Sa
shpesh ju ndodh të shihni video macesh në pune, në vend që të punoni?
Po të dilni me shoqërinë
në vend që të mbaroni detyrat?
Sa herë e keni patur
axhendën plot, dhe prapë jeni marrë me gjithcka tjetër përvec atyre që duhet të
bënit?
Dhe
unë.
Kjo zvarritje e kohës quhet
‘procrastination’. Në shqip duket se nuk ekziston fjala gjegjëse, por duke
shpresuar të mos ofendoj Kadarenë, sugjeroj një neologjizëm: Prokrastinimi. Më
lajmëroni nëse ndonjë gjuhëtar është bërë keq!
Cfarë është prokrastinimi?
Është zgjedhja për të lënë
mënjanë punët e vështira apo të padëshirueshme, duke kërkuar qëllimisht shpërqëndrime.
Shihet vecanërisht te perfeksionistët, studentët e doktoraturës, inxhinierët
dhe sipërmarrësit.
Mund të vijë si pasojë e
tre arsyeve:
1.
Adrenalinë.
E di që videot e maceve
nuk ju sjellin në mend menjëherë adrenalinën, POR kur nxitoni në minutat e
fundit për të bërë punën e një dite (ose më shumë), e kuptoni fare mirë se për
cfarë e kam fjalën. Ka njerëz që e kërkojnë këtë adrenalinë me ngulm, njëlloj
si ata që hidhen me parashutë apo lënë celularin në tavolinë kur ikin në
tualet. Pa shpenzime, arrijnë të argëtohen.
2.
Shmangia.
Ky grup zgjedh t’i shmangë detyrat e rëndësishme
sepse ka frikë ose nga dështimi ose nga suksesi. Mos t’ju duket e cuditshme të
kesh frikë nga suksesi, sepse duke qënë një herë të suksesshëm, ‘duhet’ të
vazhdoni të qëndroni në lartësinë e duhur.
3.
Pavendosja.
Këta të fundit nuk zgjedhin dot cfarë të bëjnë përpara.
Kanë një mal me punë, por e kanë të pamundur të kuptojnë prioritetet ose kanë
shumë të tilla.
Prokrastinimi është cilësuar vazhdimisht si i dëmshëm
dhe si i tillë duhet trajtuar me një sërë mënyrash, përfshirë dhe terapinë
CBT. Mendohet që vjen si pasojë e moskontrollimit të vendime gjatë ditës sepse
dy struktura në tru (amygdala dhe dorsal anterior cingulate cortex) kanë lidhje
atipike – por asgjë s’dihet me siguri.
Unë kam dëshirë që sot të shohim anën pozitive të
prokrastinimit si pjesë e grupit që jam. Fundja fundit asgjë s’është vetëm e
keqe ose vetëm e mirë. Përfshirë dhe shtrigën e Borëbardhës.
Pse
prokrastinimi na ndihmon?
1.
Vendos në pah gjërat që ju pëlqejnë të bëni.
Nëse ju pëlqen të bëni dicka, ka pak gjasa që ta
keni vendosur në listën e gjërave që duhet të bëni (to-do list). Hidhini një sy
listës suaj dhe pyesni veten pse duhet ti bëni ato gjëra. A ju ndihmojnë për të
arritur një qëllim që e doni fort? Apo po punoni drejt një rruge që nuk ju
sjell aspak kënaqësi?
2.
Ju bën më krijues.
Këtë e kam nga përvoja personale. Më duhej të
shkruaja një ese filozofie për ‘multiple realisability’ (ia kisha harruar
emrin, mu desh ta kontrolloja). Duhet të jepja shembuj të rinj për ta ilustruar
temën, por unë e kisha për herë të parë filozofinë në vetvete, si dreqin do arrija
të nxirrja shembuj të rinj nga asgjëja? Hoqa dorë dhe thuajse pranova humbjen për
ca ditë, kur papritur llamba mu ndez dhe kuptova se arsyeja pse edhe pasi kemi
ngrënë shumë, gjithmonë kemi vend për ëmbëlsirë, ishte shembulli perfekt. Fatmirësisht
funksionoi!
Pra, nëse nuk jeni duke punuar në mënyrë aktive
mbi një detyrë, të uleni cdo ditë dhe ta shihni faqen bosh; i jepni hapësirë nënndërgjegjies të punojë dhe të lidhë përjetime të ndryshme duke
rritur krijimtarinë.
3.
Ju jep kohë të mendoheni.
Kur keni patur mosmarrëveshje dhe e ndjeni të
detyrueshme të reagoni, qoftë dhe të kërkoni falje, nuk i dihet se c’do t’ju
dalë nga goja. Mund ta rregulloni gjendjen, ose ta bëni më keq. Prandaj sado e
rëndësishme të jetë marrëdhënia me atë personin, jepini vetes kohë duke u marrë
me dicka tjetër, dhe më vonë rikthejuni situatës.
Unë e bëj këtë gjë kur kthej emaile apo mesazhe
që më shkaktojnë shqëtsime. I lë vetes kohë ta përtyp përmbajtjen duke bërë punët
e ditës, dhe pastaj rikthehem të përgjigjem.
4.
Po të jetë aktiv, jua ul stresin.
Ka dy lloje prokrastinimi. Pasiv, kur rri gjithë
ditën shtrirë dhe sheh telenovela. Aktiv, kur merreni me punë a projekte të
vogla, por jo me atë që ju shqetëson më shumë.
Prokrastinimi aktiv ju hap kohë që t’i përkushtoheni
projektit tuaj kryesor, duke eleminuar vogëlsirat si fillim. Gjithashtu heqja e
6-7 pikave në listën tuaj si psh. duhen blerë limona, ju bën të ndiheni më produktivë
dhe më të arritur. Studimet tregojnë se prokrastinimi kur është aktiv, nuk shoqërohet
me shqetësime apo merak, stresi është i ulët dhe shëndeti i pacënuar.
#KeshillateMegit
1.
Përgatiteni rutinën e cdo dite, natën përpara.
Shpenzoni 5-10 minuta para se të flini duke
listuar cfarë duhet të bëni të nesërmen. Shkruani punët e detyrueshme dhe ndani
më vete kohën e lirë. Mbusheni ditën tuaj me aktivitete, duke marrë parasysh
vonesa të ndryshme apo kohën për të bërë pushime të shkurtra.
Kur të zgjoheni në mëngjes, do kaloni më pak kohë
në rrjetet sociale dhe do filloni menjëherë një ditë të sukesshme. Një studim së
fundmi sugjeroi që për cdo 5 orë të kaluara në mediat sociale, IQ bie me 1 pikë. *Koha për të deaktivizuar cdo llogari* (shaka, ose jo).
2.
Mos u ngushëlloni që dhe shoqja juaj s’ka filluar akoma.
Flash news: njerëzit gënjejnë. Këtë më është
dashur ta mësoj me zor, por fakti që shoqja juaj thotë se nuk ka filluar akoma
ta përgatisë ata prezantimin e rëndësishëm, mund të jetë gënjeshtër. Kjo ndodh
shpesh në mjedise ku konkurenca është e lartë dhe vendet janë të limituara.
Nga ana tjetër nuk dua t’i bie në qafë shoqes,
ndoshta ajo me të vërtetë s’ka filluar. Por ndoshta është mësuar të punojë nën
trysni, ose ka pritshmëri më të ulta. Ka plot arsye që nuk duhet ta masni kohën
dhe produktivitetin tuaj me të tjerët. Mund të jetë tepër dëmtuese për suksesin
tuaj.
#Sfidaebananes
Jepini vetes një shpërblim
që ia dolët përsëri të arrini thuajse në fund.
Tani është koha t’ju ftoj të bëheni pjesë e sfidës
sonë të parë. Sfida përbëhet nga disa hapa të njëpasnjëshme që do të publikohen
cdo javë. Ju inkurajoj të bëni cdo hap, fundja do të keni një javë kohë!
Fillojmë!
1.
Merrni një letër A0 ose A1 ose A2 ose 6 A4 të ngjitura bashkë. Nëse perdorni A0, A1, A2, ndajeni në 6 pjesë për së gjeri me
lapustila, stilograf, lapsa, buzëkuq, cfarëdo të jetë. E keni shembullin e formatit me posht ë.
2.
Në cepin e majtë shkruani titullin: Qëllimet
afatshkurtra.
3.
Shpenzoni një javë duke menduar qëllimet tuaja
dhe njëkohësisht duke e mbushur katrorin përkatës.
Sugjerime
a)
Nuk ka rëndësi sa qëllime keni. Mund të jenë
shumë, mund të jenë pak. Rëndësi ka të keni të paktën një. Nëse nuk ju vjen
asgjë në mendje tani, jepini kohë vetes ta mendoni gjatë javës.
b)
Për ata nga ju që parapëlqejnë teknologjinë dhe
s’kanë ku ta mbajnë një letër A0, mund të përdoni tabela elektronike të ndara në
6 katrorë. Unë parapëlqej laps dhe letër sepse mund ta var/ngjis në një vend të
dukshëm në shtëpi që ta kem para syve vazhdimisht.
c)
Dekorojeni si të doni, me ndihmën e familjes, fëmijëve
tuaj apo shokëve të dhomës. Mjafton të jetë e qartë dhe shkrimi i dukshëm.
d)
Qëllimet afatshkurtra mund të jenë: të kaloj
provimin fillestar të gjermanishtes, apo të marr mamin të paktën 4 herë në javë
në telefon. Një nga të mitë është të pi të paktën 1.5 litra ujë në ditë.
Qëllimet afatshkurtra
1.
2.
3.
|
||
Ju
ftoj të postoni qëllimet tuaj në Facebook ose Instagram me
hashtagun #sfidaebananes ose të mi dërgoni mua. Tashmë kemi dhe një hapësirë në Instagram (@bananaditar)
që do ta përdor për ti ripostuar! Shkenca sugjeron që pranimi publik që do të bësh dicka, e forcon dëshirën për ta bërë, dhe si rezultat e rrit probabilitetin e kryerjes së saj!
Kini paraysh: “Nuk bëhet fjala për qëllimin në vetvete. E rëndësishme është të bëhesh një njeri që mund ta përmbushë qëllimin.”
-TONY ROBBINS
Mendohuni, bëjini qëllimet tuaja publike dhe ftoni miq në këtë sfidë!
Rishkruhemi shpejt. Për cdo pyetje, e dini vetë.
Juaja,
Megi
Burimet
Comments
Post a Comment