Disclaimer : Une nuk jam kundra perkujdesjes per trupin apo pamjen e jashtme. Nuk predikoj se bukuria gjendet vetem brenda, dhe s'ka rendesi a beni dush apo jo. Perkundrazi, gjithmone i shtyj te tjeret dhe veten qe te perkujdesemi per pjesen e jashtme sepse perkthehet ne pjesen e brendshme. Trajtime ne kushtet e shtepise apo ata qe kane mundesi ne qendra bukurie jane nje perkedhelje e domosdoshme e vetes. Thene kjo, jam shume kundra trajtimeve, operacioneve, ndryshimeve te pjeses se jashtme sepse shoqeria do, sepse bota ku jetojme ka vendosur papritur qe duhet te dukemi keshtu apo ashtu. Duajeni veten tuaj ne rradhe te pare, sepse vetem keshtu do te jeni te lumtur pa rene pre e kurtheve te konformitetit social. Erdhi vera. Me te erdhi dhe ndryshimi i garderobes, me te shkurtra, me te ngushta, me te ekspozuara. Duket sikur ky tre-mujori eshte koha kur trupi yne duhet te jete ne me te miren e vet, prandaj fillojme dietat qe 3 muaj perpara apo vdesim 1 muaj perpara ne palest...