Skip to main content

Posts

5. Prokrastinimi

Sa shpesh ju ndodh të shihni video macesh në pune, në vend që të punoni? Po të dilni me shoqërinë në vend që të mbaroni detyrat? Sa herë e keni patur axhendën plot, dhe prapë jeni marrë me gjithcka tjetër përvec atyre që duhet të bënit? Dhe unë. Kjo zvarritje e koh ës  quhet ‘procrastination’. Në shqip duket se nuk ekziston fjala gjegjëse, por duke shpresuar të mos ofendoj Kadarenë, sugjeroj një neologjizëm: Prokrastinimi. Më lajmëroni nëse ndonjë gjuhëtar është bërë keq! Cfarë është prokrastinimi? Është zgjedhja për të lënë mënjanë punët e vështira apo të padëshirueshme, duke kërkuar qëllimisht shpërqëndrime. Shihet vecanërisht te perfeksionistët, studentët e doktoraturës, inxhinierët dhe sip ërmarr ësit. Mund të vijë si pasojë e tre arsyeve: 1.      Adrenalinë. E di që videot e maceve nuk ju sjellin në mend menjëherë adrenalinën, POR kur nxitoni në minutat e fundit për të bërë punën e një dite (ose më shumë), e...