Disclaimer Ky nuk është shkrim imi, por e gjykoj shumë të vlefshëm për ta patur në shqip. Shkroi Erin Emmanuel Kur ta rikujtojnë Nuk e prisja që bërja prind për herë të parë do të sfidonte ndjeshëm perceptimin për veten dhe do të më bënte të rishqyrtoja përvojat traumatike të fëmijërisë që mendoja se i kisha lënë pas. E megjithatë, teksa përkundja vajzën time të vogël gjatë netëve e gjata dhe të mundimshme të foshnjërisë së saj, m'u kujtua rishtazi pafajësia që kisha humbur shumë herët dhe u mbërtheva nga ankthi se çfarë mund t’ia prishte jetën së voglës që pushonte në krahët e mi. Hipervigjilenca e shkallës së ulët, të cilën kisha mësuar ta identifikoja dhe zbutja pas vitesh psikoterapie, ishte shfaqur në një mënyrë të re. Hyrja ime në amësi ishte një mundësi tjetër që trauma ime e fëmijërisë të përndiqte realitetin tim aktual. Mund t’i ndjeja kthetrat e saj të njohura. Ndërsa fytyra e vajzës sime më shikonte, turpi im u zmadhua. Më dhimbte që ta dija a do të ishim mirë
Tani qe kane kaluar disa dite, mendoj qe me qetesi mund te analizojme ngjarjen. Ndodhi si kjo eshte nje nga arsyet pse parapelqej te ndjek emisione bazuar ne realitet, edhe pse brenda kane grimcat e show-t. Ndodhi si kjo njekohesisht me bejne alerte edhe me ndihmojne te kuptoj realitetin ku jetoj. Do te ishte fantastike qe cdo ndodhi e tille televizive, pra e hapur per cdokend te krijoje nje mendim, te shoqerohej me shpjegimin perkates nga specialistet e shendetit mendor. Do te perpiqem te ruaj neutralitetin ne kete analize, por sigurisht me notat njerezore te mia brenda. SINOPSE E NGJARJES (mund ta kaloni nese e keni pare emisionin): Paloma (Rudina Demneri) i tregon nje banoreje ne shtepine e BB, se per 8 vite bashkeshorti i saj kishte varesi ndaj alkoolit, cka sipas saj conte ne sjellje shqetesuese te tijat ne shtepi. Nje episod konkret qe vendosi te ndaje ishte ai kur bashkeshorti i saj e kap prej flokesh dhe tenton t'ia perplase koken ne tavoline. Pas kesaj ndodhie, Pal