Vazhdojme me 3/5 gjuhet e rradhes se dashurise.
3. Dhurata
Marrja e nje dhurate interpretohet si: "Ka qene duke menduar per mua," ose "Iu kujtova une."Dhuratat mund te blihen, gjehen, ose behen. Fatmiresisht kjo eshte nje nga gjuhet me te thjeshta te dashurise per tu mesuar. Dhenien e nje dhurate mendojeni si investim - ta beni partnerin tuaj te zemres te lumtur, eshte investimi me i mire. Nese ata jane te lumtur, do jeni dhe ju, familja juaj, dhe gjithkush tjeter. Nese ndihemi te vleresuar, te dashuruar nga te tjeret, do punojme me shume dhe me mire, cka do te na beje me te suksesshem se me pare. S'ka faktor me te forte suksesi sesa mbeshtetja nga rrethi shoqeror dhe familjar.
Nese partneri/partnerja juaj ka si gjuhe paresore dashurie, dhuratat, kini parasysh pikat e meposhtme:
1. Bejini dhurata per 1 jave rresht.
Krijoni nje plan bazuar ne cfare i pelqen partnerit/partneres suaj, dhe filloni krijoni 7 dhurata te ndryshme. Nuk eshte nevoja t'i blini 7 varese, po ta beni cdo dite te ndryshme. Eshte shume argetuese si per ju dhe per personin e zemres suaj, sepse jeni te perfshire ne nje mini-aventure dhe mund ta shijoni ne maksimum.
2. Perdoreni natyren.
Heres tjeter qe do jeni duke ecur rreth zones ku jetoni, jini vigjilente per ndonje send qe mund te shihni verdalle. Mund te jete ndonje gur i vecante, gjethe etj. Rendesi ka te kete nje kuptim te vecante per partnerin tuaj. Per shembull nje gur i lemuar mund te jape domethenien e nje martese qe pasi ka kaluar ne veshtiresi, tanime eshte e qete. Vecanerisht nese financat jane problem, perqendrohuni te dhuratat simbolike.
3. Beni me duart tuaja nje dhurate.
Ndoshta regjistroheni ne nje kurs pikture apo skulpture, dhe mesoni te beni dicka te vecante.
4. Mbani nje ditar me 'Ide per dhurata.'
Shenoni here pas here ide tuajat si dhe kushtojini vemendje ndonje komenti nga partneri juaj kur shohin dicka qe u pelqen.
5. Pyesni dike tjeter nese nuk dini c'dhurate te beni.
Familjare, shoke, shoqe - pyetini kur nuk jeni te sigurte. Ndoshta ata mund t'ju ndihmojne edhe financiarisht ta ndani vleren e dhurates, keshtu qe nuk eshte ide e keqe.
6. Blini nje liber, dhe diskutojeni me te.
Blini nje liber qe ta lexoni te dy, me nje tematike qe atij/asaj i pelqen. Kjo do t'ju jape nje teme bisede ku mund te diskutoni me ore tera, pra te kaloni kohe bashke, nderkohe qe ajo/ai eshte dhe i lumtur per dhuraten.
4. Veprime
Beni veprime qe partnerit/partneres suaj do ti pelqente nese ju do i kryenit. Kjo gjuhe dashurie kerkon: mendim, planifikim, kohe, perpjekje dhe energji. Nje shembull i thjeshte eshte nese personi juaj i zemres e gjen lavamanin bosh dhe mund ta kuptoje sikur ju po thonit: "Po mendoja per ty. Ishe me mua dhe kur nuk ishe ketu."
Ne nje marredhenie mund te vine me pritshmeri te zhvilluara nga familja qe jane rritur. Aty ku per shembull mami bente cdo gje ne shtepi (gatuan, lan shtepine dhe rrobat, hekuros, kujdeset per detyrat e femijeve, ben pazarin etj), dhe babi eshte shefi i telekomandes se televizorit. Ose e kunderta. Keshtu kur nisin nje marredhenie te re, presin qe partnerja apo partneri i tyre te beje gjithcka per mbarevajtjen e shtepise apo nje marredhenieje, dhe vete te mos prekin gje me dore. Kjo jo domosdoshmerisht i ben me faj sepse mendojne "Por une keshtu mendoja se beheshe gjeja." S'kane pare shembull tjeter. Por kjo s'do te thote qe eshte e vetmja rruge. Kini parasysh qe nuk merrni shperblime nese i qendroni besnike tradites, asaj patriarkale ne rastin e mesiperm. Ju jeni ne kerkim te krijimit te nje hapesire midis jush ku te rriteni dhe te beheni njerez me te mire.
Mbani mend se dashuria nuk urdherohet. Mund t'i kerkojme njeri tjetrit te bejme gjera, por jo ta urdherojme. Dashuria eshte zgjedhje dhe s'behet me zor. Secili prej nesh duhet te zgjohet ne mengjes dhe te zgjedhe perseri ta doje tjetrin. Eshte nje vendim i ndergjegjshem. Ciftet e martuara ndoshta do e kuptojne me mire kete.
Nese personi juaj i zemres e kupton dashurine tuaj nepermjet veprimeve, kini parasysh si me poshte:
1. Beni dicka per nje person te dashur te partnerit/partneres suaj.
Ky person mund te jete nje prind, gjyshi/gjyshja, kafsha shtepiake, apo qofte dhe nje kauze apo bamiresi qe ai/ajo ndjek.
2. Kerkojini personit tuaj te dashur te beje nje liste me 10 gjera qe ata do donin t'i benit ju gjate muajit qe vjen.
Kerkojini ti rendesin sipas prioritetit dhe ju krijoni nje strategji se si do i beni te gjitha keto brenda muajit. (Pergatiteni veten per ta pare shume te lumtur partnerin/partneren tuaj!)
3. Bejini nje suprize.
Kush nuk i ka qejf suprizat e bukura? Mund te dekoroni thjeshte shtepine dhe ta prisni ne ate forme, apo te mblidhni miq per nje feste te vogel. Mjafton nje veprim i miremenduar per t'i treguar se e doni dhe e vleresoni.
4. Nese keni me shume para sesa kohe, punesoni dike t'i beje ca pune.
Qofshin keto pune shtepie, apo pune pune, partneri/partnerja juaj do lumturohet shume kur te kete me pak pune per te bere!
5. Prekje fizike
Te kapurit e duarve, te puthurit, perqafimet dhe castet intime, jane te gjitha mundesi per t'ia shprehur dashurine personit tuaj te zemres. Receptoret qe ndjejne prekjen dhe e transmetojne ne tru, jane te shperndare ne te gjithe trupit. Ca pjese te trupit kane me shume receptore, si maja e gjuhes, dhe ca te tjere kane me pak, si shpatullat. Kijeni parasysh kete ide kur ia tregoni dashurine partnerit/partneres suaj!
Eshte shume e rendesishme te mos kini frike ta pyesni partnerin/partnerin tuaj, cfare i pelqen dhe cfare jo. Mos u perpiqni te beni cfare ju mendoni se dini. Nese vazhdoni te beni cfare ju gjykoni qe eshte e sakte, kjo mund te perkthehet si shprehja e kundert e dashurise. Kujtoni qe kjo eshte gjuha e personit tuaj me te dashur, prandaj mesoni ta flisni!
Ne kete rast, fjalet nuk thone shume, por nje prekje e thjeshte e supit apo nje puthje, do te thote shume me shume.
Nese prekja eshte gjuha paresore e partnerit/partneres suaj, kini parasysh si me poshte:
1. Kapini doren.
Ky eshte nje veprim i pranueshem ne shumicen e kulturave kur jemi ne publik, perfshire dhe ne Shqiperi. Prandaj bejeni pa frike apo turp!
2. Nese po beni pazar per partnerin/partneren tuaj blijini dicka te kendshme kur preket.
Mendoni pulovra kashmiri, jastek te bute, kapuc me push etj. Kjo do t'ia aktivizoje ato receptoret e ndjeshmerise qe folem me siper.
3. Pyeteni ate papritur: "Te kam thene qe te dua shume keto kohe?"
Perqafojeni, putheni, dhe vazhdoni t'i flisni per pak. Pastaj mund te shkeputeni nga ai/ajo dhe ti ktheheni puneve tuaja.
4. Kur te jeni te rrethuar nga njerez te tjere, kini kontakt fizik me te.
Tregimi i dashurise ne publik per partnerin/partneren tuaj mund te perkthehet si: "Me gjithe keto njerez rreth nesh, vemendja ime eshte me ty."
5. Nese jeni ne lidhje larg njeri tjetrit, jini kreativ ne rikrijimin e prekjes fizike.
E shkruajtura e nje letre me dore eshte me personale sesa nje email. Te veshurit e nje bluze te partnerit te ndihmon ta ndjesh me afer. Te mbajturit e nje mini parfumi te partneres suaj per t'i marre ere here pas here. Zgjidhni e merrni.
#KeshillateMegit
1. Kushtojini vemendje kritikave.
Kritikat nga partneri/partnerja juaj mund t'ju japin me shume informacion sesa komplimentet e tyre. Mund te kupton cfare ata deshirojne nga ju, cfare i ben te lumtur, c'i merzit, ku ju mund te punoni me shume, ku merreni vesh e ku jo. Mos i merrni per te keq, perkundrazi. Nje njeri qe ju do, eshte personi i vetem qe do t'ju flase per te miren tuaj.
2. Kini kujdes nga manipulimi ne dashuri.
Ekziston manipulim me ndjenjen e fajit: "Nese do ishe partneri i duhur, do e beje kete gje per mua.".
Ekziston dhe manipulim me ndjenjen e frikes: "Ose do besh kete per mua, ose do pendohesh.
Shprehja e kesaj jave vjen nga autori im i preferuar i dashurise, Pablo Neruda. Nuk kam lexuar njeri tjeter qe te shkruaje per dashurine ne forme aq femijerore, goditese, sensuale dhe njekohesisht te paharrueshme.
Te dua pa e ditur si apo kur apo qe ku.
Te dua thjeshte,
pa komplikime apo krenari.
Te dua sepse nuk njoh rruge tjeter:
ku nese une nuk ekzistoj, as ti nuk ekziston,
kaq afer sa dora jote mbi kraharorin tim,
eshte dora ime,
kaq afer sa kur ti i mbyll syte,
mua me ze gjumi.
Dashuria ka nevoje per pune. Gjeni dike qe te jete i gatshem te punoje sa ju!
Gjithe te mirat.
Juaja,
Megi
Burimet
Libri i Dr. Chapman, 5 gjuhet e dashurise.
Comments
Post a Comment