Skip to main content

8. OCD

Obsessive compulsive disorder – Crregullimi obsesiv-kompulsiv  

Disclaimer: Unë njoh disa njerëz me OCD, dhe me lini t’ju them që jane fantastikë! Nga njerëzit më të zgjuar, më të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë që kam patur kënaqësinë të takoj. Ndonjëherë nga lufta e vazhdueshme që kanë për të qetësuar dhe ulur xhirot e trurit të tyre, duken të pasjellshëm apo vulgarë.  

  

PËRKUFIZIMI, TREGUESIT DHE SIMPTOMAT 


Në anglisht vetë emri shpjegon crregullimin por përshtatja mjekësore në shqip le për të dëshiruar. Prandaj si fillim dua ta shpjegoj fjalë për fjalë cdo të thotë.  

Obsessive – të paturit e një mendimi/ndjenje të vazhdueshme dhe pa shkëputje  
Compulsive – të paturit e një mendimi/ndjenje që duket e pafrenueshme, e papërmbajtshme  
Disorder – Crregullim  

OCD është një crregullim gjerësisht heterogjen që përbëhet nga një sërë simptomash, prandaj vazhdon të jetë e vështirë studimi dhe diagnoza objektive, pra ajo e mbështetur në skanera të trurit apo teste laboratori, dhe jo ajo gjysmë-objektivja nga doktorët me listën e tyre.  

Megjithatë kërkuesit kanë gjetur 5 dimensione kryesore:  

1. Të ndjerit përgjegjës kur dikush lëndohet; mendimi se është faji juaj apo ju mund ta kishit parandaluar  
  
2. Të qenit I fiksuar pas simetrise, rregullit dhe ritualeve në lidhje me numrat  
  
3. Të qenurit I fiksuar pas pastërtisë, larjes dhe ritualeve të pastrimit  
  
4. Të ndjerit neveri për mendimet tuaja në lidhje me dhunën, seksin dhe fenë  
  
5. Të mbledhurit e shumë ‘rraqeve’, për ti patur ose për ti bërë koleksion  

Është tepër e vështirë për te jetuar me këto 'fiksimet’ e mësipërme. Për tu diagnostikuar me OCD nuk mjafton të keni një apo dy nga ato, dhe ti përjetoni ndonjëherë. Në vetvete ky crregullim të ndryshon jetesën plotësisht, të merr kohë ku fiksimet mund të zgjasin 11 orë rresht, dhe kërkon vëmendje të vazhdueshme.  

  

SHKAKU  


1. Gjenetike  

Studimet tregojnë që faktorët gjenetikë janë përgjegjës për 27 deri në 47%  të rasteve. Pra nëse dikush në familje ka OCD, ka shanse që ta kalojë te gjeneratat e ardhshme.  
  
2. Mjedisore  

Pjesa e mbetur, 53 deri ne 73% e rasteve besohet të shkaktohet nga mjedisi. Këto përfshijnë ndryshime të mëdha dhe stresuese në përditshmëri. Mendohet që OCD është progresive në castin që shfaqet, pra rritet gradualisht me kohën. Prandaj është e rëndësishme të trajtohet sa më shpejt të jetë e mundur kur crregullimi është më I vogël.   Lajmi i mirë është që vetem 2-3% e njerëzve me OCD e kanë OCD përjetë. Pjesa tjetër mendohet se zbutet me kohën deri në zhdukje.  
  
  

TRAJTIMET 




1. Ilacet (terapia farmakologjike)  

Mendohet që seratonina, një neurotransmitor njohur dhe si 5-HT, ndikon në OCD. Por njëkohësisht seratonina është e përfshirë në një sërë crregullimesh të tjera psikologjike, dhe ndikon në disa struktura në tru. Megjithëse lidhja midis seratoninës dhe OCD vazhdon të jetë hipotetike, ilacet në treg sulmojnë pikërisht këtë sistem. Fatkeqësisht ndihmojnë vetëm 1/3 e njerëzve me OCD, tregues tjetër ky që seratonina s’funksionon vetëm.  

Ka patur sugjerime për neurotransmitorë të tjerë si psh glutamina dhe dopamina. Për momentin ilacet që targetojnë këto neurotransmitorë dhe sistemet e tyre janë më pak të preferuara nga doktorët dhe pacientët. 


2. Terapia psikologjike  

I vetmi trajtim psikologjik që ka patur mbështetje empirike (me prova, jo vetëm teori) është terapia tip CBT me dy kahe: ekspozimin dhe parandalimin e reagimit.  

Ekspozimi: kur personi ekspozohet në mënyrë të vazhdueshme për një kohë të gjatë me një stimul që I shkakton ankth apo shtysën për të kryer ritualet fiksuese.  

Parandalimi I reagimit: kur personi ndalon veten nga të kryerit e fiksimeve të tij.  

Qëllimi I kësaj terapie është ti bëjë me dije personat me OCD që fiksimet apo ankthi I tyre nuk vazhdon përgjithmonë, dhe shmangia e vetëdijshme që përpiqen ti bëjnë fiksimeve të tyre cdo ditë, nuk është e nevojshme.  

Të vëna përballë, duket se CBT është më efikase se ilacet kur jepen vec e vec. Nëse jepen bashkë, rritet efekti që kanë për të ulur simptomat.  


  
#KeshillateMegit 


  
Për ju me OCD 

Ndihma e vetes është sugjerimi im parësor për cdo përballje me crregullime të ngjashme.  
Specifikisht për ata me OCD do sugjeroja:  
  
     1. Bëjini foto apo video gjithckaje që ju provokon fiksimet. 

Për shembull, bëjini foto derës së mbyllur apo sobës së fikur. Kur t’ju kujtohet dera gjatë ditës, shihni foton dhe flitini vetes se është thjeshtë një fiksim dhe gjithcka është në rregull.  
  
     2. Planifikoni një hapësirë kohore për tu shqetësuar. 

Kjo mund t’ju duket e cuditshme, por cdo ditë ndani një kohë psh 8.00-8.30 am, ku do ia lejoni vetes të mendoni gjithcka që ju vjen pa e shtypur apo gjykuar veten. Kur koha të mbarojë, merrni frymë thellë disa herë, dhe rikthejuni rutinës suaj.  

  1. 3. Relaksohuni. 

E vështirë, por jo e pamundur. Meditoni, bëni yoga, teknika të thjeshta frymëmarrjeje apo thjeshtë bëni banjo të gjata. Është e rëndësishme të ndihmoni trurin tuaj të ‘stakohet’ për pak aq sa të mundet.  

  1. 4. Ushqehuni shëndetshëm.  

Gjatë ditës hani pak dhe shpesh që mos të kini lëvizje të sheqerit në gjak. Vecanërisht cokollatat, kafeina apo alkoli mund t’jua ngrejë menjëherë sheqerin, t’ju rrisë më shumë hiperaktivitetin dhe të sjellë kriza paniku.  

  1. 5. Bëni aktivitet sportiv.  

Merruni me një sport apo bëni klasa në palestër që kërkojnë vëmendjen tuaj, p.sh. Zumba apo kërcimi, I cili kërkon përqëndrim te hapat dhe muzika duke ju shkëputur nga mendimet tuaja të vazhdueshme.  

  
  
#Sfidaebananes   




Jemi pothuajse në gjysmë të rrugëtimit tonë.  

8. Koha për të plotësuar rreshtin e parë, kolonën e fundit. Cfarë do të bëni konkretisht për t’i arritur qëllimet tuaja afatshkurtra?  
9. Mendohu gjatë dhe fort për një javë, dhe shkruajini strategjitë tuaja për secilin nga qëllimet.  


Qëllimet afatshkurtra

1. 
2.
3.
Pengesat/Vështirësitë

1.
2.
3.
Strategjitë

1.
2.
3.
Qëllimet afatgjata

1. 
2.
3.


Shpresoj që dita ditë po kujdeseni pak më shumë për veten tuaj, dhe po I kushtoni më shumë vëmendje të dashurëve tuaj.  

  

Po ju lë me një autor timin të preferuar.  

  
Çfarë kanë njerëzit e trishtuar të përbashkët? Duket sikur ata të gjithë kanë ndërtuar një vend të shenjtë në të kaluarën dhe shpesh shkojnë atje për të vajtuar dhe adhuruar cuditshëm. Cili është fillimi i lumturisë? Përgjigjia është të mos jeni kaq fetarë si këta.  
- H A F E Z  

  
Shkëputuni nga zakonet tuaja që ju lënë mbrapa. Sado tërheqëse të jetë nostalgjia, jepini vetes luksin që ta rriteni cdo ditë dhe të arrini potencialin tuaj të pafundshëm.  

Rishkruhemi shpejt, 

Juaja, 
Megi  
  
  
  
BURIMET 
  


  
  
  



  

Comments

  1. Megi zemer...do ndihmosh shum njeres me mendjen tende te ndritur..🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹

    ReplyDelete
    Replies
    1. Shpresoj shume! Faleminderit!!

      Delete
    2. Ah sa bukur qenkan vendosur ato kaktuset ne raft. Sipas madhesise dhe ne nje largesi simetrike perfekte. Dhe jo, une nuk jam me OCD 😜

      Delete

Post a Comment

Popular posts from this blog

3. Meditimi

Më ka ndodhur shpesh të diskutoj për meditimin dhe të has fytyra njërëzish kureshtarë apo ndonjëherë të trembur nga ky term. Duket shumë i jashtëm, misterioz dhe i largët nga ç’je mi mësuar të dëgjojmë. Vazhdoni të lexoni për t’u bindur se çdokush nga ne mund ta meditojë, mjafton këmbngulja! Çfarë është meditimi? Meditimi është një praktikë e lashtë që vjen nga kulturat e lindjes, ato të Buddhismit dhe Hinduismit. Praktikuesit i kushtojnë vëmendje të plotë mendimeve dhe ndjenjave vetjake për të kultivuar një mendje të qetë dhe të përqëndruar. Studimet sugjerojnë që një praktikë e shkurtër meditimi (rreth 15 min cdo ditë) për 8 javë minimumi sjell ndryshime të dukshme në humor, rrit vëmendjen, kujtesën, si dhe ul ankthin ndjeshëm te fillestarët. Ekzistojnë lloje të ndryshme meditimi, për të cilat mund të shkruaj nje post tjetër ku të diskutojme ndryshimet e secilit dhe më shumë mbi historinë e kësaj praktike. Tani do të përqëndrohemi në teknika kon...

Si të komentoni?

Mos u shqetësoni, është e thjeshtë. Mjafton të keni një adresë emaili tip gmail dhe ndiqni hapat e mëposhtme për tu regjistruar në system.   1.     Shkoni në fund të postit, shkruani komentin tuaj, shtypni Publish. 2.     Hapet një faqe e re.   3.     Mbushni emailin tuaj (gmail). 4.     Do të riktheheni te faqja e postit. 5.     Zbrisni te zona e komenteve dhe shtypni Publish. 6.     Aty mund të vendosni emrin tuaj me të cilin do të shfaqet komenti. Mund ta ndryshoni emrin nqs d ëshironi. Nëse dikush ju përgjigjet, do të njoftoheni nëpërmjet emailit të vendosur. Këto hapa do të ndiqen vetem herën e 1. Kur të komentoni përsëri, systemi ju njeh dhe mjafton të shkruani komentin dhe të shtypni publish. Faleminderit!

Prind pasi i Mbijetoi Traumës në Fëmijëri

Disclaimer Ky nuk është shkrim imi, por e gjykoj shumë të vlefshëm për ta patur në shqip. Shkroi Erin Emmanuel  Kur ta rikujtojnë      Nuk e prisja që bërja prind për herë të parë do të sfidonte ndjeshëm perceptimin për veten dhe do të më bënte të rishqyrtoja përvojat traumatike të fëmijërisë që mendoja se i kisha lënë pas. E megjithatë, teksa përkundja vajzën time të vogël gjatë netëve e gjata dhe të mundimshme të foshnjërisë së saj, m'u kujtua rishtazi pafajësia që kisha humbur shumë herët dhe u mbërtheva nga ankthi se çfarë mund t’ia prishte jetën së voglës që pushonte në krahët e mi. Hipervigjilenca e shkallës së ulët, të cilën kisha mësuar ta identifikoja dhe zbutja pas vitesh psikoterapie, ishte shfaqur në një mënyrë të re. Hyrja ime në amësi ishte një mundësi tjetër që trauma ime e fëmijërisë të përndiqte realitetin tim aktual. Mund t’i ndjeja kthetrat e saj të njohura. Ndërsa fytyra e vajzës sime më shikonte, turpi im u zmadhua. Më dhimbte që ta dija a d...