Skip to main content

1. Depresioni



Mirë se erdhët në klasën e parë të shëndetit mendor [*duartrokitje*]. 
Sot ju ftoj të flasim për depresionin, shkurt, qartë dhe pa e sheqerosur. 


Çfarë është depresioni?

Depresioni është nje çrregullim humori që karakterizohet nga periudha mërzitjeje apo humbje shprese të tejzgjatura në kohë, minimumi për 2 a 3 javë. 


Simptomat 




Disa nga simptomat kryesore i kam përmbledhur në skematikën bashkangjitur. Mënyra e diagnostifikimit, pra nëse dikush është apo jo i depresionuar, varet nga numri i simptomave që shfaq. Të gjithë ne i kemi kaluar të paktën 1 herë këto simptomat veç e veç (nëse jo, në ç'cep ishe futur deri tani?). Bashkimi i 3-5 simptomave për një periudhë kohe të tejzgjatur mund të jetë reflektimi i depresionit. Është e rëndësishme që diagnostifikimi të bëhet nga një profesionist sepse ne nuk jemi matësit më të mirë të simptomave tona.




Shkaqet 

Depresioni mund të lindë prej një sërë arsyesh, por për mos t’ju mbingarkuar me shumë informacion te ri, më poshtë do të gjeni disa prej tyre. 

1.    Lindim të predispozuar: organi që drejton gjithçka në trupin tonë është truri [*shokuese*]. Disa prej nesh kanë një pjesë të trurit, atë që gjendet direkt pas ballit, më pak aktive se të tjerët. Kjo rrit probabilitetin që të kemi depresion gjatë jetës. 
2.   Historia e familjes: nëse dikush në familjen tuaj ka apo ka patur depresion, ka një probabilitet të lartë që dhe ju ta keni gjatë jetës suaj.
3.    Traumat në fëmijëri: përjetime traumatike në fëmijëri mund të mbarten me vete gjatë jetës e të shkaktojnë episode depresioni në moshe te rritur.
4.   Ngjarje të dhimbshme në jetë: ky shkak është shumë i perhapur në shoqërinë e sotme ku dita ditës cdo gjë bëhet më stresuese. Disa e quajnë ‘depresioni realist’ ai që vjen si rrjedhojë e përjetimit të një situate me të vërtetë të rëndë në jetë, përfshirë humbjen e një personi te dashur, një vendi pune apo një partneri.

Ka shumë shkaqe të tjera, si perdorimi i drogave apo ilaçeve të ndryshme, por ato të mësipërmet do ti kategorizoja si shkaqe jashtë kontrollit tonë. Është e rëndësishme të kuptohet që askush nuk zgjedh të vuajë nga depresioni. Mund të ketë veprime tonat që e bëjnë më të mundshëm depresionin si perdorimi i drogave, por në shumicën e rasteve ne nuk mund ta kontrollojmë, prandaj nuk duhet ti gjykojmë ata që kanë depresion si më të dobët apo dembelë.



Trajtimet

1.     Ilaçet antidepresantë janë trajtimi më i përhapur për depresionin. Ka raste kur janë tejet   efikase dhe kanë ndihmuar njerëzit te rimëkëmbin jetën e tyre, por ka raste të tjera kur kjo s’ka ndodhur. Përveç efekteve anësore, arsyeja kryesore sipas studimeve është se antidepresantët nuk luftojnë shkakun por simptomat. Gjithashtu strukturat në tru përgjegjëse për depresionin janë ende të panjohura, pavarësisht qindra mijëra studimeve mbi këtë çrregullim. Kjo vjen si pasojë e kompleksitetit të sëmundjes vetë, dhe trurit si organ jetësor.

2.    Terapia psikologjike është nje trajtim i dytë, te cilin une e mbështes fort, veçanërisht kur bëhet njëkohësisht me marrjen e ilaceve. Sipas studimeve ky është kombinimi më efikas i momentit. Ka lloje të ndryshme terapish ku më e përhapura është CBT. Takimi rregullisht me një profesionist ku mund të flasësh hapur dhe pa u gjykuar për gjithçka përjeton është i rëndësishëm si për terapistin që të të japë ndihmën më të mirë, ashtu dhe për ty që të lirohesh nga ç’ke brenda e ti japësh shans vetes per t’u bërë më mirë.

Do të flasim më shumë për pjesën e trajtimit të depresionit së shpejti sepse është një temë shumë e nevojshme veçanërisht për ata qe kanë depresion. Ndonjëherë gjendemi krejtësisht te painformuar kur shkojmë tek doktori dhe pranojmë cdo ilaç që na jepet sepse mendojmë se ata e dinë më mirë. Është e rëndësishme ta edukojmë veten me aq sa të mundemi përpara, gjate kohës, dhe pas vizitës tek profesionistët. 




#KeshillateMegit


Këtë rubrikë do ta gjeni në çdo postim të Banana, ku unë jap mendimin tim bazuar në çfarë unë kam lexuar dhe 
çfarë unë mbështes. 

Për depresionin, 2 këshillat e mia jane si më poshtë: 


1.    Kryeni aktivitet fizik: bën mrekullira! Kjo është nje armë e fuqishme që e ndryshon trurin tonë fizikisht, rrit hormonet pozitive dhe ul ato negativet. Fatkeqësisht shumë nga antidepresantët shkaktojnë shtimin në peshë si pasojë e rritjes së oreksit. Prandaj me aktivitetin fizik jo vetëm do të ndihemi më mirë mendërisht por do të siguroheni që trupi juaj të jetë në formën më optimale. Studimet tregojnë se ushtrimi prej 30 minutash te paktën 3 herë ne javë është i mjaftueshëm për të dhënë fryte të dukshme. Po dhe nëse bëni më shumë, s'bëni keq! Filloni të bëni pazarin tek një supermarket larg lagjes suaj apo të ktheheni nga puna në këmbë ndonjëherë.


2.    Kujdesuni për veten: Qëndroni larg situatave apo personave që ju merzisin, lodhin apo dekurajojnë. Mbani ditar elektronik apo në letër ku planifikoni ditët tuaja, mund ta bëni çdo të diel për të gjithë javën. Konsiderojeni veten prioritet, veçanërisht nëse ndiheni më të mërzitur se zakonisht. Më e rendësishmja, nëse dicka nuk shkon me ju, mos vuani në heshtje por flisni me familjen a personat tuaj të afërt, dhe më pas kërkoni me ngulm ndihmën e një profesionisti.




Erdhëm në fund të kësaj 'klase'! Nëse e lexuat deri ne fund, meritoni nje shpërblim (çokollatat s’janë keq!). 
Depresioni vazhdon të jetë nje tabu edhe në vendet më të zhvilluara të botës, prandaj mos u shqetësoni që akoma nuk arrini të flisni hapur nëse po e përjetoni vetë apo nëse njihni dikë me depresion.
Edukimi është rruga më e mirë për ta hequr stigmën dhe për të ecur përpara të gjithë së bashku.

Shpresoj t’ju ketë pelqyer e të keni mësuar dicka. Më shkruani për çdo pyetje a koment, është privilegj për mua të diskutoj me ju.

Shumë mirënjohëse për këtë hapësirë!

Juaja,
Megi




Burimet
https://www.healthline.com/health/depression 
https://www.healthline.com/health/depression/effects-on-body#1 









Comments

  1. Hi Megi.
    Ne USA, kur ben yearly check-up ke nje form qe ploteson rreth ketyre simptomave te depresionit. Mjafton nje te mos cekosh dhe nuk konsiderohesh per ilace apo terapi. Cfare semundje do te quhej nese psh nuk cekon vetevrasjen.... stress???

    ReplyDelete
    Replies
    1. Hiya Roana! Faleminderit per pyetjen.

      Atehere menyra e diagnostikimit per crregullimet mendore perfshire depresionin, eshte goxha subjektive sepse perjetimet jane te ndryshme duke qene qe te gjithe njerezit jane te ndryshem. Keto listat qe ju cekoni, jane bere per te krijuar nje menyre standarde qe te filtrohen njerezit qe kane me shume probleme si pasoje e kohes dhe financimeve qe kane spitalet. Kjo nuk heq aspak nga struggle-i i dikujt qe perjeton nje mild depression apo nje depresion me te bute, thjeshte eshte politike e spitaleve. Pra cekimi ne kete list nuk vendos nese e keni apo jo semundjen/crregullimin ne fjale.
      Nese cekohen nje numer i caktuar simptomash (s'eshte e nevojshme te jene te gjitha) sipas 'Bible's se psikiatreve DSM, atehere klasifikohesh per nje semundje apo crregullim konkret.

      Pra, per t'ju pergjigjur pyetjes suaj, nuk eshte e mundur te thuash qe te mos paturit e nje simptome, ne kete raste ndjesine e vetevrasjes, nuk keni apo keni nje crregullim te caktuar. Eshte bashkimi i disa simptomave analizuar nga nje profesionist qe mund t'ju jape diagnozen e sakte!

      Shpresoj te kem qene e qarte, me shkruani per cdo gje.
      Gjithe te mirat!

      Delete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Prind pasi i Mbijetoi Traumës në Fëmijëri

Disclaimer Ky nuk është shkrim imi, por e gjykoj shumë të vlefshëm për ta patur në shqip. Shkroi Erin Emmanuel  Kur ta rikujtojnë      Nuk e prisja që bërja prind për herë të parë do të sfidonte ndjeshëm perceptimin për veten dhe do të më bënte të rishqyrtoja përvojat traumatike të fëmijërisë që mendoja se i kisha lënë pas. E megjithatë, teksa përkundja vajzën time të vogël gjatë netëve e gjata dhe të mundimshme të foshnjërisë së saj, m'u kujtua rishtazi pafajësia që kisha humbur shumë herët dhe u mbërtheva nga ankthi se çfarë mund t’ia prishte jetën së voglës që pushonte në krahët e mi. Hipervigjilenca e shkallës së ulët, të cilën kisha mësuar ta identifikoja dhe zbutja pas vitesh psikoterapie, ishte shfaqur në një mënyrë të re. Hyrja ime në amësi ishte një mundësi tjetër që trauma ime e fëmijërisë të përndiqte realitetin tim aktual. Mund t’i ndjeja kthetrat e saj të njohura. Ndërsa fytyra e vajzës sime më shikonte, turpi im u zmadhua. Më dhimbte që ta dija a d...

29. Leri llafet, na jep ilace!

Kronike ne Virtuale      Para disa ditesh, nga nje profil anonim me erdhen disa mesazhe njera pas tjetres nga ato nje rreshtoret ku me thuhej: "Leri llafet qe na thua, por na konsulto ca ilacesh te marrim." Reagimi im i pare instiktiv ishte: “Kush je ti qe me thua cfare zgjedhje te bej per fushen te ciles i kam dedikuar jeten profesionale?” Sigurisht qe kete mesazh nuk e dergova te shkruar. Me dha parehati mendimi qe te nisja diskutim intelektual me furine e inatit dhe lendimit qe perjetova ne aq pak fjale e rreshta nga dikush qe as me njeh e as e njoh.  Bera nje hap prapa dhe nisa ta pertyp ne mendje:  - cila eshte pikepamja e ketij personi per kete qe thote (1),  - une pse u ndjeva ashtu (2).        Deri diku arrita te gjej disa shpjegime per te dyja pikat.  Cfare ky personi, gjinine e se cilit ende nuk e di, me kishte shkruar, nuk e kisha per here te pare. Thuajse cdo dite e shoh kundershtimin e njerezve te tjere per qasje...

16. Bashkebisedim mbi vetveten

Disclaimer : Lexojeni kur te jeni te qete dhe me mendjehaptesine per te hapur dyer te reja.  Cue: We're all in this together - High school musical (  https://www.youtube.com/watch?v=gbrbUfYSt0E  )  "Pranimi i vetes son ë mund të jetë e vështirë, por jo aq e vështirë sa të kalojmë jetët tona duke vrapuar nga ajo. P ërqafimi i dobësive tona është e rrezikshme, por jo aq e rrezikshme sa të heqim dorë nga dashuria, përkatësia dhe gëzimi - përvojat që na bëjnë më vulnerab ël * . Vetëm kur t ë jemi mjaftuesh ëm të guximshëm q ë të zbulojm ë errësirën, at ëher ë do të zbulojmë fuqinë e pafundme të dritës sonë. " - Brene Brown * V ulnerabel = ekspozimi emocional i vetes sone qe shoqerohet nga meraku dhe pasiguria per menyren se si do te reagoje personi tjeter dhe jo vetem. Caste te tilla me rikujtojne pse vazhdoj ta shkruaj kete blog - ketu me jepet mundesia t'ju prezantoj me njerez qe mund t'ju ndryshojne me te vertete menyren se si...