby Got Back.” | Community Post: 35 Life Lessons We Learned From "Friends"


16. A e keni te veshtire te pranoni pergjegjesine per veprimet tuaja? 

Let’s be real, looking for a job sucks. | 14 Buzzwords You Think Are Helping Your Resume, But Might Actually Be Doing More Harm Than Good


17. A keni patur marredhenie te shkurtra martesore? 

I'd love one! I could add it to my collection. #DoctorWhoEpisode7


18. A keni kryer krime ne adoleshence?

Captain Ray Holt Yas Queen GIF - CaptainRayHolt YasQueen BrooklynNineNine - Discover & Share GIFs


19. A ju eshte kthyer ndonje denim ne burg pasi keni dale? 

Forty Lab Reports Later


20. A jeni kriminalisht kreative?

Kid fails are the most inappropriately hilarious kinds of fails. 
























Truri i psikopateve

Mendohet qe ka arsye fizike se pse psikopatet jane te tille. Disa ndryshime te strukturave te trurit jane gjetur si me poshte. 

1. Pjese e lobit frontal te trurit, specifikisht orbitofrontal cortex, aktivizohet me pak se sa te njerezit e shendetshem ne eksperimentet qe testojne psikopatine. 

Nje nga keto eksperimente eshte 'reversal learning task', ku matet aftesia per te "c'mesuar" dicka. Do ta shpjegoj shkurt. Ne fillim pjesemarresve u jepet nje detyre, per shembull klikoni ne katrorat e kuq qe shihni ne ekran. Sa here qe klikojne te katrorat e kuq, i jepet nje shperblim i vogel. Pas disa minutash, nuk i jepet me shperblim per te njejtin veprim. Ketu pjesemarresit duhet te fillojne ta eksplorojne perseri lojen, pa u treguar impulsive apo hequr dore. 
Zakonisht ata qe kane simptoma psikopatie, e kane te veshtire te performojne mire te ky eksperiment. Truri i tyre aktivizohet ndryshe,  matur ne rezonancen magnetike (fMRI). 

2. Amygdala, struktura pergjegjese per mekanizmat e frikes, eshte me e vogel dhe nuk funksionon si duhet. 

Kjo mund te matet me ane te nje eksperimenti te thjeshte, njohur si refleksi i mbylljes se syrit. Pjesemarresve u jepen te shohind disa foto ku njerezit kane fytyre neutrale dhe te tjera ku jane te frikesuar. Pjesemarresit e shendetshem i mbyllin (pulisin) syte me pak sepse perqendrohen te fotografi. Te psikopatet ky refleksi eshte me i ngadalte, dhe nuk ndikohet nga fotot qe shohin. 



Phineas Gage 

Image result for phineas gage

Teper interesante jane njerezit qe kane te njejtat ndryshime me siper ne tru si psikopatet, por nuk kane lindur me to. Ndoshta prej nje goditje ne koke, apo ngjitjes se nje virusi qe arrine te kaperceje barrierat dhe te futet ne tru, dhe ata kane probleme me lobin frontal apo amygdalan. Nje nga keto shembuj eshte Phineas Gage, nje punonjes i thjeshte hekurudhe. Ai po merrej me shtrimin e hekurave per te ndertuar rrugen e trenit, kur nje prej hekurave aksidentalisht i kaloi tej per tej kokes. 

Fatmiresisht, Gage mbijetoi dhe madje iu rikthye jetes normale dhe punes se meparshme. Cuditerisht, i vetmi ndryshim tek ai ishte ne personalitet. Nga nje njeri i qete, i afrueshem, i degjueshem ne familje dhe pune, u kthye ne nje njeri agresiv dhe impulsiv i cili nuk duronte dot ti thuhej jo. Me fjale te tjera, Gage po tregonte 'agresivitet reaktiv', ku ai kerkonte te permbushte nje qellim te tijin por nuk arrinte dot. Pjesa e trurit qe iu demtua, ishte pjesa frontale (orbitofrontal cortex dhe ventromedial prefrontal cortex) qe diskutuam me siper. 

Specifikisht kjo pjese eshte shume e rendesishme per te shtypur impulset tona qe nuk na bejne pune sot e kesaj dite. Ka njerez qe kjo pjese e trurit i funksionon natyrshem me pak se te tjereve dhe bejne veprime te cuditshme. Per shembull, nese shohin nje gote me uje mbi tavoline, nuk e ndalojne dot veten qe mos ta pijne. Nese shkojne ne supermarket, nuk e ndalojne dot veten te blejne gjera qe s'i duhen fare. E mira eshte qe nepermjet praktikes se perditshme mund ta arrijme qe ti shtypim keto impulset kur shohim qe mund te na prishin pune. 


Empatia te psikopatet 

Nje nga efektet qe kane keto ndryshimet ne strukturat e trurit te psikopatet, reflektohet shume forte te aftesia e tyre per te qene empatike. Ata kane veshtiresi si me poshte:

1. Te kuptojne dhe perceptojne mendimet e vetes dhe te te tjereve

2. Te dallojne dhe kuptojne emocionet e te tjereve (njohur si Alexithymia). 

3. Te procesojne ndryshimet e fytyres apo te trupit te njerezve qe kane perballe, kur ata ndjejne frike apo jane te merzitur. 

4. Te keni te formuar nje lloj skeme ne tru per menyren se si bota funksionon. Kjo zakonisht ia veshtireson te kuptojne traumat e te tjereve, te bejne gjykime te drejta per motivet dhe qellimet e te tjereve. 

5. Te kontrollojne impulset. 

6. Te perdorin pervojen personale per te kuptuar sjelljet e te tjereve. Pse te tjeret bejne ate qe bejne. 





#KeshillateMegit 

Popular GIF

1. Vleresojeni trurin tuaj sepse ben shume.

Ne e marrim per te mireqene qe ne cdo minute te dites zemra na rredh dhe mushkrite na punojne. Apo kur arrijme te kryejme biseda te suksesshme, ku degjojme, procesojme, kthejme pergjigje, perdorim gjuhen e trupit, jemi te vemendshem se cfare po ndodh rreth nesh, psh kur shohim dike qe s'na pelqen dhe menjehere bejme sikur po flasim ne telefon. 
Per cdo veprim qe bejme, pa perjashtim, kalohet nje here ne skanim nga truri. Prandaj trajtojeni pak me me shume dashuri. Jepini kohe te pushoje (duke fjetur per shembull) dhe te shijoje frutet e punes se tij. 

2. Nese ndonje nga pyetjet e mesiperme ju beri te mendoni se jeni psikopate, mos kini merak. 

Ka shume si puna juaj. Donald Trump dhe Hillary Clinton me sa duket qenkan diagnostikuar si psikopate nga nje psikolog ne SHBA. E cpo bejne sot? Njeri president, tjetra shkruan dhe nje liber tjeter per humbjen e rradhes. Me siguri dhe ju do ia dilni me siguri. 





Tani dua t'ju le me nje thenie te Robert Hare, autorit te listes se mesiperme. 

"Jini te vetedijshem me ke keni te beni. Duket e thjeshte, por ne fakt mund te jete shume e veshtire. Gjithe librat e botes nuk do t'ju beje imune kundrejt efekte te psikopateve. Te gjithe, perfshire dhe ekspertet, mund te genjehen, mashtrohen, dhe te lihen te shkaterruar nga to."

Ndonjehere mbyllim syte kur shohim dike te sillet ndryshe nga cfare ne e kishim parashikuar. Provojeni qe te mos ta beni kete, dhe te jeni pak me vemendshem me njerezit qe mund t'ju bejne te mendoheni dy here. 

Gjithe te mirat. 

Juaja,
Megi 




Comments

Popular posts from this blog

Prind pasi i Mbijetoi Traumës në Fëmijëri

Disclaimer Ky nuk është shkrim imi, por e gjykoj shumë të vlefshëm për ta patur në shqip. Shkroi Erin Emmanuel  Kur ta rikujtojnë      Nuk e prisja që bërja prind për herë të parë do të sfidonte ndjeshëm perceptimin për veten dhe do të më bënte të rishqyrtoja përvojat traumatike të fëmijërisë që mendoja se i kisha lënë pas. E megjithatë, teksa përkundja vajzën time të vogël gjatë netëve e gjata dhe të mundimshme të foshnjërisë së saj, m'u kujtua rishtazi pafajësia që kisha humbur shumë herët dhe u mbërtheva nga ankthi se çfarë mund t’ia prishte jetën së voglës që pushonte në krahët e mi. Hipervigjilenca e shkallës së ulët, të cilën kisha mësuar ta identifikoja dhe zbutja pas vitesh psikoterapie, ishte shfaqur në një mënyrë të re. Hyrja ime në amësi ishte një mundësi tjetër që trauma ime e fëmijërisë të përndiqte realitetin tim aktual. Mund t’i ndjeja kthetrat e saj të njohura. Ndërsa fytyra e vajzës sime më shikonte, turpi im u zmadhua. Më dhimbte që ta dija a d...

16. Bashkebisedim mbi vetveten

Disclaimer : Lexojeni kur te jeni te qete dhe me mendjehaptesine per te hapur dyer te reja.  Cue: We're all in this together - High school musical (  https://www.youtube.com/watch?v=gbrbUfYSt0E  )  "Pranimi i vetes son ë mund të jetë e vështirë, por jo aq e vështirë sa të kalojmë jetët tona duke vrapuar nga ajo. P ërqafimi i dobësive tona është e rrezikshme, por jo aq e rrezikshme sa të heqim dorë nga dashuria, përkatësia dhe gëzimi - përvojat që na bëjnë më vulnerab ël * . Vetëm kur t ë jemi mjaftuesh ëm të guximshëm q ë të zbulojm ë errësirën, at ëher ë do të zbulojmë fuqinë e pafundme të dritës sonë. " - Brene Brown * V ulnerabel = ekspozimi emocional i vetes sone qe shoqerohet nga meraku dhe pasiguria per menyren se si do te reagoje personi tjeter dhe jo vetem. Caste te tilla me rikujtojne pse vazhdoj ta shkruaj kete blog - ketu me jepet mundesia t'ju prezantoj me njerez qe mund t'ju ndryshojne me te vertete menyren se si...

23. COVID-19 dhe Truri - Deficitet Neurokonjitive (Kujtesa, Vemendja, Perqendrimi)

COVID-19: Gjendet kudo tanime, besoj me te drejte sepse pasojat qe sjell jane te shumta.  Hyrje Vemendje te madhe kane marre disa organe si mushkrite, zemra, sistemi tretes; por jemi mbrapa me diskutimet publike mbi demet qe i shkakton trurit dhe sistemeve nervore (qendrore, periferike, enterike). Fatmiresisht studimet mbi COVID-19 jane te hapura dhe pa pagese qe te mund te lexohen nga cdo individ me internet. Prandaj, profesionisteve si fillim, nuk na falet qe te mos flasim per problemet me kujtesen, vemendjen, perthithjen e informacionit dhe me shume - si pasoja te pranishme pas COVID-19. Edhe kur e ke kaluar lehte, edhe kur e ke kaluar rende.  Madje nje grup kerkuesish analizuan trurin post-mortem te pacienteve me Sars-CoV-2 dhe gjeten se virusi kishte arritur te kalonte barrieren nga periferia ne qender per te hyre ne tru (Solomon et al., 2020). Kjo gjetje eshte akoma ne diskutim, POR sot eshte kritike t'i njohim problemet me trurin qe t'i parandalojme apo trajtojme kur te...