Disclaimer: Inteligjenca emocionale (EI) nuk eshte pambuk sheqeri qe nuk pi uje ne realitete te veshtira apo ne dukje te pamundura. Sipas nje studimi te famshem ne Harvard, te paturit nje inteligjence emocionale te larte vlen sa dyfishi i te paturit ate inteligjencen tjeter qe njohim te gjithe (IQ), per te qene te suksesshem. E keni vete ne dore sa vemendje do i kushtoni kesaj teme! 
Si thuajse cdo gje tjeter, truri eshte pergjegjesi per krijimin e emocioneve. Stimujt e jashtem thithen nga shqisat tona, dhe percillen si sinjale me baze kimike fillimisht ne ate qe quhet 'truri limbik'. Struktura te trurit qe mbledhur bashke perbejne sistemin limbik, jane ato pergjegjese per procesimin bazik te emocioneve, te cilin disa do ta quanin 'primitiv' dhe shume te ngjashem me te kafsheve. 
Ne te njejten kohe, te njejtet stimujt te jashtem perkthyer nga shqisat tona, shkojne ne nje pjese tjeter te trurit, specifikisht te lobi pre-frontal dhe frontal, ku behet interpretimi racional i gjithckaje te jashtme. Sugjerohet se vetem kjo pjese e trurit qe ze thuajse 1/6ten e tij, merr 25% te gjithe energjise (ne forme ushqimi) qe ne konsumojme. Pra, eshte tejet aktive dhe ne varemi shume te mirefunksionimi i saj.
Martesa midis dy valeve, emocionale dhe racionale, rezulton ne sjelljen e jashtme tonen ne cdo situate ku gjendemi. Duke qene se truri limbik qe merret me emocionet primitive, eshte goxha me i vjeter se ai racionali dhe njekohesisht paksa kokeforte, na ndodh qe te mos te pasqyrojme sjelljen e duhur per situatat qe gjendemi.
Fatmiresisht nje sere njerezish qe ne 1990-ten, kane filluar ta studiojne me shume kujdes sesi modifikimi i emocioneve mund te rezultoje ne sjellje te pelqyeshme qe shtyn drejt suksesit ne boten ku ne jetojme. Kjo njihet me termin 'inteligjenca emocionale' apo EI/EQ. Mayer, Salovey dhe Goleman duhen falenderuar individualisht per kontributin e tyre indirekt ne suksesin e pafund njerezve.
Inteligjenca emocionale (EI apo EQ) eshte aftesia per te:
(1) Njohur, kuptuar dhe manaxhuar emocionet tona
(2) Njohur, kuptuar dhe influencuar emocionet e te tjereve.
Me fjale te tjera, te qenit inteligjente emocionalisht do te thote te jemi te vetedijshem qe emocionet ndryshojne dhe ndikojne ne sjelljen tone, dhe te mesojme se si ti manaxhojme emocionet (tona dhe te tjereve) vecanerisht kur jemi nen presion.
Ne brendesine tone, ne jemi krijesa emocionale qe shumicen e vendimeve qe marrim gjate nje dite, jave, muaji a gjithe jetes sone, e mbeshtesim tek emocionet tona. Prandaj mund ta gjykoni vete sa e rendesishme eshte ta rrisim inteligjencen tone emocionale per te patur marredhenie te suksesshme apo per te marre vendime me vend.
Sipas Daniel Goleman, psikologut dhe shkrimtarit qe e beri termin "inteligjenca emocionale" te famshem per te gjithe, EI mbeshtetet ne 4 pilare:
1. Vetedija
2. Vetekontrolli
3. Empatia
4. Aftesite shoqerore
Le ti diskutojme nje per nje.
Aftesia per te kuptuar veten, per te njohur cfare stimujsh na ndikojne ne humor dhe se si te reagojme a pergjigjemi atyre, eshte nje lloj arti - arti i vetedijes. 
Gjithashtu vetedija shpjegon se si ne e shohim veten tone dhe si mendojme qe te tjeret na shohin.
Vetedija eshte e jashtme dhe e brendshme.
E brendshme, per veten tuaj: kaloni kohe me te, beni pyetje introspektive, kerkoni dije dhe jini kureshtare.
E jashtme, nga te tjeret: kerkojini feedback, pyesni per 'cfare' dhe jo per 'pse', pranojini dhe vleresojini kritikat qe vijne me qellim pozitiv.
Si mund ta rrisni vetedijen?
a. Mbani nje ditar.
Shkruani perdite mendimet, ndjenjat dhe emocionet tuaja, duke i rilexuar perseri kur keni kohe.
Njerezit me te suksesshem jane ata qe zgjedhin te presin perpara se te reagojne, te fyejne te tjeret verbalisht, te marrin vendime emocionale apo impulsive, te paragjykojne te tjeret apo te mos respektojne parimet e veta. 
Si mund ta rrisni vetekontrollin?
a. Qartesoni vlerat dhe parimet tuaja.
Cdo shtet ka nje kushtetute a dicka te ngjashme, me ligje qe po te thyhen sjellin pasoja. Kaloni pak kohe dhe krijoni dhe ju kushtetuten tuaj. Cfaredo te ndodhe, ne fund te dites, mos shkelni mbi ate qe perben karakterin tuaj. Fundja, c'ju mbetet kur dritat fiken dhe jeni vetem per vetem?
b. Praktikoni qetesine.
Nese e dini apo ju kane thene qe jeni impulsive, inteligjenca juaj emocionale per kete pike, mund te jete e ulet. Merruni me nje art marcial, praktikoni meditimin, frymemarrje te thella ne menyre te perditshme, qofte dhe per 5 minuta. Studimet tregojne se frymemarrjet e thella ne menyre te rregullte (si pjese e nje praktike meditimi) zgjerojne hapesiren kohore midis stimulit te jashtem qe perceptohen nga ne, dhe reagimit tone. Kjo na jep me shume mundesi te kontrollojme se si do i pergjigjemi gjithckaje qe vjen nga jashte.
Empatia eshte aftesia per tu vene ne vendin e dikujt tjeter, e per te kuptuar gjithcka nga syte e tyre. Eshte sugjeruar qe ka dy lloje empatish: 
(1) Empatia afektive: kur ne ndjejme ndjesite apo emocionet e dikujt tjeter, qofte edhe thjeshte nje merzitje te vogel kur personi tjeter eshte i merzitur.
(2) Empatia konjitive: njohur dhe si 'te marrurit e nje perspektive tjeter', eshte aftesia jone per te identifikuar e me pas kuptuar emocionet e dikujt tjeter.
Si ta rrisim empatine?
a. Jini te vemendshem kur jeni te pranishem.
Ne menyre te pandergjegjshme, ne arrijme te kuptojme kur dikush po na degjon apo shikon me vemendje te plote. Jane pikerisht keta persona qe pavaresisht se mund ti njohim per nje kohe te shkurter, ndihemi plotesisht te qete ti flasim per perjetimet tona me te erreta, me personale.
Behuni dhe ju nje prej ketyre personave per ata qe ju rrethojne. Kushtojini vemendje fjaleve, veprimeve, gjuhes se trupit, duke e shtypur nevojen per te reaguar patjeter.
b. Ndryshoni perspektive.
Vecanerisht ne situatat qe ju bejne te ndiheni jo rehat. Filloni ti pergjigjeni pyetjeve: pse, si, cfare, ku, kur, po te ishit ne vendit e tjetrit. Mos e beni kete duke gjykuar a paragjykuar, por me te vertete duke i dhene shpjegimin me te mire qe ju mundeni. Sipas Buddhes, njerezit nga te cilet mesojme me shume, jane ata qe na kundershtojne 'at our core', na kundershtojne esencen tone, cfare na ben ne, ne.
Ky pilar ndonjehere njihet si 'krijimi i marredhenieve'. Pike kyce per inteligjencen tuaj emocionale eshte aftesia per te komunikuar, kur merrni lajme te mire apo te keqija, kur mbeshtesni apo kritikoni te tjeret, kur zgjidhni apo nxisni konflikte, kur perpiqeni ti jepni rrugedalje nje problemi e jo ta mbuloni diellin me shoshe. 
Sic e them perhere, ne jemi qenie shoqerore. Edhe ata nga ne qe identifikohemi si introverte, nuk mbijetojme dot pa njerezit e tjere. Prandaj aftesia per te komunikuar ne komunitet, eshte padyshim jetike.
Si ti rrisni aftesite shoqerore?
a. Vereni veten ne situata publike.
Aftesite per te komunikuar nuk mjeshterohen duke lexuar nje apo dhjete libra. Patjeter qe leximi eshte nje hap i nevojshem fillestar, por nuk mjafton. Per te mesuar se si ti jepni zgjidhje cdo situate apo te pakten te gjeni njerezit e duhur per t'ju ndihmuar, eshte mire ta provoni veten tuaj ne terren. Aty ku do rrethoheni nga dashamires dhe me pak te tille. Do te mesoni te mendoni shpejt dhe te artikuloni njesoj. Eshte e frikshme, e di. Por po ta beni nje here, heren e dyte do t'ju duket me e thjeshte; madje dhe argetuese.
b. Beni vleresime (komplimente).
Presidenti Abraham Lincoln nisi nje nga letrat e tij me: "Te gjithe i pelqejne komplimentat." Te gjitheve i pelqen t'ia vene ne dukje vetite e tyre pozitive. Kjo i ben te ndihen te vleresuar, cka i shtyn t'ju besojne dhe madje t'ju perceptojne si njerez karizmatike e te pelqyeshem. Nje nga sekretet me te vyera qe me eshte thene para disa vitesh ishte: Ne nje bisede, sigurohu qe personi tjeter te flase me shume se ju. Cdokujt i pelqen te flase per veten, dhe atyre qe thone jo.
1. Kerkoni, lexoni, mesoni per inteligjencen emocionale. 
Njerezit me te suksesshem jane te vetedijshem qe jane te suksesshem sepse e dine per ekzistencen e kesaj inteligjence. Nderkohe qe nje pjese e mire e botes i ka ngecur filmi te IQ, ju keni shansin te jeni vite drite perpara. Asgje e mire nuk vjen thjeshte, prandaj pranojeni qe do t'ju duhet kohe ta praktikoni dhe rrisni inteligjencen tuaj emocionale.
2. Kopjoni dhe pershtasni modele suksesi.
Sot jetojme ne nje epoke ku te pakten 35% e punes drejt suksesit eshte gati, mjafton ta perdorim webin apo librarine. S'ka justifikime.
"Ne nje perralle te lashte japoneze, nje samurai luftarak sfidoi nje mjeshter Zen per t'i shpjeguar konceptin e parajses dhe ferrit. Murgu iu pergjigj me perbuzje: "Ti nuk je gje tjeter vecse nje gdhe, - nuk mund ta harxhoj kohen time me ty!".
Samurai, me nderin e tij tejet te fyer, u terbua, nxorri shpaten dhe i tha: "Une mund te te vras per shkak te kesaj mosperfilljes sate!".
"Kjo, - murgu iu pergjigj me qetesi, - eshte ferri".
I cuditur nga cfare mjeshtri i vuri ne dukje, sesi terbimi e kishte mesyer te terin, samurai u qetesua, terhoqi shpaten, u ul ne gjunje dhe e falenderoi murgun.
"Dhe kjo, - tha murgu, - eshte parajsa".
Kthjellimi i papritur i samurait teksa kuptoi gjendjen e tij te trazuar, ilustron ndryshimin kritik midis te qenit i mesyer nga nje ndjenje DHE te kuptuarit qe je i mesyer nga ajo ndjenje. Urdhri i Sokratit thote "Njihe veten", cka hedh gurin e pare per inteligjencen emocionale: vetedijen e emocioneve te tua teksa po ndodhin."
Burimet
Teste inteligjence
https://greatergood.berkeley.edu/quizzes/ei_quiz
https://www.mindtools.com/pages/article/ei-quiz.htm
Per te pare
https://www.youtube.com/watch?v=Y7m9eNoB3NU
https://www.youtube.com/watch?v=6l8yPt8S2gE
https://www.youtube.com/watch?v=7z0asInbu24
https://www.youtube.com/watch?v=pt74vK9pgIA
https://www.youtube.com/watch?v=FTmPyhfY7FQ
Per te lexuar
https://www.mindtools.com/pages/article/newLDR_45.htm
https://medium.com/personal-growth/the-10-qualities-of-an-emotionally-intelligent-person-f595440af4fb
https://virtualspeech.com/blog/5-features-emotional-intelligence
http://www.danielgoleman.info/topics/emotional-intelligence/
https://www.amazon.com/Emotional-Intelligence-Matter-More-Than/dp/055338371X
https://www.learning-theories.com/emotional-intelligence-goleman.html
https://www.inc.com/justin-bariso/13-things-emotionally-intelligent-people-do.html
https://en.wikipedia.org/wiki/Emotional_intelligence
Lidhja midis emocioneve dhe trurit

Ne te njejten kohe, te njejtet stimujt te jashtem perkthyer nga shqisat tona, shkojne ne nje pjese tjeter te trurit, specifikisht te lobi pre-frontal dhe frontal, ku behet interpretimi racional i gjithckaje te jashtme. Sugjerohet se vetem kjo pjese e trurit qe ze thuajse 1/6ten e tij, merr 25% te gjithe energjise (ne forme ushqimi) qe ne konsumojme. Pra, eshte tejet aktive dhe ne varemi shume te mirefunksionimi i saj.
Martesa midis dy valeve, emocionale dhe racionale, rezulton ne sjelljen e jashtme tonen ne cdo situate ku gjendemi. Duke qene se truri limbik qe merret me emocionet primitive, eshte goxha me i vjeter se ai racionali dhe njekohesisht paksa kokeforte, na ndodh qe te mos te pasqyrojme sjelljen e duhur per situatat qe gjendemi.
Fatmiresisht nje sere njerezish qe ne 1990-ten, kane filluar ta studiojne me shume kujdes sesi modifikimi i emocioneve mund te rezultoje ne sjellje te pelqyeshme qe shtyn drejt suksesit ne boten ku ne jetojme. Kjo njihet me termin 'inteligjenca emocionale' apo EI/EQ. Mayer, Salovey dhe Goleman duhen falenderuar individualisht per kontributin e tyre indirekt ne suksesin e pafund njerezve.
Inteligjenca emocionale 

Inteligjenca emocionale (EI apo EQ) eshte aftesia per te:
(1) Njohur, kuptuar dhe manaxhuar emocionet tona
(2) Njohur, kuptuar dhe influencuar emocionet e te tjereve.
Me fjale te tjera, te qenit inteligjente emocionalisht do te thote te jemi te vetedijshem qe emocionet ndryshojne dhe ndikojne ne sjelljen tone, dhe te mesojme se si ti manaxhojme emocionet (tona dhe te tjereve) vecanerisht kur jemi nen presion.
Ne brendesine tone, ne jemi krijesa emocionale qe shumicen e vendimeve qe marrim gjate nje dite, jave, muaji a gjithe jetes sone, e mbeshtesim tek emocionet tona. Prandaj mund ta gjykoni vete sa e rendesishme eshte ta rrisim inteligjencen tone emocionale per te patur marredhenie te suksesshme apo per te marre vendime me vend.
Sipas Daniel Goleman, psikologut dhe shkrimtarit qe e beri termin "inteligjenca emocionale" te famshem per te gjithe, EI mbeshtetet ne 4 pilare:
1. Vetedija
2. Vetekontrolli
3. Empatia
4. Aftesite shoqerore
Le ti diskutojme nje per nje.
1. Vetedija 

Gjithashtu vetedija shpjegon se si ne e shohim veten tone dhe si mendojme qe te tjeret na shohin.
Vetedija eshte e jashtme dhe e brendshme.
E brendshme, per veten tuaj: kaloni kohe me te, beni pyetje introspektive, kerkoni dije dhe jini kureshtare.
E jashtme, nga te tjeret: kerkojini feedback, pyesni per 'cfare' dhe jo per 'pse', pranojini dhe vleresojini kritikat qe vijne me qellim pozitiv.
Si mund ta rrisni vetedijen?
a. Mbani nje ditar.
Shkruani perdite mendimet, ndjenjat dhe emocionet tuaja, duke i rilexuar perseri kur keni kohe.
2. Vetekontrolli 

Si mund ta rrisni vetekontrollin?
a. Qartesoni vlerat dhe parimet tuaja.
Cdo shtet ka nje kushtetute a dicka te ngjashme, me ligje qe po te thyhen sjellin pasoja. Kaloni pak kohe dhe krijoni dhe ju kushtetuten tuaj. Cfaredo te ndodhe, ne fund te dites, mos shkelni mbi ate qe perben karakterin tuaj. Fundja, c'ju mbetet kur dritat fiken dhe jeni vetem per vetem?
b. Praktikoni qetesine.
Nese e dini apo ju kane thene qe jeni impulsive, inteligjenca juaj emocionale per kete pike, mund te jete e ulet. Merruni me nje art marcial, praktikoni meditimin, frymemarrje te thella ne menyre te perditshme, qofte dhe per 5 minuta. Studimet tregojne se frymemarrjet e thella ne menyre te rregullte (si pjese e nje praktike meditimi) zgjerojne hapesiren kohore midis stimulit te jashtem qe perceptohen nga ne, dhe reagimit tone. Kjo na jep me shume mundesi te kontrollojme se si do i pergjigjemi gjithckaje qe vjen nga jashte.
3. Empatia 

(1) Empatia afektive: kur ne ndjejme ndjesite apo emocionet e dikujt tjeter, qofte edhe thjeshte nje merzitje te vogel kur personi tjeter eshte i merzitur.
(2) Empatia konjitive: njohur dhe si 'te marrurit e nje perspektive tjeter', eshte aftesia jone per te identifikuar e me pas kuptuar emocionet e dikujt tjeter.
Si ta rrisim empatine?
a. Jini te vemendshem kur jeni te pranishem.
Ne menyre te pandergjegjshme, ne arrijme te kuptojme kur dikush po na degjon apo shikon me vemendje te plote. Jane pikerisht keta persona qe pavaresisht se mund ti njohim per nje kohe te shkurter, ndihemi plotesisht te qete ti flasim per perjetimet tona me te erreta, me personale.
Behuni dhe ju nje prej ketyre personave per ata qe ju rrethojne. Kushtojini vemendje fjaleve, veprimeve, gjuhes se trupit, duke e shtypur nevojen per te reaguar patjeter.
b. Ndryshoni perspektive.
Vecanerisht ne situatat qe ju bejne te ndiheni jo rehat. Filloni ti pergjigjeni pyetjeve: pse, si, cfare, ku, kur, po te ishit ne vendit e tjetrit. Mos e beni kete duke gjykuar a paragjykuar, por me te vertete duke i dhene shpjegimin me te mire qe ju mundeni. Sipas Buddhes, njerezit nga te cilet mesojme me shume, jane ata qe na kundershtojne 'at our core', na kundershtojne esencen tone, cfare na ben ne, ne.
4. Aftesite shoqerore. 

Sic e them perhere, ne jemi qenie shoqerore. Edhe ata nga ne qe identifikohemi si introverte, nuk mbijetojme dot pa njerezit e tjere. Prandaj aftesia per te komunikuar ne komunitet, eshte padyshim jetike.
Si ti rrisni aftesite shoqerore?
a. Vereni veten ne situata publike.
Aftesite per te komunikuar nuk mjeshterohen duke lexuar nje apo dhjete libra. Patjeter qe leximi eshte nje hap i nevojshem fillestar, por nuk mjafton. Per te mesuar se si ti jepni zgjidhje cdo situate apo te pakten te gjeni njerezit e duhur per t'ju ndihmuar, eshte mire ta provoni veten tuaj ne terren. Aty ku do rrethoheni nga dashamires dhe me pak te tille. Do te mesoni te mendoni shpejt dhe te artikuloni njesoj. Eshte e frikshme, e di. Por po ta beni nje here, heren e dyte do t'ju duket me e thjeshte; madje dhe argetuese.
b. Beni vleresime (komplimente).
Presidenti Abraham Lincoln nisi nje nga letrat e tij me: "Te gjithe i pelqejne komplimentat." Te gjitheve i pelqen t'ia vene ne dukje vetite e tyre pozitive. Kjo i ben te ndihen te vleresuar, cka i shtyn t'ju besojne dhe madje t'ju perceptojne si njerez karizmatike e te pelqyeshem. Nje nga sekretet me te vyera qe me eshte thene para disa vitesh ishte: Ne nje bisede, sigurohu qe personi tjeter te flase me shume se ju. Cdokujt i pelqen te flase per veten, dhe atyre qe thone jo.
#KeshillateMegit 

Njerezit me te suksesshem jane te vetedijshem qe jane te suksesshem sepse e dine per ekzistencen e kesaj inteligjence. Nderkohe qe nje pjese e mire e botes i ka ngecur filmi te IQ, ju keni shansin te jeni vite drite perpara. Asgje e mire nuk vjen thjeshte, prandaj pranojeni qe do t'ju duhet kohe ta praktikoni dhe rrisni inteligjencen tuaj emocionale.
2. Kopjoni dhe pershtasni modele suksesi.
Sot jetojme ne nje epoke ku te pakten 35% e punes drejt suksesit eshte gati, mjafton ta perdorim webin apo librarine. S'ka justifikime.
Sot dua t'ju le me nje histori te vjeter, prekur te libri i Goleman, qe reflekton inteligjencen emocionale dhe ekstremet e saj. 
Samurai, me nderin e tij tejet te fyer, u terbua, nxorri shpaten dhe i tha: "Une mund te te vras per shkak te kesaj mosperfilljes sate!".
"Kjo, - murgu iu pergjigj me qetesi, - eshte ferri".
I cuditur nga cfare mjeshtri i vuri ne dukje, sesi terbimi e kishte mesyer te terin, samurai u qetesua, terhoqi shpaten, u ul ne gjunje dhe e falenderoi murgun.
"Dhe kjo, - tha murgu, - eshte parajsa".
Kthjellimi i papritur i samurait teksa kuptoi gjendjen e tij te trazuar, ilustron ndryshimin kritik midis te qenit i mesyer nga nje ndjenje DHE te kuptuarit qe je i mesyer nga ajo ndjenje. Urdhri i Sokratit thote "Njihe veten", cka hedh gurin e pare per inteligjencen emocionale: vetedijen e emocioneve te tua teksa po ndodhin."
Gjithe te mirat!
Juaja,
Megi 
Burimet
Teste inteligjence
https://greatergood.berkeley.edu/quizzes/ei_quiz
https://www.mindtools.com/pages/article/ei-quiz.htm
Per te pare
https://www.youtube.com/watch?v=Y7m9eNoB3NU
https://www.youtube.com/watch?v=6l8yPt8S2gE
https://www.youtube.com/watch?v=7z0asInbu24
https://www.youtube.com/watch?v=pt74vK9pgIA
https://www.youtube.com/watch?v=FTmPyhfY7FQ
Per te lexuar
https://www.mindtools.com/pages/article/newLDR_45.htm
https://medium.com/personal-growth/the-10-qualities-of-an-emotionally-intelligent-person-f595440af4fb
https://virtualspeech.com/blog/5-features-emotional-intelligence
http://www.danielgoleman.info/topics/emotional-intelligence/
https://www.amazon.com/Emotional-Intelligence-Matter-More-Than/dp/055338371X
https://www.learning-theories.com/emotional-intelligence-goleman.html
https://www.inc.com/justin-bariso/13-things-emotionally-intelligent-people-do.html
https://en.wikipedia.org/wiki/Emotional_intelligence
Comments
Post a Comment