Skip to main content

13. Stresi

Zgjidhni: doni te trajtoni simptomat apo shkakun?

Po te trajtoni simptomat e stresit (rrahjet e zemres, mungesen e gjumit, djerset e ftohta) eshte relativisht e thjeshte. Ekzistojne betablockers apo benzodiazepina (ju kujton gje emri Xanax?)qe e bejne kete pune per ju. Gjeni nje menyre te jashteligjshme, dhe i keni ne duar. I konsumoni vend e pa vend, si Tic-Tac-et dhe ndiheni me mire.
Urime. I jeni futur rruges se varesise te vete-mjekimit  me pasoja te fshehura per te pakten 5 vjet. Lexojeni perseri fjaline e fundit: Varesi, vete-mjekim, pasoja. Shume njerez nisin ta trajtojne stresin apo ankthin qe i sjell duke u bazuar ne legjenda urbane. Pavaresisht se stresi biologjikisht ne vetvete eshte njesoj te cdo njeri (dhe disa kafshe), shkaqet jane te ndryshme. Kur ju merrni Xanax, nuk trajtoni shkakun, por simptomen. Keshtu stresi suaj vazhdon te flere brenda jush deri sa molekulat e Xanaxit te kene dale nga sistemi i trupit tuaj. Pastaj zgjohet dhe kerkon prape qetesues!

Shume nga ne jetojme jete aktive ku kemi bashkeveprime te vazhdueshme me njerez te tjere, prezantime per te dhene, provime per te marre, organizime per te shkuar etj dhe me raste kemi nevoje per nje 'quick fix', nje zgjidhje te shpejte per ta luftuar stresin qe vjen me to. Me siguri ju qe po me lexoni tani, me zor e prisnit rubriken #KeshillateMegit sepse aty gjerat jane te thjeshta dhe rendore. Dhe ku ka teme me te pershtatshme se stresi per keshilla te thjeshta dhe lehtesisht te ndjekshme?

Fatkeqesisht dhe fatmiresisht miq, nese kjo eshte menyra se si ju e trajtoni apo e keni trajtuar stresin tuaj deri me sot, eshte jetike qe te ndryshoni. Ne skenaret e mesiperm Xanaxin mund ta zevendesoni dhe me ca ore palester ku truri yne leshon molekula qe na bejne te ndihemi te lumtur. Nuk ka rendesi sa i shendetshem eshte aktiviteti fizik nese e perdorim ate si nje droge; shkojme, stervitemi dhe shkeputemi nga gjithe mendimet tona, aq shume sa shpesh here lendojme shtyllen kurrizore apo gjunjet nga te kercyerit e paperqendruar, shkeputemi nga realiteti, socializohemi me instruktore apo miq palestre, dhe ne fund kthehemi ne shtepi. Pas disa minutash endorfinat ulen ne nivelin fillestar dhe ajo reja e zeza rishfaqet per te na lene nje nate tjeter pa gjume. Historia perseritet.


Mos u frikesoni, ka nje zgjidhje. Sulmoni shkakun e stresit tuaj.

1. Kerkojeni sikur te ishte thesari me i cmuar, kerkojeni cdo dite ne cdo menyre qe mundeni. Provoni te flisni me nje psikolog/psikiater, me nje mik, me motren apo vellain, me nje prind apo madje dhe me ato tetat e lagjes qe ju ndjekin me sy cdo levizje tuajen. Nese ndiheni me te qete, thojini qe doni te diskutoni per nje shokun tuajin, cpo i ndodh atij, dhe ju doni ta ndihmoni. Ndajini me to perjetimet tuaja te vazhdueshme, sepse ju ndihmon jashtezakonisht shume ta degjoni veten tuaj tek flisni, te kerkoni fjalet per ta shprehur ate lemshin qe ju krijohet ne fyt sa here dicka ndodh dhe ndiheni te mposhtur. Po te zgjidhni te takoni nje psikolog, ajo apo ai do te dije se si t'ju fuse neper shtigje dhe t'ju ndihmoje ta gjeni rrugen e kthimit. Prandaj strategjia me e mire do te ishte te takonit nje te tille. Nese akoma nuk ndiheni gati per nje sere arsyesh (perfshire dhe tabune lidhur me psikologet ne Shqiperi), niseni me alternativen me te mire te rradhes. Ndoshta nje mik apo nje familjar. S'ka shume rendesi ne kete pike. Fillimi i udhetimit tuaj eshte perpjekja e palodhur per te gjetur gjenezen e ketyre ndjesive negative qe ju perndjekin cdo dite.

2. Hapi i dyte eshte mbajtja shenim e gjithckaje qe ju eshte dukur me vlere gjate eksplorimit pararendes. Kjo mund te perfshije perjetime tuajat, fjale me mend te bashkebiseduesve, reagime qe ju kane qetesuar dhe te tjera qe ju kane shqetesuar, me pak fjale cdo gje qe sa do pak ju ka bere pershtypje. Teksa i shkruani, qendrojini larg paragjykimeve apo gjykimeve negative. Mund te shenoni komente tuajat per cka thuhet ne kllapa qe t'ju rikujtoje s'i po ndiheshit ne ato caste. 

3. Hapi i trete eshte krijimi i nje hapesire brenda 24 oreshit te te paturit keto biseda dhe te marrurit shenime, per t'i hedhur nje sy. Ne varesi te bisedes suaj, mund t'ju duhet 5 - 10 minuta. Kete kijeni parasysh per gjithcka tjeter qe beni ne jete ku perfshihet te mesuarit e dickaje: riperseriteni brenda 24 oreve sepse truri juaj do ta mbaje mend me mire. Gjate kohes qe rilexoni shenimet tuaja, merrni nje stilolaps/laps me ngjyre tjeter dhe shtoni perjetime qe mund t'i keni harruar apo intepretime te castit.  

4. Hapi i katert permbushet perpara se te flini. Kur me ne fund t'ju vije ora per te fjetur pas nje dite qe ndoshta ju ka bere te ndjeni 1001 ndjesi, apo ku keni thene "Po une c'desha qe degjoj fjalet e nje njeriu virtual qe s'ia ka idene te stresit tim dhe mendon se zgjidhet kaq thjeshte?"; mbyllini syte dhe merrni fryme 3 - 5 here thelle. Pastaj thojini vetes sa mirenjohes jeni qe sot bete dicka per veten tuaj. Nje fjali. Kaq. Tani jeni te lire te flini gjume. 

5. Hapi i peste eshte plotesisht ne doren tuaj. Nxirrni kalendarin tuaj dhe shenoni me kryq nje dite ku do t'i perserisni hapat e mesiperme. Ndoshta me nje person tjeter, ndoshta me te njejtin, ndoshta do regjistroni veten dhe do ridegjoni. Vendosni oren, lini takimin, dhe paraqituni te veshur brenda dhe jashte me kostumin e mendjehaptesise dhe deshires per te qene miku me i mire i vetes. 

6. Pasi ta keni kryer kete ritual disa here (vendoseni vete se sa) uluni dhe lexoni c'keni shkruar ne fletoren tuaj, qofte kjo elektronike. Merrni dy ngjyra dhe ngjyrosni (1) cfare keni mesuar per stresin tuaj qe s'e dinit me pare, (2) cfare doni te mesoni me shume per te (kete mund ta beni duke folur me dike qe e dini se mund t'ju qartesoje mendimet, duke lexuar ne lidhje me ate teme, duke filluar nje hobi te ri etj). Edhe nese e beni kete ritual vetem nje here, s'ka problem. Do te jete nje menyre e shkelqyer per te kuptuar ju vete se stresi juaj lind dhe rritet si pasoje e menyres qe ne e trajtojme veten tone. Me e rendesishmja do te filloni te mesoni sesi ta pranoni dhe luftoni shkakun pa u trembur apo fshehur. Nuk mjafton te kuptojme shkakun sepse shpesh here nuk e ndryshojme dot. Hapat e mesiperm ju ndihmojne ta lokalizoni dhe ta beni mikun tuaj me te mire. Kur ta njohim me mire stresin tone, mund te fillojme ta perdorim ne avantazhin tone! Cdo here qe marrim ilace me mendjen tone, cdo here qe e shtypim, e fshehim, e shkelim me kembe - ne fakt vetem i japim me shume fuqi mbi jeten tone. 

Ne nje te ardhme te afert do shkruaj per hipnoterapine, terapia bazuar ne forcen e mendimeve qe perdoret gjeresisht per nje sere crregullimesh apo shqetesimesh mendore. Studimet shkencore tregojne qe ne vete, me ane te mendimeve tona, mund te bejme gjithcka te mundur.

Kur te ndiheni sikur stresi ju ka kapluar cdo cep te jetes suaj, rikujtohuni qe kjo po ndodh sepse ju i keni dhene ate fuqi. Tavolinat mund te kthehen, por kjo varet nga ju. A jeni te gatshem ta ndihmoni veten tuaj? Ne fakt, a deshironi ta ndihmoni veten tuaj? Eshte bere e modes qe te bejme gara kush e kush e ka jeten me te stresuar sepse ky thuhet se eshte tregues qe po punojme forte dhe po bejme dicka per veten. Kur dikush t'ju pyese se shpejti "Si je?", pergjigjuni "Me mire se kurre". 

Le te fitojme betejat tona te perditshme me stresin, qe keshtu te pergatitemi per luften e pashmangshme ne kohet qe jetojme. 
Le te mesojme te ecim, perpara se te fluturojme. 



Ju perqafoj fort dhe uroj ta shijoni kete aventure sfiduese qe po ju pret. 

Juaja,
Megi

Comments

Popular posts from this blog

Prind pasi i Mbijetoi Traumës në Fëmijëri

Disclaimer Ky nuk është shkrim imi, por e gjykoj shumë të vlefshëm për ta patur në shqip. Shkroi Erin Emmanuel  Kur ta rikujtojnë      Nuk e prisja që bërja prind për herë të parë do të sfidonte ndjeshëm perceptimin për veten dhe do të më bënte të rishqyrtoja përvojat traumatike të fëmijërisë që mendoja se i kisha lënë pas. E megjithatë, teksa përkundja vajzën time të vogël gjatë netëve e gjata dhe të mundimshme të foshnjërisë së saj, m'u kujtua rishtazi pafajësia që kisha humbur shumë herët dhe u mbërtheva nga ankthi se çfarë mund t’ia prishte jetën së voglës që pushonte në krahët e mi. Hipervigjilenca e shkallës së ulët, të cilën kisha mësuar ta identifikoja dhe zbutja pas vitesh psikoterapie, ishte shfaqur në një mënyrë të re. Hyrja ime në amësi ishte një mundësi tjetër që trauma ime e fëmijërisë të përndiqte realitetin tim aktual. Mund t’i ndjeja kthetrat e saj të njohura. Ndërsa fytyra e vajzës sime më shikonte, turpi im u zmadhua. Më dhimbte që ta dija a d...

16. Bashkebisedim mbi vetveten

Disclaimer : Lexojeni kur te jeni te qete dhe me mendjehaptesine per te hapur dyer te reja.  Cue: We're all in this together - High school musical (  https://www.youtube.com/watch?v=gbrbUfYSt0E  )  "Pranimi i vetes son ë mund të jetë e vështirë, por jo aq e vështirë sa të kalojmë jetët tona duke vrapuar nga ajo. P ërqafimi i dobësive tona është e rrezikshme, por jo aq e rrezikshme sa të heqim dorë nga dashuria, përkatësia dhe gëzimi - përvojat që na bëjnë më vulnerab ël * . Vetëm kur t ë jemi mjaftuesh ëm të guximshëm q ë të zbulojm ë errësirën, at ëher ë do të zbulojmë fuqinë e pafundme të dritës sonë. " - Brene Brown * V ulnerabel = ekspozimi emocional i vetes sone qe shoqerohet nga meraku dhe pasiguria per menyren se si do te reagoje personi tjeter dhe jo vetem. Caste te tilla me rikujtojne pse vazhdoj ta shkruaj kete blog - ketu me jepet mundesia t'ju prezantoj me njerez qe mund t'ju ndryshojne me te vertete menyren se si...

23. COVID-19 dhe Truri - Deficitet Neurokonjitive (Kujtesa, Vemendja, Perqendrimi)

COVID-19: Gjendet kudo tanime, besoj me te drejte sepse pasojat qe sjell jane te shumta.  Hyrje Vemendje te madhe kane marre disa organe si mushkrite, zemra, sistemi tretes; por jemi mbrapa me diskutimet publike mbi demet qe i shkakton trurit dhe sistemeve nervore (qendrore, periferike, enterike). Fatmiresisht studimet mbi COVID-19 jane te hapura dhe pa pagese qe te mund te lexohen nga cdo individ me internet. Prandaj, profesionisteve si fillim, nuk na falet qe te mos flasim per problemet me kujtesen, vemendjen, perthithjen e informacionit dhe me shume - si pasoja te pranishme pas COVID-19. Edhe kur e ke kaluar lehte, edhe kur e ke kaluar rende.  Madje nje grup kerkuesish analizuan trurin post-mortem te pacienteve me Sars-CoV-2 dhe gjeten se virusi kishte arritur te kalonte barrieren nga periferia ne qender per te hyre ne tru (Solomon et al., 2020). Kjo gjetje eshte akoma ne diskutim, POR sot eshte kritike t'i njohim problemet me trurin qe t'i parandalojme apo trajtojme kur te...