Zgjidhni: doni te trajtoni simptomat apo shkakun? Po te trajtoni simptomat e stresit (rrahjet e zemres, mungesen e gjumit, djerset e ftohta) eshte relativisht e thjeshte. Ekzistojne betablockers apo benzodiazepina (ju kujton gje emri Xanax?)qe e bejne kete pune per ju. Gjeni nje menyre te jashteligjshme, dhe i keni ne duar. I konsumoni vend e pa vend, si Tic-Tac-et dhe ndiheni me mire. Urime. I jeni futur rruges se varesise te vete-mjekimit me pasoja te fshehura per te pakten 5 vjet. Lexojeni perseri fjaline e fundit: Varesi, vete-mjekim, pasoja . Shume njerez nisin ta trajtojne stresin apo ankthin qe i sjell duke u bazuar ne legjenda urbane. Pavaresisht se stresi biologjikisht ne vetvete eshte njesoj te cdo njeri (dhe disa kafshe), shkaqet jane te ndryshme. Kur ju merrni Xanax, nuk trajtoni shkakun, por simptomen. Keshtu stresi suaj vazhdon te flere brenda jush deri sa molekulat e Xanaxit te kene dale nga sistemi i trupit tuaj. Pastaj zgjohet dhe kerkon prape qetesues! Shume...