Skip to main content

12. Dashuria, pjesa e pare

Disclaimer: Qe cdo gje te jete e sukseshme, dhe ato gjerat me miniskule, me te vogla, ka nevoje per pune. Ne nje marredhenie te cfaredoshme puna duhet te jete e dyanshme. Mos u kenaqni me me pak se 100% pune, nuk mjafton te perpiqemi dhe te shkojme deri ne mes te rruges. Nese ju keni vendosur, keni zgjedhur te ndani jeten tuaj me dike, gjithcka pervec perkushtimit te vazhdueshem, eshte mungese e paster respekti ndaj vetes. 



Si ta shprehim dashurine? 


E ndjejme vete, por partneri/partnerja jone s'e vlereson. Apo ndoshta s'e kupton?

Ka mundesi qe ju e shprehni dashurine tuaj ne formen qe ju dini. Por kjo dashuria nuk arrin te perkthehet nga personi tjeter.  Duket sikur po flisni gjuhe te huaj! 

Zenkat jane te perhershme, nuk arrini te degjoni njeri tjetrin, doni te ndaheni, por dicka ju mban akoma bashke.
Ndoshta keto jane tregues qe ju e doni njeri tjetrin, por po flisni gjuhe te ndryshme. 



GJUHET E DASHURISE


#캐릭터 #일러스트 #그림 #연인 #디자인 #커플 #빛 #라이팅 #일상 #illust #illustration #art #character #daily #light #lighting #design #color #conceptart #couple…

Ky koncepti i ekzistences se nje gjuhe te caktuar per shprehjen e dashurise eshte goxha i vjeter, por i permbledhur bindshem ne nje liber te 1995-s nga Gary Champan. 

Sipas tij, ekzistojne 5 gjuhe dashurie bazuar ne: 

1. Fjale


Dikush qe ka gjuhe te pare dashurie fjalet, ndihet i dashur kur personi tjeter ia shpreh dashurine me fjale, qofshin keto te thena gojarisht apo te shkruara. 



2. Kohe 


Dikush qe ka gjuhe te pare dashurie kohen, ndihet i dashur kur personi tjeter kalon kohe fizikisht me te ku mund te flasin per gjithcka dhe asgje. 



3. Dhurata


Dikush qe ka gjuhe te pare dashurie dhuratat, ndihet i dashur kur personi i zemres i dhuron dicka, pa u perqendruar domosdoshmerisht te cmimi por vlera shpirterore. 



4. Veprime


Dikush qe ka gjuhe te pare dashurie veprimet, ndihet i dashur kur personi i zemres e ndihmon te beje dicka qe ndoshta eshte e bezdishme per te p.sh. te paguaje faturat e dritave, ose dicka qe i sjell stres apo thjeshte dicka qe mund ta beje te lumtur. 



5. Prekje fizike 


Dikush qe ka gjuhe te pare dashurie prekjen fizike, eshte dikush qe ndihet i dashur kur personi i zemres eshte fizikisht aty per te, psh duke kapur duart ne publik, duke e puthur cdo dite para se te shkoje ne pune etj. 




Sot do diskutojme 2/5 gjuhet e dashurise. 






1. Fjale


Sipas psikologut William James, nevoja me e thelle dhe bazike e njeriut eshte te ndihet i vleresuar. Per disa nga ne ky vleresim ndihet kur eshte verbal, pra kur e degjojme a e lexojme. Gjuha jone paresore e dashurise eshte fjala. Keto fjale mund te jene komplimenta, fjale mbeshtetjeje, fjale falenderimi, fjale mirenjohjeje, madje dhe fjale qortimi. Nese ai/ajo qe duam ka bere dicka qe na ka lenduar, eshte mire ti shprehim ndjenjat tona te brendshme pa qellimin per ta lenduar dhe ne ate. Mjafton te themi: "U ndjeva shume keq qe nuk me telefonove gjithe diten sepse po te prisja". Me ton miqesor por reflektues te asaj cfare ndiejme. 

Te dashurit eshte zgjedhje. Falja e dashurise eshte zgjedhje. Kjo behet cdo dite kur zgjohemi ne mengjes, kur e perqafojme dhe puthim njeriun e zemres, kur i bejme mengjesin apo e ndihmojme te vishet per pune, kur e falim se ka harruar pervjetorin, apo kur nuk pershtatet fiks me idealizmin qe kemi ne koke. 


Menyra sesi e shprehim dashurine apo sesi e shprehim lendimin, eshte kyce. Nese personi yne i zemres ka si gjuhe te pare fjalen, duhet ti kushtojme vemendje te vecante fjaleve qe nxjerrim nga goja. Solomoni, nga literatura hebraike, ka shkruar: "Gjuha ka fuqine e jetes dhe vdekjes". Perdoreni me mencuri dhe perkujdesje kur i drejtoheni atij apo asaj qe dashuroni. 




Me poshte keni ca keshille praktike kur kuptoni se ai/ajo qe doni e kupton dashurine nepermjet fjaleve:



1. Rikujtojani vetes perdite se kjo eshte gjuha kryesore e dashurise se partnerit tuaj.

Mund ta beni kete duke printuar a shkruar ne nje leter te vendosur diku ku mund ta shihni per dite (p.sh. pasqyra) 

FJALET JANE TE RENDESISHME!

FJALET JANE TE RENDESISHME!

2. Mbani shenim gjithe fjalet e dashurise dhe mbeshtetjes qe i keni thene partnerit tuaj gjate nje jave

Pasi ti lexoni mund te cuditeni sa shume apo pak i perdorni.

3. Vijini vetes suaj per qellim qe ti beni nje kompliment ndryshe cdo dite per nje muaj rresht. 

Po ti mbani shenim, do siguroheni qe s'do e perseritni veten.

4. Mesoni shprehje te dashurise dhe mbeshtetjes ne gjuhe te huaja.


5. Bejini komplimenta partnerit tuaj ne prani te prinderve apo miqve te tij. 

Kjo jo vetem qe do i beje qejfin partnerit tuaj, por dhe prinderit/miqte e tij do ndihen shume te lumtur qe ju jeni ne jeten e nje personi qe ata duan.

6. Kushtojini vemendje pikave te forta te partnerit tuaj, dhe komplimentojini per to. 

Jini specifike, psh "Me pelqen shume sa i kujdesshem je kur une vij vone nga puna".

7. Here pas here dergojini nje mesazh apo email. 

Nese jeni larg apo e dini qe mund te kete nevoje per mbeshtetjen tuaj, mund ti dergoni nje video per te qeshur per shembull.






2. Kohe

An Artist Shows What Love Looks Like When No One Is Watching


Dhurata me e madhe, shprehja me e vlefshme e dashurise, per shume nga ne eshte dhenia e kohes dikujt qe duam. Kohe qe perbehet nga vemendja e pashkeputur, duke folur me njeri tjetrin per endrrat tona, per ceshtje ekzistenciale, apo duke pire kafen e mengjesit, apo duke dale per nje dreke/darke, duke diskutuar per cfare nga shqeteson, cfare na motivon e keshtu me rradhe. 


E keni vene re ndonjehere qe kur shkoni ne nje restorant, mund ti dalloni ciftet e reja dhe ato te martuara bashke prej shume kohesh? Ciftet e reja thuajse gjithmone nuk e shkepusin shikimin kur flasin, jane te vemendshem, reagojne shpejt dhe shpesh te buzeqeshur. Ndersa ato te martuarit gjate, ulen dhe sodisin verdalle. 


Shume e barazojne shpenzimin e kohes me dike tjeter kur shohin Netflix apo televizor, prane njeri tjetrit. Patjeter qe kjo eshte nje shprehje dashurie e vlefshme per disa njerez, po ketu nuk po flasim per kete. Kjo gjuhe ben fjale per kalimin e kohes me njeri tjetrin ku syte tuaj takohen shpesh, ku behen pyetje per te mesuar nga tjetri, ku flitet dhe degjohet, ku ndajme cdo minute pak me shume nga c'mbajme brenda.



Nese partneri apo partnerja juaj ndihet i dashur kur ju shpenzoni kohe se bashku, keshillat e meposhtme mund t'ju ndihmojne: 



1. Mos u merrni me dicka krejt tjeter kur partneri juaj po ju flet.

Kushtojini vemendje sepse keshtu partneri juaj do e ndjeje qe ju e mbeshtesni, e vleresoni, dhe jeni kurioze te mesoni me shume per te. Nese ai/ajo po ju kerkon vemendje ne nje cast qe jeni te zene, mund ti kerkoni t'ju prese per pak dhe me pas te riktheheni per ta degjuar. Komunikimi eshte celesi. 

2. Mos e nderprisni. 

Sipas studimeve nje person mund te degjoje mesatarisht rreth 17 sekonda perpara se ta nderprese personin tjeter. Perpiquni te degjoni per te degjuar, jo te degjoni per tu pergjigjuar apo per te dhene keshilla. 

3. Kerkojini partnerit tuaj t'ju thote se cfare aktivitetesh i pelqen te beje. 

Nese personi juaj i zemres flet kete gjuhe te dashurise bazuar ne kohen qe shpenzoni bashke, perpiquni te jeni te vemendshem se cfare aktiviteti e ben te lumtur. Mos supozoni se i dini vete, por beni nje list me cfare ju thote dhe ndiqni hapin me poshte.

4. Planifikoni nje aktivitet qe mund ta beni te dy bashke qe t'ju beje te lumtur. Kjo mund te jete te vizitoni vende historike, te shkoni ne palester se bashku, te gatuani se bashku etj. Mjafton te permbushni keto tri kushte: (1) Te pakten njeri nga ju e pelqen ta beje, (2) Tjetri eshte i gatshem te perfshihet (3) Te dy e dini pse po e beni - qe te shprehni dashurine tuaj. 


5. Cdo dite krijoni nje hapesire kohore ku mund te ndani perjetimet e dites. 

Rrini me pak ne rrjete sociale, me pak duke pare televizor, dhe mesoni me shume per personin qe ju doni. Ka cifte qe kane bllokuar nje orar te njejte cdo dite, perdite, ku ndajne me njeri tjetrin c'kane perjetuar, dhe kjo i ndihmon te jene vazhdimisht 'in touch' bashke. 





#KeshillateMegit

If You're Still Not Decided What Pet You Should Get, This Artist's Illustrations Will Give You A Hint


1. Gjuha juaj me shume mundesi eshte e ndryshme nga e partnerit tuaj. 

Eshte e rralle qe ne nje lidhje, te dyja palet te flasin te njejten gjuhe, ta kuptojne dashurine ne te njejten forme. Kjo s'do te thote qe eshte fundi i botes. Perkundrazi, eshte nje rast i shkelqyer qe te jeni te vemendshem, te gjykoni cila eshte gjuha e partnerit tuaj, dhe pastaj te filloni ta perdorni. Keshtu partneri juaj ndihet i lumtur, lumturia e tyre percillet te ju, dhe gjithcka ecen perpara. 


2. Mesoni te komunikoni hapur cfare ndjeni.


Jo te gjithe jemi te afte ta vendosim ne fjale ate qe ndjejme per brenda. Kjo ndoshta se kemi fjalor te kufizuar, ndoshta sepse jemi rritur ne nje familje ku ndjenjat ndrydheshin, apo kemi frike se cfare do te mendojne te tjeret per ne. Por kur nuk arrijme te nxjerrim jashte c'kemi brenda, nuk do arrijme te krijojme lidhje plotesuese, te forta dhe transparente me ata qe duam. Ka ushtrime te ndryshme qe mund te beni qe ta forconi muskulin e komunikimit, te cilat mund ti gjeni ne internet apo libra te ndryshem. Me thoni nese keni nevoje per ndihme! 




Sot dua t'ju le me Dritero Agollin, Mjegulla e dashurise. 



Kur ikja larg, drejt teje vija. 
kur vija afer, ikja larg.

Per dreq me trembte largesia, 
dhe afersija behej cark. 

As e kuptoja si te desha, 
nje mjegull pus nje cmenduri, 
si nje poet qe shkruan vjersha 
dhe ndez nje shkrepse dhe i ben hi. 

Dhe ndoshta kjo ish dashuria, 
e cakerdisur kuturu,
per dreq me trembte largesia 
dhe afersia gjithashtu.



Rishkruhemi javes qe vjen, duke shpresuar t'ju kete sherbyer kjo pjese e pare si nje stimul i ri per ta rikonceptuar se si e jepni dhe merrni dashurine.




Per te gjetur gjuhen tuaj paresore te dashurise, klikoni ketu: https://bananaditar.blogspot.com/2019/03/testi-i-gjuhes-se-dashurise.html 






Juaja,
Megi 







Burimet 


Libri i Dr. Chapman: 5 languages of love. 

Comments

Popular posts from this blog

Prind pasi i Mbijetoi Traumës në Fëmijëri

Disclaimer Ky nuk është shkrim imi, por e gjykoj shumë të vlefshëm për ta patur në shqip. Shkroi Erin Emmanuel  Kur ta rikujtojnë      Nuk e prisja që bërja prind për herë të parë do të sfidonte ndjeshëm perceptimin për veten dhe do të më bënte të rishqyrtoja përvojat traumatike të fëmijërisë që mendoja se i kisha lënë pas. E megjithatë, teksa përkundja vajzën time të vogël gjatë netëve e gjata dhe të mundimshme të foshnjërisë së saj, m'u kujtua rishtazi pafajësia që kisha humbur shumë herët dhe u mbërtheva nga ankthi se çfarë mund t’ia prishte jetën së voglës që pushonte në krahët e mi. Hipervigjilenca e shkallës së ulët, të cilën kisha mësuar ta identifikoja dhe zbutja pas vitesh psikoterapie, ishte shfaqur në një mënyrë të re. Hyrja ime në amësi ishte një mundësi tjetër që trauma ime e fëmijërisë të përndiqte realitetin tim aktual. Mund t’i ndjeja kthetrat e saj të njohura. Ndërsa fytyra e vajzës sime më shikonte, turpi im u zmadhua. Më dhimbte që ta dija a d...

16. Bashkebisedim mbi vetveten

Disclaimer : Lexojeni kur te jeni te qete dhe me mendjehaptesine per te hapur dyer te reja.  Cue: We're all in this together - High school musical (  https://www.youtube.com/watch?v=gbrbUfYSt0E  )  "Pranimi i vetes son ë mund të jetë e vështirë, por jo aq e vështirë sa të kalojmë jetët tona duke vrapuar nga ajo. P ërqafimi i dobësive tona është e rrezikshme, por jo aq e rrezikshme sa të heqim dorë nga dashuria, përkatësia dhe gëzimi - përvojat që na bëjnë më vulnerab ël * . Vetëm kur t ë jemi mjaftuesh ëm të guximshëm q ë të zbulojm ë errësirën, at ëher ë do të zbulojmë fuqinë e pafundme të dritës sonë. " - Brene Brown * V ulnerabel = ekspozimi emocional i vetes sone qe shoqerohet nga meraku dhe pasiguria per menyren se si do te reagoje personi tjeter dhe jo vetem. Caste te tilla me rikujtojne pse vazhdoj ta shkruaj kete blog - ketu me jepet mundesia t'ju prezantoj me njerez qe mund t'ju ndryshojne me te vertete menyren se si...

23. COVID-19 dhe Truri - Deficitet Neurokonjitive (Kujtesa, Vemendja, Perqendrimi)

COVID-19: Gjendet kudo tanime, besoj me te drejte sepse pasojat qe sjell jane te shumta.  Hyrje Vemendje te madhe kane marre disa organe si mushkrite, zemra, sistemi tretes; por jemi mbrapa me diskutimet publike mbi demet qe i shkakton trurit dhe sistemeve nervore (qendrore, periferike, enterike). Fatmiresisht studimet mbi COVID-19 jane te hapura dhe pa pagese qe te mund te lexohen nga cdo individ me internet. Prandaj, profesionisteve si fillim, nuk na falet qe te mos flasim per problemet me kujtesen, vemendjen, perthithjen e informacionit dhe me shume - si pasoja te pranishme pas COVID-19. Edhe kur e ke kaluar lehte, edhe kur e ke kaluar rende.  Madje nje grup kerkuesish analizuan trurin post-mortem te pacienteve me Sars-CoV-2 dhe gjeten se virusi kishte arritur te kalonte barrieren nga periferia ne qender per te hyre ne tru (Solomon et al., 2020). Kjo gjetje eshte akoma ne diskutim, POR sot eshte kritike t'i njohim problemet me trurin qe t'i parandalojme apo trajtojme kur te...