Sa shpesh ju ndodh të shihni video macesh në pune, në vend që të punoni? Po të dilni me shoqërinë në vend që të mbaroni detyrat? Sa herë e keni patur axhendën plot, dhe prapë jeni marrë me gjithcka tjetër përvec atyre që duhet të bënit? Dhe unë. Kjo zvarritje e koh ës quhet ‘procrastination’. Në shqip duket se nuk ekziston fjala gjegjëse, por duke shpresuar të mos ofendoj Kadarenë, sugjeroj një neologjizëm: Prokrastinimi. Më lajmëroni nëse ndonjë gjuhëtar është bërë keq! Cfarë është prokrastinimi? Është zgjedhja për të lënë mënjanë punët e vështira apo të padëshirueshme, duke kërkuar qëllimisht shpërqëndrime. Shihet vecanërisht te perfeksionistët, studentët e doktoraturës, inxhinierët dhe sip ërmarr ësit. Mund të vijë si pasojë e tre arsyeve: 1. Adrenalinë. E di që videot e maceve nuk ju sjellin në mend menjëherë adrenalinën, POR kur nxitoni në minutat e fundit për të bërë punën e një dite (ose më shumë), e...