Perkufizimi Psikopatia eshte perkufizuar bindshem nga Dolan ne 1999, e perbere nga: 1. Nivele te larta agresiviteti dhe sjelljeje antisociale (jo te shoqerueshme) 2. Pa shprehur ndjesi faji apo empatie per viktimat (apo ata qe ndikohen nga kjo sjellje). Psikopatia nuk eshte e barabarte me crregullimin antisocial te personalitetit, pavaresisht se shpesh perdoren si sinonime. Crregullimi antisocial i personalitetit (antisocial personality disorder - ASPD) perfshin ne te dhe psikopatine, por ka njerez qe nuk jane psikopate por kane sjellje antisociale. Kjo eshte pare vecanerisht ne popullesine e burgjeve kriminale, ku 3/4 e tyre mendohet te kene crregullime antisociale (ASPD) dhe vetem 1/4 prej tyre te jene psikopate (Hobson et al., 1998). Ne fakt te paturit e nje diagnoze te psikopatise eshte goxha ndihmuese, sepse mund te perdoret per te parashikuar me probabilitet te larte (nepermjet regresionit) qe ai person do rikryeje nje krim ne te ardhmen. Sa me e l...