Skip to main content

7. Genjeshtaret patologjike



Disclaimer: Edhe nëse ju nuk e gjeni veten te vecoritë e mëposhtme, kjo s’do të thotë që nuk duhet ti qëndroni larg gënjeshtrave. Një studim i publikuar në Nature, një nga hapësirat më prestigjoze të shkencës, sugjeroi që truri ynë fillon përshtatet kur ne gënjejmë. Pra, nëse nisim me gënjeshtra të vogla qofshin këto gënjeshtra të bardha, truri ynë mendon se kjo është norma. Kështu fillon të ndryshojë fizikisht duke e bërë thënien e gënjeshtrave një veprim krejtësisht të pranueshëm dhe më të shpeshtë (Garret et al, 2016). Shpesh përpiqemi të mbrojmë veten nga të tjerët, por duhet të kemi kujdes të mos bëhemi vetë gënjeshtarë të paskrupullt.

Pas kësaj kronike të zezë, vazhdojmë të mësojmë së bashku më shumë për fenomenin në fjalë.



PËRKUFIZIMI



Në literaturën shkencore dhe psikologjike gënjeshtra si sëmundje (patologji) është njohur me emra të ndryshëm si ‘pseudologia fantastica’ apo mitomania, por tashmë është klasifikuar si crregullim më vete në DSM-III (bibla mjekësore e crregullimeve mendore). Gënjeshtra si patologji është thënia e gënjeshtrave në mënyre kronike, pra të vazhdueshme dhe pa përfitime personale.


VECORITË



1.       Nuk përfitojnë asgjë nga thënia e gënjeshtrës.

Ka njerëz që gënjejnë për të përftuar para, fuqi apo seks si psh sociopatët. Ka të tjerë që gënjejnë për të dalë nga situata të sikletshme apo për të mos u futur në telashe. Ndërkohë ka dhe nga këta që s’kanë asnjë lloj qëllimi pas gënjeshtrës, thjeshtë i vjen natyrshëm


2.      Shfaqet pas moshës 16 vjec te fëmijët pa dallim gjinie, me inteligjencë mesatare ose mbi mesatare.

Vecanërisht aftësite e tyre oratorike dhe aktoriale janë mbi mesataren, sepse i përdorin pikërisht për ti bërë të duken të besueshëm. Historitë që tregojnë i ngjajnë tragjedive të Shakespearit dhe përshkrimeve të detajuara të Hugosë.


3.      I besojnë dhe vetë gënjeshtrat e tyre.


Ata i krijojnë vetes iluzionin se cfarë po thonë është e vërtetë. Psikologët sugjerojnë që ky mund të jetë një mekanizëm mbrojtës, sepse mund të kenë kaluar periudha abuzive kur ishin të vegjël dhe duke krijuar një të shkuar të gënjeshtërt ‘harrojnë’ se cfarë ka ndodhur.


4.      Lidhet shumë ngushtë me psikopatinë, narcisizmin, crregullimet antisociale (sociopatia) apo ato të personalitetit.

Ndryshimi midis gënjeshtarëve patologjikë dhe psikopatëve mendohet të jetë ndjenja e fajit; psikopatët nuk ndihen fajtorë për zgjedhjet e tyre, ndërsa gënjeshtarët e sëmurë mendohet se ndjejnë faj në fakt. Ndërkohë narcisistët e mbulojnë veten më një tis madhështie dhe gënjeshtrat kronike i kanë të zakonshme. 


SHKAQET



Nuk është e qartë cfarë e shkakton këtë crregullim, por ka dy sugjerime si më poshtë.  

1.       Goditjet në kokë.

 Thuajse cdo crregullim mendor mund të vijë si rrjedhojë e një traume të kaluar nga një aksident ku p
ërfshihet koka. Pavarsisht se kafka jonë është shumë e fortë, truri në brendësi është shumë i butë dhe mund të lëndohet si pasojë e shtypjeve apo shtrembërimeve të përkohshme të kafkës. Ruajeni veten (dhe kokën) në maksimum sepse dëmet mund të jenë ta pakthyeshme. 


2.       Raporti i kortisolit me testosteronin.

Testosteroni është hormoni kryesor tek meshkujt. Fatkeqsisht është i lidhur ngushtë me ushtrimin e dhunës, si dhe thënien e gënjeshtrave pa marrë parasysh pasojat.  

Kortisoli është hormon që ndikon në systemin imunitar dhe metabolizmin. Mendohet që ka një efekt mbrojtës i cili ul marrjen e rreziqeve apo të qënit agresivë.

Te gënjeshtarët patologjikë, është sugjeruar që nivelet e testosteronin mbysin ato të kortisolit.



GËNJESHTRAT E BARDHA VS PATOLOGJIKE



Duke mos dashur t’ju fus frikën që cdo gënjeshtar që keni rreth vetes (përfshire ju), është i sëmure, le të bëjmë pak dallimin midis gënjeshtrave që të gjithë themi ndonjëherë (të bardha) dhe atyre patologjike.

1.       Të bardha

o   Të vogla
o   Pa zarar (pa shkaktuar dëme të konsiderueshme)
o   Pa qëllim të keq
o   Për të bërë dikë të ndihet më mirë
o   Për të ndihmuar dikë të mos futet në telashe

2.      Patologjike

·         Thuhen vazhdimisht
·         Thuhen pa qëllim
·         E portretizojnë gënjeshtarin si hero ose viktimë
·         Mund të thonë që kanë një sëmundje vdekjeprurëse apo që kanë lidhje me ndonjë njeri të famshëm



SI TI DALLOJMË?



Ka pafund filma apo seriale që portretizojnë psikologë apo doktorë të cilët me një të parë arrijnë të kuptojnë kush po gënjen apo jo. Në fakt, realiteti është krejt ndryshe. Për të kuptuar nëse dikush gënjen apo jo, duhet t’i kushtoni vëmendje të pashkëputur bisedave tuaja dhe të mësoni më shumë për të shkuarën e tyre mjekësore. Prandaj rolin e detektivit për të kuptuar kush është apo jo gënjeshtar patologjik, merreni shtruar.

1.       Flasin shpesh për arritjet e tyre.

Kur dikush vetëm flet për veten sa herë e takoni, duhet t’ju ndizen llambat dhe të dëgjoni me vëmendje.


2.       Historitë që tregojnë janë të detajuara dhe shumë të rrjedhshme.

Është e vështirë ti dalloni njëlloj si gënjeshtarët e tjerë, sepse këta patologjikët nuk shkëpusin kontaktin me sy apo ngecin kur janë duke folur. Por kur i ripërsërisin historitë e tyre, ndodh që harrojnë c’kanë thënë më parë dhe shtojnë detaje të reja.


3.       Kthejnë shpejt përgjigje pa ju përgjigjur pyetjes fare.

Nuk e di për ju, po mua më ka ndodhur t’i pyes drejtpërdrejtë për një gënjeshtër dhe ma kanë bërë mendjen corap pa më thënë asgjë.



#KeshillateMegit




1.       Mos e humbni toruan kur t’i ballafaqoni.

E di, adrenalina për ti përplasur në fytyrë dikujt të pavërtetat është shume e lartë. Nuk po ju them mos ta bëni, thjesht të ruani qetësinë. Përpara se te futeni në një bisedë me ta, merrni frymë thellë, renditini në mendje cfarë do ti thoni, thuajini, dhe largohuni sa më shpejt.

Pavarësisht se ju mendoni se po vini drejtësinë në vend, dhe ata ‘s’mund të luajnë me ju’, ballafaqimi është në fakt një përkëdhelje e egos suaj. Kur dikush na ka gënjyer, qoftë në mënyrë kronike apo jo, indiferenca është hapi më i vlefshëm. Stresi dhe energjia negative që ngjisim pas vetes kur hasim njerëz apo situata të tilla, vetëm na dëmton. Prandaj hidhini hapat përpara me zgjuarsi duke menduar për shëndetin tuaj mbi gjithcka.

2.      Sugjerojini të kërkojnë ndihmë.

Sic e thashë më lartë, ata nuk para gënjejnë për të arritur diku. Ndoshta truri i tyre funksionon ndryshe dhe nuk e kontrollojnë dot. Kur mendoni se dikush mund të jetë gënjeshtar i sëmurë, kontrolloni për profesionistë në zonën tuaj, merrini numrin apo mundësi kontakti, dhe shkoni të përgatitur kur ta nisni këtë bisedë. Mos i gjykoni, apo kërkoni shpjegime. Thjeshtë sugjerojini këtë mundësi, duke i rikujtuar që dëshironi më të mirën për ta.

Kjo këshillë është e vlefshme për cdo crregullim tjetër që vini re. Me shumë mirëkuptim, qetësi dhe përkushtim, ndihmoni cdokënd që ju gjykoni se ka nevojë. 

(shoutout to Mr. Shkurti for the pro. reminder!) 



#Sfidaebananes



Vazhdojmë bashkë me hapat e rradhës së sfidës sonë, nga ne për ne. 

[Ata që sapo kanë nisur rrugëtimin në këtë blog, lexoni fundin e postit 5 dhe 6 për hapat e parë!] 

6. Koha të mendoheni për qëllimet tuaja afatgjata. Ku e shihni veten pas 10-15 vitesh, cfarë do dëshironit të keni arritur deri atëherë etj.
7. Shpenzoni një javë duke u menduar dhe shkruar. Mos u frikësoni nga qëllime që duken të pamundura. Për sa kohë i dëshironi, gjithcka është e arritshme. 


Qëllimet afatshkurtra

1. 
2.
3.
Pengesat/Vështirësitë

1.
2.
3.
Qëllimet afatgjata

1. 
2.
3.





E keqja më e  madhe që mund t'i bëjmë vetes është të qëndrojmë injorantë nga mungesa e kurajos dhe respektit për të vëzhguar veten sinqerisht dhe butësisht. 


- PEMA CHODRON 


Ju sugjeroj t'i kushtoni rëndësi vetes suaj (mendimeve, ndjenjave, pasigurive, frikërave) të paktën një herë në ditë cdo ditë. Do të shihni një ndryshim të jashtëzakonshëm.  

Juaja,
Megi 






BURIMET

http://jaapl.org/content/jaapl/33/3/342.full.pdf


Comments

Popular posts from this blog

Prind pasi i Mbijetoi Traumës në Fëmijëri

Disclaimer Ky nuk është shkrim imi, por e gjykoj shumë të vlefshëm për ta patur në shqip. Shkroi Erin Emmanuel  Kur ta rikujtojnë      Nuk e prisja që bërja prind për herë të parë do të sfidonte ndjeshëm perceptimin për veten dhe do të më bënte të rishqyrtoja përvojat traumatike të fëmijërisë që mendoja se i kisha lënë pas. E megjithatë, teksa përkundja vajzën time të vogël gjatë netëve e gjata dhe të mundimshme të foshnjërisë së saj, m'u kujtua rishtazi pafajësia që kisha humbur shumë herët dhe u mbërtheva nga ankthi se çfarë mund t’ia prishte jetën së voglës që pushonte në krahët e mi. Hipervigjilenca e shkallës së ulët, të cilën kisha mësuar ta identifikoja dhe zbutja pas vitesh psikoterapie, ishte shfaqur në një mënyrë të re. Hyrja ime në amësi ishte një mundësi tjetër që trauma ime e fëmijërisë të përndiqte realitetin tim aktual. Mund t’i ndjeja kthetrat e saj të njohura. Ndërsa fytyra e vajzës sime më shikonte, turpi im u zmadhua. Më dhimbte që ta dija a d...

29. Leri llafet, na jep ilace!

Kronike ne Virtuale      Para disa ditesh, nga nje profil anonim me erdhen disa mesazhe njera pas tjetres nga ato nje rreshtoret ku me thuhej: "Leri llafet qe na thua, por na konsulto ca ilacesh te marrim." Reagimi im i pare instiktiv ishte: “Kush je ti qe me thua cfare zgjedhje te bej per fushen te ciles i kam dedikuar jeten profesionale?” Sigurisht qe kete mesazh nuk e dergova te shkruar. Me dha parehati mendimi qe te nisja diskutim intelektual me furine e inatit dhe lendimit qe perjetova ne aq pak fjale e rreshta nga dikush qe as me njeh e as e njoh.  Bera nje hap prapa dhe nisa ta pertyp ne mendje:  - cila eshte pikepamja e ketij personi per kete qe thote (1),  - une pse u ndjeva ashtu (2).        Deri diku arrita te gjej disa shpjegime per te dyja pikat.  Cfare ky personi, gjinine e se cilit ende nuk e di, me kishte shkruar, nuk e kisha per here te pare. Thuajse cdo dite e shoh kundershtimin e njerezve te tjere per qasje...

16. Bashkebisedim mbi vetveten

Disclaimer : Lexojeni kur te jeni te qete dhe me mendjehaptesine per te hapur dyer te reja.  Cue: We're all in this together - High school musical (  https://www.youtube.com/watch?v=gbrbUfYSt0E  )  "Pranimi i vetes son ë mund të jetë e vështirë, por jo aq e vështirë sa të kalojmë jetët tona duke vrapuar nga ajo. P ërqafimi i dobësive tona është e rrezikshme, por jo aq e rrezikshme sa të heqim dorë nga dashuria, përkatësia dhe gëzimi - përvojat që na bëjnë më vulnerab ël * . Vetëm kur t ë jemi mjaftuesh ëm të guximshëm q ë të zbulojm ë errësirën, at ëher ë do të zbulojmë fuqinë e pafundme të dritës sonë. " - Brene Brown * V ulnerabel = ekspozimi emocional i vetes sone qe shoqerohet nga meraku dhe pasiguria per menyren se si do te reagoje personi tjeter dhe jo vetem. Caste te tilla me rikujtojne pse vazhdoj ta shkruaj kete blog - ketu me jepet mundesia t'ju prezantoj me njerez qe mund t'ju ndryshojne me te vertete menyren se si...