Kronike ne Virtuale Para disa ditesh, nga nje profil anonim me erdhen disa mesazhe njera pas tjetres nga ato nje rreshtoret ku me thuhej: "Leri llafet qe na thua, por na konsulto ca ilacesh te marrim." Reagimi im i pare instiktiv ishte: “Kush je ti qe me thua cfare zgjedhje te bej per fushen te ciles i kam dedikuar jeten profesionale?” Sigurisht qe kete mesazh nuk e dergova te shkruar. Me dha parehati mendimi qe te nisja diskutim intelektual me furine e inatit dhe lendimit qe perjetova ne aq pak fjale e rreshta nga dikush qe as me njeh e as e njoh. Bera nje hap prapa dhe nisa ta pertyp ne mendje: - cila eshte pikepamja e ketij personi per kete qe thote (1), - une pse u ndjeva ashtu (2). Deri diku arrita te gjej disa shpjegime per te dyja pikat. Cfare ky personi, gjinine e se cilit ende nuk e di, me kishte shkruar, nuk e kisha per here te pare. Thuajse cdo dite e shoh kundershtimin e njerezve te tjere per qasje...