Te gjithe kemi luhatje humori, dite te mire dhe me pak te tilla. Ne rastin e crregullimit bipolar keto luhatje jane shume te theksuara dhe veshtiresojne perditshmerine. [ Cdo fotografi e perdorur ne postimet e mia, ka nje domethenie te lidhur me temen. Ju ftoj t'i interpretoni vete, ngadale, me nje gote caj a kafe, duke degjuar cdo mendim qe ju vjen ne mendje. Nje nga cilesite me te bukura qe ka arti eshte liria qe i fal interpretuesit. ] PERKUFIZIMI Crregullimi bipolar eshte nje crregullim kronik i humorit qe karakterizohet nga: - episode manie (humor shume i larte ose acarues qe zgjat minimumi 1 jave) - episode hipomanie (episode me te buta se mania, ku rritet vetbesimi dhe energjia, zgjat minimumi 3 dite) - episode depresioni (humor i ulet). Ka dy lloje crregullimesh: 1. Bipolar I - ngritje te theksuara humori qe shpesh perfundojne ne spital. Karakterizohet nga mania. 2. Bipolar II - kerkon nje histori episodesh depresioni dhe h...